Xhamia e Bibi Marjamit
Xhamia e Bibi Marjamit, e njohur edhe si Xhamia e Haxhiganxhit, ndodhet në Haxhiganxh të distriktit të Narajanganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh. Thuhet se ajo është ndërtuar nga navab Shaista Khani, subahdari mogul i Bengalit. Ndërtimi i saj daton mes viteve 1664 dhe 1688.[1] Bibi Marjami, vajza e Shaista Khanit, thuhet se është varrosur në mauzoleun e afërt. [2] Xhamia është e llojit me tre kupola, ku kupola qëndrore është më e madhe se anësoret. Kupolat anësore janë reduktuar duke trashur muret anësore në vend që të shtohej një gjysmë-kupolë të ndërmjetme, siç shihet në disa Xhami Mogule. Dekorimet e bazës së kupolave me motive gjethesh dhe bedena zbukuruese përfaqëson stilin standard. Dekorimet e paneleve me gjethe në krye të çatisë shihen vetëm në faqen ballore. Façada lindore e xhamisë ka tre hyrje të pazakonta me harqe, ku secila gjendet poshtë një gjysmë-kupole, ndërsa qëndrorja është më e madhe se anësoret. Në faqen jugore dhe veriore gjenden nga një dritare që është inovacion i mëvonshëm. Katër kullat këndore, pothuajse të njësuara brenda mureve, janë zgjatur përtej parapetit. Salla e brendshme paraqet harqe të thjeshtë anësorë. Kthinat anësore janë bërë katrore duke trashur muret anësor. Xhamia është riparuar dhe rinovuar mjaft herë, por nëpërmjet tyre ajo ka humbur shumë nga tiparet origjinale, pasi kullat këndore janë tërësisht të modernizuara. Në faqen lindore një verandë me shtylla murature e ka zbehur tërësisht faqen ballore. Ajo përdoret si një xhami xhame, ku besimtarët mund të luten deri në 5 herë në ditë.
Xhamia e Bibi Marjamit | |
---|---|
বিবি মরিয়ম মসজিদ | |
Emra alternativ | Xhamia e Haxhiganxhit |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Xhami |
Stili arkitektural | Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Rruga Mukarba 114, Killarpul, Haxhiganxh, distrikti i Narajanganxhit, divizioni i Dhakës |
Koordinatat | 23°37′55″N 90°30′39″E / 23.631935°N 90.510713°E |
Përfundimi | Vitet 1680 |
Technical details | |
Floor count | 2 |
Floor area | 9,980 sq ft (927 m2) |
Historia
RedaktoShumica e historianëve sugjerojnë se Xhaminë e ndërtoi Shaista Khani, subahdari (guvernatori) mogul i Bengalit nga viti 1664 deri në vitin 1688, brenda kompleksit të fortifikuar të Haxhiganxhit në fillim të viteve 1680.[3] Besohet se ishte babai i Bibi Marjamit, Shaista Khani që e emërtoi sitin sipas vajzës së tij që u shuan në mënyrë të parakohshme dhe u varros në mauzoleun e afërt.[1] Historianët që kanë shqyrtuar materialet ndërtimore dhe teknikat e zbatuara ndërtimore kanë gjetur se të dyja ndërtesat janë bërë njokohësisht me navab Shaista Khanin. Sipas studiuesve të tanishëm të xhamisë, familja e Shaista Khanit dhe administrata u formua nga popullsia myslimane e Killarpulit të sotëm. Madje deri në vitet 1950, popullsia e Killarpulit ishte pothuajse e monopolizuar nga hindutë, dhe vështirë se bëheshin dhjetë myslimanë që mblidheshin për lutjet kongregacionale. Kjo është në kontrast me tani, ku në xhami mblidhen me qindra adhurues.
Arkitektura
RedaktoXhamia u ndërtua fillimisht si xhami tepër e lartë me një kat me një theks të madh në cilësitë vertikale. Tre mihrabët gjenden në murin perëndimor nga baza e katit përdhes deri në një të tretën e lartësisë së katit të parë. Këta mihrabë janë tkurrur në gjerësi dhe shkurtuar në lartësi; nga ana tjetër, ata lidhen strukturalisht me tre kupolat për të paraqitur një nga esencat arkitekturore të ndërtesës. Mbetjet autentike të mihrabëve që ndodhen në katin e parë, ngrihen deri në një të tretën e lartësisë së murit perëndimor.[4] Në vitin 2001, kati i parë u fut drejtpërdrejtë në xhami, duke e hibridizuar bukurinë strukturore të marrëdhënies mes kupolave dhe mihrabëve. Pas ndërtimit të katit të parë, bukuria e kupolave dhe mihrabëve mbetet e nënvlerësuar, ku çatia e katit të parë e pengon tërësisht pamjen e të parave dhe madhësia e kësaj të fundit është ndryshuar dramatikisht. Arkitektura e Xhamisë së Bibi Marjamit përcaktohet nga kombinimi i zbukurimeve dhe vendosjeve përpjesëtimore mes elementeve si harqet, kupolat, mihrabët etj.
