Xhamia e Binat Bibit

Xhami e shek. të XV në Dhaka të Bangladeshit

Xhamia e Binat Bibit (bengalisht: বিনত বিবির মসজিদ) është xhamia më e hershme e mbijetuar në Dhaka, ndërtuar në vitin 1454 nga Binat Bakhti, vajza e Marhamatit. Ajo u ndërtua gjatë sundimit të Nasirudin Mahmud Shahut (14351459) të Sulltanatit të Bengalit. Ajo gjendet përkrahë Urës Hajat Bepari në zonën Narinda.

Xhamia e Binat Bibit
Xhamia e Binat Bibit në 2007
Informacion i përgjithshëm

Xhamia ka formë katrore, me përmasa 3.7 m2 (12 këmbë2) së brendshmi me një kupolë të vetme gjysmë-të rrumbullakët, në krye të dhomës katrore. Hyrjet janë nga lindja, veriu dhe jugu. Veçoritë para-mogule përfshijnë kornizat lakore dhe kullat tetëkëndore të cepave, si dhe arkadat në faqet jugore, veriore dhe lindore. Zbukurimet janë modeste dhe ndërtesa është e veshur me "çinitikri".

Një pjesë e xhamisë është shkatërruar si pasojë e një plani rinovimi që përfshin ndërtimin e një minareje 21 metra të lartë (70 këmbë), dhe zgjerimin e ndërtesës së tanishme nga tre kate në shtatë.

Struktura

Redakto
 
Pamje e verandës së xhamisë me dy kupolat sipër

Xhamia ka formë katrore, që ka përmasa 3.7 m2 (40 sq ft) së brendshmi me një kupolë të vetme gjysmë-të rrumbullakët mbi dhomën katrore. Hyrjet janë në lindje, veri dhe jug. Veçoritë para-mogule përfshinin kornizën e lakuar dhe kullat mbështetëse, torret tetëkëndore në cepa dhe arkadat e faqeve jugore, veriore dhe lindore. Zbukurimet janë të pakta dhe ndërtesa është e veshur së jashtmi me "çinitikri'.[1] Në veri të xhamisë, ku është varrosur Binat Bakhti, ndodhet një mbishkrim guri, i shkruar në persisht. Trashësia e murit është afërsisht 1.82 m. Mihrabi ka një kornizë të dalë mbrapa murit perëndimor.

 
Minarja e re e xhamisë

Xhamia me një kupolë përgjatë kohës u kthye në një formë drejtkëndore duke prishur murin jugor dhe duke u zgjeruar në jug. Më tej një kupolë e re u shtua rreth vitit 1932. Në vitin 1962, drejt faqes perëndimore u ndërtua një mihrab i ri. Me kalimin e kohës veçoritë para-mogule u ndryshuan, façada e jashtme e verandës perëndimore, muri verior, kupola dhe muret anësore të ujëmbledhësit u dekoruan me punime tradicionale popullore çini-tikri (copa pllakash qeramike ose qelqi). Muret e rinovuara nuk kanë trashësinë origjinale prej nga struktura ekzistuese mund të identifikohet. Tashmë veçoria e vetme para-mogule janë mbishkrimi, muri lindor, muri verior, kupola origjinale dhe korniza lakore.[2]

Gjendja e tanishme

Redakto

Një pjesë e xhamisë po shkatërrohet si pjesë e një plani rinovimi, që përfshin ndërtimin e një minareje 21 metra të lartë (70 këmbë) dhe zgjerimin e ndërtesës së tanishme nga tre, në shtatë kate.[1]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Pre-Mughal structure in ruin: Binat Bibi mosque partly demolished". The New Nation (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 16 korrik 2007.
  2. ^ Fariel Khan (shtator 1997). Conservation issues of historical mosque of Dhaka city (PDF) (Masters of Architecture) (në anglisht). Bangladesh University of Engineering & Technology. fq. 5.2–5.6.

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto