Shoqëria e Zezë për Shpëtim[1] ishte një shoqëri e fshehtë nacionaliste shqiptare e themeluar në vitin 1909.[2] Detyra kryesore e saj ishte të organizonte kryengritje në jug të Shqipërisë dhe Maqedonisë duke luftuar për bashkimin e katër vilajeteve osmane me popullsinë e konsiderueshme shqiptare (Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Janinës) në një njësi autonome politike me qeverinë e vet dhe parlamentin.[3] Anëtarët e shoqërisë i konsideruan rebelimet e armatosura si mjete legjitime për arritjen e qëllimeve të tyre.[4]

Logoja e shoqërisë

Historia

Redakto

Sipas Nebi Dervishit, shoqëria daton në një farë mënyre që nga viti 1878 në Stamboll. Dervishi sqaroi se vula e saj përmban një armë dhe kamë, me emrin e shoqërisë në krye, dhe numrat 18 dhe 78 (majtas dhe djathtas), tregon periudhën e Lidhjes së Prizrenit. Shoqëria u riorganizua dhe mori strukturën e saj të vërtetë në vitin 1909 në Manastir, në të njëjtën ndërtesë e cila priti Kongresin e Alfabetit. Manastiri ishte një djep i lëvizjeve irredentiste, jo vetëm ato shqiptare. Kontribuesi kryesor ishte Themistokli Gërmenji. Më vonë, pati disa udhëtime për të vizituar kolonitë shqiptare, dhe gjeti mbështetje të madhe sidomos në kolonitë e Sofjes dhe Bukureshtit. Anëtarët e tjerë kryesorë të kësaj ishin Thoma Avrami, Nikollë Ivanaj dhe Pandeli Cale. Rregullorja u shtyp në një dyqan shtypshkronjash lokale në pronësi të familjes Qiriazi, dhe kishte 47 artikuj. Shoqëria themeloi degë në të gjithë vilajetet, në Korçë, Janinë, Gjirokastër, Vlorë, Filat, Delvinë, Përmet, Elbasan, Tiranë, Ohër, Prespë, Strugë, Dibër, Shkup, Shkodër, si dhe në diasporë. Degët përdorën një vulë të ngjashme, pa shkronjën "Q" që ishte e pranishme në atë të Manastirit për dallimin e "qendrës". Emri i synuar që nga fillimi ishte "Dora e Zezë", në rezonancë me shoqëritë e tjera të fshehta që mbanin emër të ngjashëm në Evropë, por u zhvendos më vonë për të shmangur keqkuptimet në lidhje me programin dhe veprimtarinë e shoqërisë. Një korrespodencë e Fan Nolit me një prej themeluesve, Nikollë Ivanaj, tregon mosmarrëveshjen e Nolit me këto kongrese emërtimesh, të cilat i dukej si Mano Nera. Përkundër përpjekjeve të Ivanaj për ndryshimin e emrit në "Organizata Kombëtare e Shqipërisë", emri nuk u ndryshua për shkak të kundërshtimeve nga degët.[2]

Shoqëria kishte një karakter të fshehtë që përputhej me atë të shoqërive të tjera të fshehta në të gjithë botën. Anëtarësimi lejohej vetëm për persona me shumë besim. Vetëm emrat fillestarë u përdorën në vend të emrave të vërtetë. Kjo e vështirëson studimin strukturën, anëtarësimin dhe aktivitetet e saj.[2]

Kryengritja shqiptare

Redakto

Kryengritjet shqiptare në periudhën para Luftës së Parë Ballkanike u organizuan kryesisht në territorin e vilajetit të Kosovës. Isa Boletini, një nga drejtuesit e kryengritësve shqiptarë në vilajetin e Kosovës, shkroi një shpallje më 23 mars 1911 për shqiptarët në jug për t'u bashkuar me shqiptarët nga vilajeti i Kosovës në kryengritjen e tyre. Ai dërgoi emisarët e tij më 15 prill 1911 për të kaluar shpalljen e tij te kryengritësit jugorë.[5] Një nga detyrat kryesore të Shoqërisë së Zezë për Shpëtim ishte të organizonte kryengritje në territoret jugore.[6] Anëtarët e shoqërisë organizuan një mbledhje në Kolonjë. Në takim morën pjesë emisarët nga vilajeti i Kosovës të cilët sollën shpalljen e Isa Boletinit.[7] Drejtuesit e shoqërisë vendosën në atë mbledhje të organizonin grupe rebelësh të armatosur dhe të fillonin kryengritjen në jug në fillim të qershorit 1911.[8] Shoqëria arriti të krijojë komitete në disa qytete përfshirë Korçën, Elbasanin, Dibrën dhe Ohrin, por nuk arriti të mbajnë kontrollin mbi to sepse çdo komitet ka vepruar në drejtimin e vet.[9]

