World (këngë)

Song by Lindita Halimi

"World" (shqip: Botë) është një këngë e këngëtares dhe kompozitores shqiptare nga Kosova Lindita. Është publikuar si një këngë teke më 29 mars 2017 nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dhe Universal Music. Kënga është shkruar nga vetë këngëtarja së bashku me Gerald Xhari, dhe e kompozuar nga Klodian Qafoku. Një baladë pop-rock në gjuhën angleze, është lirikisht një manifest që diskuton për sfidat brenda një shoqërie moderne, në të njëjtën kohë duke bërë thirrje për t’u ngritur kundër luftërave dhe për të kërkuar paqe dhe dashuri.

"World"
Linda Halimi duke performuar gjatë një prove para gjysmëfinales së parë në Kiev.
Këngë nga Linda Halimi
Publikimi29 mars 2017
FormatiDigital Download, Streaming
ZhanriPop rock
Gjatësia2:56
TekstshkruesGerald Xhari, Lindita Halimi
ProducerAndrea Camilletti, Klodian Qafoku, Shpetim Saraci
Kronologjia e këngëve
"Cold World"
(2015)
"World"
(2017)
"SRock Whine"
(2017)
"World"
Festivali Evropian i Këngës 2017
ShtetiShqipëria
PerformuesLinda Halimi
GjuhaAnglisht
KompozitorëKlodian Qafoku
TekstshkruesGerald Xhari, Lindita Halimi
Performanca e Finales
Vendi në Gjysëm-FinaleE 14-ta
Pikët në Gjysëm-Finale76
Paraqitjet tjera
◄ Fairytale (2016)   
Mall (2018) ►

Kënga e përfaqësoi ShqipërinëFestivalin Evropian të Këngës 2017Kiev, Ukrainë[1], pas fitores së Linditës në garën e para-zgjedhjes së vendit Festivali i Këngës me versionin e këngës në gjuhën shqipe "Botë".[2] Në fund të fundit nuk arriti të kualifikohej në finalen e madhe duke shënuar edhe moskualifikimin e shtatë të vendit në garë.[3] Gjatë performancës së saj minimaliste, ajo u shoqërua nga katër vokalistë mbështetës ndërsa ekranet LED portretizuan një larmi imazhesh.

"World" u prit pozitivisht nga kritikët e muzikës, të cilët vlerësuan vokalin e Linditës, si dhe përbërjen dhe tekstin e këngës. Për qëllime promovuese, këngëtarja interpretoi këngën drejtpërdrejt në shumë raste të lidhura me Eurovizionin, përfshirë në Amsterdam, Madrid dhe Tel Aviv. Një videoklip shoqërues për këngën u prezantua premierë në kanalin zyrtar në YouTubeFestivalit Evropian të Këngës më 13 mars 2017. Në të shfaqen dukshëm skenat e Linditës që këndon këngën e saj brenda një dimensioni alternativ.[4]

Referime Redakto

  1. ^ "Kyiv 2017 Participants Lindita" (në anglisht). European Broadcasting Union. Marrë më 23 prill 2020.
  2. ^ Escudero, Victor M. (24 dhjetor 2016). "Albania: Lindita wins Festivali i Këngës!" (në anglisht). European Broadcasting Union. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2019. Marrë më 17 prill 2020.
  3. ^ Granger, Anthony (26 dhjetor 2016). "Albania: "Botë" Will Change Language For Eurovision" (në anglisht). Eurovoix. Marrë më 17 prill 2020.
  4. ^ Lynch, Danny (13 mars 2017). "Lindita Releases The Final Version Of 'Botë'!" (në anglisht). ESC Bubble. Marrë më 17 prill 2020.

Lidhje të jashtme Redakto

Parardhësi 
Eneda Tarifa
me "Fairytale"
 
Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës

2017
Pasardhësi 
Eugent Bushpepa
me "Mall"