Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/23
Sheh Muamer Pazari ( Tiranë 1 janar 1929 - 2003) ishte Shehu i katërmbëdhjetë i përfaqësuesve të Teqes së "Tarikatit Halveti në Shqipëri" dhe pinjoll i familjes tiranase Pazari me rrënjë 400 vjeçare. Vlerësohet për rolin e tij në ringritjen e Besimit Fetar mbas diktaturës komuniste dhe ndërtimin e harmonisë fetare kombtare. Si i persekutuar punoi shumë vite në Fushë-Krujë. Zotësia e tij e çoi për disa vite të punojë si mësues në shkollën e mesme 2- vjeçare të rezervave të ndërtimit. Nga viti 1965 punon në ndërmarrjen OAN, si motorrist, deri sa doli në pension. Këtu mori titullin Mjeshtër Inovacioni, ku me shpikjet e tij i kurseu miliona lekë ndërmarrjes, ku punonte.