Memorandumi i Greçës ose "Libri i Kuq" ka qenë një memorandum prej dymbëdhjetë kërkesash për vendosjen e një vilajeti shqiptar autonom përbrenda Perandorisë Osmane. Memorandumi u shkrua bashkarisht nga Ismail Qemal bej Vlora dhe Luigj Gurakuqi[1].

Kërkesat Redakto

Prijësit e kryengritjes së 1911 në Malësi të Madhe u tubuan në pllajën e Greçes për një kuvend, i cili u mbajt më 23 qershor 1911. Ky kuvend u mbajt në pllajën e Greçës, në perëndim të Selcës, në Malësinë e Madhe dhe u hartua nga Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali. Me këtë akt kryengritja e armatosur e shqiptarëve të veriut kishte tani një program kombëtar në të cilin aderuan tashmë të gjithë shqiptarët. Eshtë shkruar shqip dhe frëngjisht e nënshkruhet nga Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjo Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Prëçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin). Këtë dokument, i njohur si “Libri i Kuq” (për shkak të ngjyrës së ballinës së broshurës në të cilën u shtyp) ia paraqiti Kuvendit të krerëve të kryengritjes Luigj Gurakuqi.

 
Tringa e Smajl Martinit

Në hyrje të memorandumit (“Librit të Kuq”) flitet për ndihmën që dhanë shqiptarët për të sjellë xhonturqit në fuqi. Memorandumi i Greçës parashtronte një program të plotë të autonomisë së Shqipërisë, ashtu siç ishte konceptuar ajo në platformën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare qysh nga koha e Lidhjes së Prizrenit. “Libri i Kuq” iu dorëzua nga përfaqësuesit e kryengritësve ambasadorit turk në Mal të Zi, Sadredin Beut, që e pranoi atë pa dhënë ndonjë përgjigje. Për të pasur garancinëe Fuqive të Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë nga Luigj Gurakuqi, Dedë Gjo Luli, Sokol Baci etj., ua dorëzoi Memorandumin e Greçës përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë. Malësorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetëdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik evropian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Në memorandum thuhej: “...na po bajmë fli për arsye të nalta politike dëshirat e pavarësisë që frymëzojnë popullin shqiptar tash pesë shekuj, e lypim vetëm autonomi të gjanë...”

Zgjerimi i lëvizjes në jug (korrik-gusht 1911) Redakto

Memorandumi i Greçës i dha fund qëndrimit pritës që kishin mbajtur deri atëherë disa komitete në krahinat e tjera të vendit. Anëtarët e Komitetit të Korfuzit menduan të arrinin paraprakisht një marrëveshje me qeverinë greke për të siguruar edhe ndihmën e saj. Përpjekjet për organizimin e kryengritjes në jug të vendit u drejtuan nga komitetet “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”. Në krye të çetave që vepronin në jug ishin Namik Delvina, Muharrem Rushiti, Musa Demi, Spiro Bellkameni, Qamil Panariti, etj.“Shoqëria e Zezë për Shpëtim” mendonte se mjeti më i mirë për ta detyruar Turqinëtë njihte Memorandumin e Greçës ishin veprimet sulmuese të armatosura, të cilat filluan të kryheshin nga çetat. Në korrik çeta e Çamërisë u ndesh me ta në Smartë, në njëluftim që zgjati 6 orë. Në Gjirokastër kryengritësit i bënë atentat prefektit të vendit. Më 21 korrik u mbajt në Manastirin e Cepos, në Malin e Gjerë, Kuvendi ipërfaqësuesve të popullsisë së Çamërisë e të Labërisë dhe të të gjitha kazave të vilajetit të Janinës, ku morën pjesë rreth 800 veta, midis të cilëve edhe përfaqësuestë çetave të armatosura të Shqipërisë së Jugut. Kuvendi miratoi një memorandum, i cili, duke pasur 43 nënshkrime të pjesëmarrësve, iu dërgua qeverisë xhonturke. Memorandumi u nënshkrua nga përfaqësues të popullsisë së Gjirokastrës, të Delvinës, të Kurveleshit, të Himarës, të Filatit etj. Në memorandum përkrahej Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës dhe programi i saj i autonomisë së Shqipërisë. Kërkohej që qeveria osmane të zbatontenjë administrim të njëllojtë si në veri, dhe në jug, duke e parë Shqipërinë dhe kombin shqiptar një e të pandarë. Reformat që do të zbatoheshin në Malësinë e Mbishkodrëstë shtriheshin njëlloj në të katër vilajetet shqiptare, të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit dhe të Janinës.


Malësorët kryengritës qëndruan të patundur në kërkesën e tyre për autonomi. Por gjendja e 15 000 shqiptarëve të grumbulluar në Mal të Zi po keqësohej vazhdimisht. Ajo u rëndua edhe më shumë për shkak të vendimit që mori Mali i Zi, më 15 korrik, për të mos u lejuar shqiptarëve të kalonin kufirin. Ajo bëri që Hoti, Gruda, Këlmëndi, Kastrati, Shkreli, Tuzi të jenë në pikëvëmëndjen e Evropës, dha figurat e mëdha të shqiptareve, Dedë Gjon Lulin dhe Tringë Smajlja Ivezaj.


Kuvendi i Gerçes bëri që Evropa të fillojë të mendojë me më kujdes për të biseduar me urti, gjakftohtësi, durim, e që janë cilësi traditën, idenë për fitim etj.[2]

Referime Redakto

  1. ^ Ersoy A., Gorny M.J., Kechriotis V., Modernism: The Creation of Nation States. Central European University Press. 30 tetor 2010, fq. 235. ISBN 978-963-7326-61-5.
  2. ^ "Libr'i Kuq". Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2010. Marrë më 18 nëntor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)