Të rinjë dhe të moshuar në lojëra sportive tradicionale.

Sporti në Kosovë ka një traditë të gjatë dhe luan një rol të rëndësishëm në shoqërinë kosovare. Sportet më të njohura në Kosovë ndër të tjera janë: futbolli, basketbolli, volejbolli dhe hendbolli. Ndërsa, sportet individuale më të njëhura janë mundja, xhudo, noti, boksi, karate dhe skijimi.

Ndërsa, sportet individuale janë ato që i sollën sukseset më të mëdha Kosovës. Sportistë të shquar si: Aziz Salihu, Mehmet Bogujevci, Sami Buzolli, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë sjellë medalje nga garat kryesore ndërkombëtare. Disa nga federatat që janë pjesë e shoqatave ndërkombëtare janë Federata e Taekwondos e Kosovës, Federata e Boksit e Kosovës, Federata e Hendbollit e Kosovës, Federata e Xhudos e Kosovës, dhe Federata Skitare e Kosovës. Sidoqoftë, atletët që kanë lindur dhe janë rritur në vendet evropiane, kanë pasur mundësinë të jenë të suksesshëm në fushën ndërkombëtare.

Historiku i gjatë i sportit në Kosovë zë fill qysh në shekujt VI dhe V p.e.s. kur shfaqen edhe dëshmitë e para arkeologjike për këtë veprimtari. Mes shumë dëshmive të zbuluara arkeologjike është edhe figurina e njohur si "Vrapuesja e Prizrenit", e derdhur në bronz, e cila jep pamjen e vajzës në pozitë vrapimi, e veshur me një kiton të gjatë e të hollë, pa mëngë, me një trup të bëshëm dhe muskuloz. Vetë pozita e vrapimit, hapi elegant dhe ngadhënjimtar, shikimi bredhës dhe shqetësues, që duket sikur ndjek garistet rivale, janë tipare të atletes në një garë vrapimi.






Parapamje në vitrinë

Redakto