Gjatë vitit 1911 përfaqësuesit osmanë arritën të merreshin veçmas me krerët e kryengritësve shqiptarë, sepse ata nuk ishin të bashkuar dhe i mungonte kontrolli qendror.[10] Perandoria Osmane së pari arriti të qetësojë malësorët e veriut shqiptar nga Vilajeti i Shkodrës duke arritur një kompromis gjatë një takimi në Podgoricë. Për të zgjidhur problemet në jug, përfaqësuesit osmanë ftuan liderët jugorë shqiptarë në një takim më 18 gusht 1911. Ata premtuan të përmbushnin shumicën e kërkesave të tyre, si amnisti e përgjithshme, hapja e shkollave në gjuhën shqipe dhe kufizimi që shërbimi ushtarak duhej të kryhej vetëm në territorin e vilajeteve me popullsi të konsiderueshme shqiptare. Kërkesa të tjera përfshinin që u kërkohej oficerëve administrativë të mësonin gjuhën shqipe, dhe që posedimi i armëve të lejohej.[11]

Kur shpërtheu kryengritja shqiptare më 1912, Shoqëria e Zezë për Shpëtim lëshoi një shpallje për shqiptarët nga jugu i Shqipërisë dhe Manastirit duke i ftuar ata të marrin pjesë në kryengritje.[12]

Lufta e Parë Ballkanike

Redakto

Kur shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike, disa anëtarë të shoqërisë u takuan në Shkup më 14 tetor 1912, dhe hartuan deklaratën që iu dorëzua konsujve të Fuqive të mëdha më 16 tetor. Me këtë deklaratë ata njoftuan Fuqitë e mëdha se shqiptarët do të shkonin kundër aleatëve të Ballkanit jo për të mbrojtur Perandorinë Osmane, por për të mbrojtur integritetin territorial të vilajetit shqiptar. Ata vendosën të dërgojnë emisarë në veri të Shqipërisë, për të organizuar rezistencën në të gjithë rajonin dhe për të thirrur një kuvend kombëtar shqiptar. Sidoqoftë, luftimet gjatë luftës i penguan emisarët të kryejnë detyrat e tyre.

Dega e Shoqërisë në Shkup organizoi gjithashtu një asamble të pasuksesshme për të shpallur bashkimin e katër vilajeteve më 14 tetor 1912.[13] Ismail Qemali - i cili shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë një muaj e gjysmë më vonë - kuptoi se fati i Shqipërisë do të vendoset në Vjenë.[14]

