Abaz Kupi (6 gusht 1892 - 7 korrik 1976), i njohur dhe si Bazi i Canës, ishte ushtarak dhe aktivist i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me zbarkimin e italianëve në Durrës me 7 prill 1939 mbajti qëndresë për 36 orë.

Kupi lindi në Krujë6 gusht 1892 në lagjen Varosh. Familja e tij e kishte origjinën nga Kurbini. Bashkëpunon me Esat pashë Toptanin në nëntor-dhjetor të 1914, kur bashkë me parinë e Krujës vendosin t'i bien Lëvizjes së Shqipërisë së mesme.

Me formimin e qeverisë kombëtare të Lushnjës, së bashku me Bajram Currin e Ahmet Zogun ai mori pjesë në luftën kundër malazezëve në Koplik. Merr pjesë në kryengritjet e M. Merlikës, B. Currit dhe Elez Isufit në shkurt-mars 1922. Gjatë 1924 qëndroi neutral, kapiteni Prenk Pervizi e afroi me Zogun, i cili më vonë e ngarkoi të shërbejë si komandant i xhandarmerisë në Krujë me gradën e kapitenit, që zyrtarizoi ndikimin e Bazit në vendlindje. Më vonë u gradua major dhe shërbeu në Durrës më 1934.

Në ditët e agresionit fashist italian kundër vendit tonë, më 7 prill 1939, A. Kupi udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak te Durrësit, qëndresë e cila e shndërroi në një ikonë. Me pushtimin e Shqipërisë u largua në Stamboll, Turqi. Në qershor të vitit 1939 familja e tij - përbërë nga tre djemtë Petriti, Rrustemi e Fatbardhi, bashkë me nënën dhe motrat -, u internua në Himarë.






Parapamje në vitrinë

Redakto