Tringë Smajlja

Tringë Smajl Martini Ivezaj (1880–1917), e njohur si Tringë Smajli, dhe Yanitza jashtë Shqipërisë, ishte një luftëtare guerile shqiptare e cila luftoj kundër Perandorisë Osmane në rajonin e Malësisë. Babai i saj Smajl Martini ishte një lider katolik i fisit Grudë (i vendosur në juglindje të Malit të Zi).

Në kohën e vdekjes së vëllezërve të saj, Tringa u bë një virgjëreshë e betuar – ajo u betua në nder dhe mbante veshje të meshkujve në mënyrë që të jetojë si një mashkull në shoqërinë patriarkale të shqiptarëve të veriut. Tringa u bashkua me kryengritësit dhe u dallua në Betejën e Deçiqit. Ajo mori pjesë në Memorandumin e Greçës, më 23 qershor, 1911. Aktiviteti i saj kryengritës vazhdoi edhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912). Ajo kurrë nuk u martua dhe nuk kishte fëmijë, pasi ajo më herët ishte betuar. Ajo vdiq në 2 nëntor, 1917, dhe u varros në tokën familjare të varrimit në malet e Grudës brenda fshatin Kshevë, sot në Mal të Zi. Dy vjet më vonë, ushtria malazeze (pjesë e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve) shkatërroi varrin e saj, derisa bastiste zonën.





Parapamje në vitrinë

Redakto