Bilal Xhaferri (Ninat, 2 nëntor 1935 - Çikago, 14 tetor 1986 ) ka qenë shkrimtar, botues dhe aktivist shqiptar. Xhaferri ka lindur më 1935 në fshatin Ninat afër Konispolit, i biri i Xhaferr Hoxhës. Babai i tij ishte pushkatuar si antikomunist më 1945.U rrit bashkë me të motrën në internim ku kreu shkollimin. Më 1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, por nuk u vu kurrë në qarkullim. Në vitin 1967 konkuroi me romanin “Krastakraus” në konkursin letrar të mbajtur me rasin e 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por nuk fitoi. Ky roman do të botohej në vitin 1993.Më 1968 shkroi skenarin për film artistik “Era shtyn mjegullat”. Më 1968, ai u shpreh në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit DasmaKadaresë, duke e akuzuar Kadarenë për revizionizëm ndaj doktrinës komuniste, një akuzë kjo shumë e rëndë gjatë regjimit komunist që mund ta kishte dëmtuar shumë Kadarenë. Po për këtë ai u qortua rëndë nga Fadil Paçrami Iu hoq e drejta e botimit dhe u internua Pas një mbledhjeje të Lidhjes së Shkrimtarëve me në krye Rita Markon, u kritikua bindshëm dhe u përjashtua. Më 30 gusht 1969 u arratis nga Shqipëria për në Greqi.Më 1970, shkoi në SHBA, në Boston ku deri më 1972 punoi në gazetën “Dielli”. Më 1974 u vendos në Çikago ku themeloi revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame të cilën e drejtoi, botoi dhe redaktoi për 39 numra në dy gjuhë, shqip e anglisht.