Xhamia Allakuri në Dhaka

Xhami në Dhaka të Bangladeshit

Xhamia Allakuri (bengalisht: আল্লাকুরি মসজিদ), e vendosur rreth gjysmë kilometri në jug-lindje të Xhamisë së famshme Sat Gumbad në zonën e Kolonisë Mohamadpur afër Rrugës Sat Masxhid në Dhaka, është një shembull i Arkitekturës perandorake Mogule në Bangladesh. Xhamia mendohet se është ndërtuar në vitin 1680 dhe është shembulli më i hershëm i njohur i një xhamie mogule katrore me një kupolë në Bengal.[1]

Xhamia Allakuri në Dhaka
আল্লাকুরি মসজিদ
Informacion i përgjithshëm
TipiXhami
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
VendndodhjaZona Mohamadpur, afër rrugës Sat Masxhid në Dhaka, Bangladesh
Përfundimi1680
Technical details
Materialtulla dhe llaç

Arkitektura

Redakto

E ndërtuar tërësisht prej tullash dhe llaçi, xhamia zë anën perëndimore të zoklaturës pak të ngritur. Ndërtesa ka formë katrore, ku secila faqe ka përmasa të brendshme prej 3.81 me 3.81 metrash. Ajo ka katër kulla tetëkëndore në cepa. Kullat janë të ndara në seksione nga breza të ngritur në intervale të rregullta dhe kurorëzohen me një kioskë, pa ndonjë majëz, të mbajtura tej parapetit horizontal, ndërsa bazat e tyre kanë formë vazosh "kalasa". Faqet e çhatrive mbi kullat këndore dallohen nga motivet e harqeve të mbyllur. Torretëzat zbukuruese, që kufizojnë katër frontonet e dala aksiale, dalin nga piedestale me shtama të dyfishta. Secila hyrje së jashtmi, ka anash një panel të zgjatur harkor me katër qendra, secili panel i kryesuar nga një rresht panelesh më të vegjël harkorë, tre në secilin rresht. Parapetet dhe tamburi tetëkëndor i kupolës janë zbukuruar me bedena të mbyllura.[2]

Xhamia mund të hyhet nëpërmjet tre dyerve harkore, secila në qendër të secilës faqe, përveç faqes perëndimore (muri i kiblës). Hyrja lindore, që hapet nën një gjysmë-kupolë, ka hark kuspor në faqen e jashtme. Muri i faqes perëndimore ka tre mihrabë gjysmë-tetëkëndorë me harqe, nga të cilët qëndrori është më i madh, me hark kuspor së jashtmi si ai i hyrjes lindore.

Mihrabi qëndror dhe tre hyrjet aksiale janë vendosur brenda kornizave drejtkëndore të dala në mënyrë të theksuar. Këto korniza kryesohen nga friza kreshtash të mbyllura, të ngjyrosura me të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Kornizat drejtkëndore janë të kufizuara me torretëza zbukuruese me hulli, të cilat, megjithëse të ruajtura deri në nivelin e çatisë, fillimisht duhet të kenë dalë mbi parapetet si ato në ndërtesat e tjera mogule në Bengal dhe Indi. Brendësia e mihrabit qëndror është i ndarë horizontalisht në seksione nga breza të ngritur, secili i kryesuar dhe i ndjekur nga rreshta petalesht vertikale të përmbysura.[2]

Muret e xhamisë janë të trashë për ta mbajtur brendësinë të freskët në verë.[3] Salla e vetme katrore e xhamisë mbulohet me një kupolë mbi një tambur tetëkëndor. Kupola fillimisht kurorëzohej me zambak dhe majëz "kalasa"; forma e zambakut është hequr në kohën e punimeve të fundit riparuese. Tamburi i kupolës mbahet mbi katër harqe të mureve dhe katër pendentivë gjysmë-kupola, që dalin nga kapitelët e shtyllave prej tulle, dy në secilin mur. Kornizat dhe parapetet janë horizontalë, në stilin e zakonshëm mogul.[2] Ajo duket se është ndikuar nga Arkitektura Perse.[1]

Në krye të hyrjes lindore të xhamisë ndodhej një mbishkrim guri, që thuhet se është hequr nga mbreti i Bhavalit në shekullin e fundit dhe si pasojë, nuk dihet data e saktë e ndërtimit.[3] Por mbi ngjashmërinë stilistike me ndërtesa të tilla si Xhamia e Khvaxha Ambarit (1680) dhe Xhaminë Satgumbad (rr. 1680), të dyja në Dhaka, Xhamia Allakuri mund të datohet në të njëjtën periudhë.[2]

Baza e tamburit poshtë kupolës është i shënuar së brendshmi me një brez i modeluar i dalë në mënyrë të theksuar, që kurorëzohet nga një frizë bedenash të mbyllura dhe i ndjekur nga një rresht me dizajn floreal. Kulmi i kupolës është zbukuruar me një medalion të madh që në qendër ka një rozetë.

Ndërtesa është e rëndësishme në këndvështrimin që është xhamia më e hershme mogule katrore me një kupolë e njohur në Bengal, që është pajisur me katër frontone të dala aksiale me torreta kufizuese zbukuruese. Kjo është një veçori unike e Arkitekturës Mogule në Bengal. Kjo ide duhet të ketë qenë huazuar nga ndikimi i portikëve persë te xhamitë mogule në Indinë Veriore. Kjo veçori mund të shihet në xhamitë e mëdha mogule të Fatehpur Sikrit, Delhit, Agras dhe Lahores.[2]

Rinovimi dhe ndryshimet

Redakto

Ndërtesa ishte në gjendje shumë të rrënuar deri sa filloi të riparohej kohë pas kohe nga banorët e zonës dhe tani është tërësisht e rinovuar. Zambaku në krye të kupolës u hoq gjatë një rinovimi. Në kohët e fundit, xhamia u zgjerua në faqet lindore, veriore dhe jugore, përjashtuar faqen e kiblës, me tenda kallaji, pa i dëmtuar strukturat origjinale. Si pasojë, e gjithë struktura nuk mund të shihet nga jashtë, përveç kreut të xhamisë.[2]

Gjithashtu, u rindërtuan tre mihrabët në murin e faqes perëndimore. Brendësia dhe eksteriori i xhamisë u lye gjatë rinovimit. Duke qenë se xhamia ka vlera historike dhe arkitekturore, ajo ka nevojë të mbrohet nga Departamenti i Arkeologjisë së Qeverisë së Bangladeshit për ta ruajtur atë nga degradimi.

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Sheikh Muhammad Najmul Imam (shtator 2000). Mosque Architecture: Formulation of Design Criteria and Standards in the Context of Bangladesh (PDF) (Tezë) (në anglisht). Department of Architecture, Bangladesh University of Engineering and Technology.
  2. ^ a b c d e f M. A. Bari (2012). "Allakuri Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OL 30677644M.
  3. ^ a b Md. Aminul Islam (korrik 2014). আদর্শ সমাজ বিনির্মাণে মসজিদের ইমামদের ভূমিকাঃ বাংলাদেশ প্রেক্ষাপট (PDF) (M.Phil) (në bengalisht). University of Dhaka. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 tetor 2018. Marrë më 2 nëntor 2016.

Bibliografia

Redakto