Referime

Redakto
  1. ^ Pearson, Owen (2006), Albania in the Twentieth Century, A History. Volume III, Albania as dictatorship and democracy: From isolation to the Kosovo War, 1946–1998, I.B. Tauris, fq. 29, ISBN 978-1-84511-105-2, ... national patriotic organization Shoqeria e Zeze per Shpetim (Black Society for Salvation) {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Nebi Dervishi (2012-05-12), Kontributi i "Shoqërisë së Zezë për Shpëtim" në kryengritjet e 1911-12 dhe në shpalljen e pavarsisë, YlliPress, marrë më 2013-12-16 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kolev, Valery; Christina Koulouri, Balkanski ratovi (në serbisht), vëll. III, Thessaloniki and Sarajevo: Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe (CDRSEE) i CPU, fq. 94, ISBN 978-9958-9304-5-4, „Crno društvo za spas" (1911.-1912.) bilo je albansko revolucionarno i nacionalističko društvo .. Njegov primarni cilj bio je ujedinjenje vilejeta Skadar, Kosovo, Bitolj i Janjina u jednu autonomnu političku jedinicu s albanskomvladom i zasebnim parlamentom.
  4. ^ Kolev, Valery; Christina Koulouri, Balkanski ratovi (në serbisht), vëll. III, Thessaloniki and Sarajevo: Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe (CDRSEE) i CPU, fq. 94, ISBN 978-9958-9304-5-4, je oružane ustanke smatralosredstvom za ostvarivanje svojih ciljeva..
  5. ^ Gazmend Shpuza (1984), "SHPËRTHIMI I KRYENGRITJES DHE VEPRIMET LUFTARAKE (MARS – FILLIMI I QERSHORIT 1911)", Rilindja Kombëtare Shqiptare, arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2011, marrë më 21 shkurt 2011, Më 15 prill 1911 përfaqësues të Kosovës çuan në viset jugore thirrjen që Isa Boletini e kishte lëshuar disa kohë më parë (më 23 mars) nga malet e Shqipërisë, në të cilën thuhej: " {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Përgatitja e kryengritjes, Albanika.web, arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2011, marrë më 18 shkurt 2011, Këtu u vendos të shpejtohej organizimi i çetave dhe në fillim të qershorit të niste kryengritja edhe në jug të vendit. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Gazmend Shpuza (1984), "SHPËRTHIMI I KRYENGRITJES DHE VEPRIMET LUFTARAKE (MARS – FILLIMI I QERSHORIT 1911)", Rilindja Kombëtare Shqiptare, arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2011, marrë më 21 shkurt 2011, Në Kolonjë u mbajt një mbledhje e udhëheqësve të lëvizjes, ku morën pjesë edhe emisarët kosovarë që sollën letrën e Isa Boletinit. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Gazmend Shpuza (1984), "SHPËRTHIMI I KRYENGRITJES DHE VEPRIMET LUFTARAKE (MARS – FILLIMI I QERSHORIT 1911)", Rilindja Kombëtare Shqiptare, arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2011, marrë më 21 shkurt 2011, Këtu u vendos të shpejtohej organizimi i çetave dhe në fillim të qershorit të niste kryengritja edhe në jug të vendit. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Ermenji, Abas (1968), VENDI QË ZË SKËNDERBEU NË HISTORINË E SHQIPERISË, marrë më 22 shkurt 2011, Me këtë qëllim u formua në jugë një organizatë e fshehtë, e quajtur "Shoqëria e Zezë për Shpëtim", e cila desh të merrte drejtimin e lëvizjes, dhe krijoi disa degë aty-këtu, por nuk arriti dot t'a bashkonte as t'a kumandonte vepërimin e shpërndarë të çetavet {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Ermenji, Abas (1968), VENDI QË ZË SKËNDERBEU NË HISTORINË E SHQIPERISË, marrë më 22 shkurt 2011, Turqit të bënin marrëveshje krahinore të veçanta me kryengritësit si në vitin 1911. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Ermenji, Abas (1968), VENDI QË ZË SKËNDERBEU NË HISTORINË E SHQIPERISË, marrë më 22 shkurt 2011, Por n'atë kohë u muarën vesh propozimet e reja që po iu bënte qeveria turke malësorëvet të Mbishkodrës t'arratisur në Podgoricë...Premtimet ishin pak më të gjera nga ato që iu qenë bërë malësorëvet të Mbishkodrës, sepse parashikohej një falje e përgjithshme, hapja e shkollave shqipe me ndihmën financiare të shtetit dhe mësimi i shqipes në shkollat turqishte. Taksat do të caktohëshin sipas gjendjes së popullit, shërbimi ushtarak do të kryhej në vilajetet shqiptare, nëpunësit e administratës duhej të dinin gjuhën dhe zakonet e vendit, armët mund të mbahëshin me lejë. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Ermenji, Abas (1968), VENDI QË ZË SKËNDERBEU NË HISTORINË E SHQIPERISË, marrë më 22 shkurt 2011, "Shoqëria e Zezë për Shpëtim" nxori shpallje në Korçë dhe në të tjera qendra të vilajetit të Manastirit duke e shtytur popullin në luftë, gjersa t'i njihej Shqipërisë vetqeverimi. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Ermenji, Abas (1968), VENDI QË ZË SKËNDERBEU NË HISTORINË E SHQIPERISË, marrë më 22 shkurt 2011, Sado i drejtë dhe plot shpirt atdhetarie që kishte qënë vendimi i mbledhjes së "Shoqërisë së Zezë" në Shkup, Shqiptarët nuk kishin as organizimin, as numrin, as mjetet për t'i qëndruar rrebeshit me forcat e tyre {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Ermenji, Abas (1968), VENDI QË ZË SKËNDERBEU NË HISTORINË E SHQIPERISË, marrë më 22 shkurt 2011, Ismail Qemali e kuptoi se fati i Shqipërisë do të luhej në Vienë. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)