Të gjitha këto elemente janë përdorur në një seri prej tre gjymtyrësh, ku, i mesmi është shumë më i madh dhe më i theksuar se ato anësore. Për shembull, tre kupolat mbulojnë hapsirën e brendshme ku kupola qëndrore është më e madhe se anësoret dytësore. Përdorimi i tre kupolave në këtë mënyrë në një xhami është një veçori e stilit arkitekturor mogul. Në këndin lindor të ndërtesës ndodhet një minare që është ndërtuar gjatë Luftës për Çlirimin e Bangladeshit në 1971dhe e ka humbur veçorinë e saj origjinale për shkak të riparimeve të mëvonshme që e kanë modernizuar. Salla e brendshme ka harqe të thjeshtë anësorë, por kupolat anësore janë reduktuar duke rregulluar trashësinë e mureve anësore. Tre kupolat janë zbukuruar me motive gjethesh dhe mure fortifikues.[4] Zbukurimet e sipërfaqes së jashtme të mureve, që në xhamitë tipike mogule bashkëkohëse ishin pllakata dhe motive gjeometrike dhe floreale janë zbehur. Përgjatë katit të parë është shtuar një verandë për shkak të façatës lindore të xhamisë për të bujtur më shumë besimtarë, që e ka kompromentuar bukurinë e xhamisë. Fillimisht, një shesh i hapur pranë façatës lindore, me përmasa 50 ft (15 m) me 20 ft (6.1 m) i shtonte bukurinë xhamisë. Megjithëse drejtkëndore, xhamia duket më shumë si një katror për shkak se gjatësia 50 ft (15 m) është pak e dallueshme se gjerësia 45 ft (14 m).
Dekorimet mogule të xhamisë
RedaktoMegjithëse pllakatat dhe motivet që zbukuronin Xhaminë e Bibi Marjamit u zhdukën kohë më parë, temat e tyre mund të hamendësohen akoma duke analizuar ato që janë ruajtur akoma te mauzoleu dhe ndërtesat e tjera të kompleksit. Disa zbukurime u prodhuan si modele të zbrazëta e të vogla në forma këndore duke depërtuar drejtpërdrejtë muret. Elementet e tjera përfshijnë panelet drejtkëndore të tërhequra dhe motivet floreale e gjeometrike. Tipi i fundit thekson bukurinë e rënies së dritës natyrore në ndërtesë. Kjo strategji është zbatuar në mënyrë të zakonshme në Arkitekturën Indo-Islamike dhe është një veçori e fortë te mauzoleu dhe faltorja dytësore.
Ndryshe nga mauzoleu, ajo është shndërruar në mënyrë rrënjësore nën faza të ndryshme konservimi dhe rikonstruksioni. Xhamia gjendet tërësisht e privuar nga domethënia e saj arkitekturore. Për të sqaruar bukuritë e saj janë shkruar mjaft libra, megjithëse me konkluzione të kufizuara hipotetike dhe të orientuar më shumë drejtë ndjeshmërisë së vlerave të saj. Mungesa e informacionit i atribuohet dokumentimit të saj të zbehtë në kontekstin historik dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë në trajtimin e elementeve të saj të mbijetuar si një trashëgimi kombëtare. Megjithatë, ajo nuk është zhdukur akoma duke parë se mjaft gjëra mund të gjurmohen nga elementet e mbijetuara, si kupolat, harqet dhe muret peshë mbajtës që përcaktojnë hapsirën e saj.
Marrëdhënia me kompleksin
RedaktoRaportet historike qartësojnë se kompleksi i fortifikuar ekzistonte para xhamisë dhe mauzoleut. Ky kompleks është tërësisht i fortifikuar me mure rrethuese 4 ft (1.2 m) të gjerë dhe 12 ft (3.7 m) të lartë. Ndërtesa kryesore është Mauzoleu i Bibi Marjamit. Xhamia është vendosur përkundrejt tij dhe aksi i tij qëndror është i vijëzuar me mauzoleun.
Xhamia u ndërtua njëkohësisht me mauzoleun për të përmbushur nevojën e lutjeve kongregacionale dhe plotësimin e domethënies së mauzoleut duke mundësuar që besimtarët të luteshin për shpëtimin e Bibi Marjamit. Ky mauzole çon në një faltore dytësore të vendosur në skajin perëndimor të xhamisë, ka një kalim të fshehtë nëpërmjet të cilit ushtarët e Shaista Khanit mund të arrinin në Fortesën e Haxhiganxhit. Mauzoleu drejtkëndor i Bibi Marjamit është i arritshëm nga të gjitha drejtimet me pesë arkada në të gjitha faqet dhe që kryesohet me një kupolë. Ndryshe nga Xhamia e Bibi Marjamit, mauzoleu i ka ruajtur të gjitha veçoritë arkitkturore të tij megjithëse ka pësuar rinovime të shumta.
Ai pasqyron periudhën e ndërtimit të tij. Pas Luftës për Çlirimin e Bangladeshit në vitin 1971, kompleksit të Bibi Marjamit iu mor një pjesë thelbësore e hapsirës nga Shkolla Fillore Bibi Marjam, gjë për të cilën u desh të prisheshin pjesë të mëdha të fortifikeve lindore dhe jugore. Mauzoleu dhe xhamia janë të vendosura mbi sipërfaqe të ngritura. Në drejtimin jugor kompleksit iu shtua një tjetër ndërtesë pranë mureve fortifikuese, që ishte streha e ushtarëve të navabit që ruanin kompleksin. Ndërtesa kryesore është një strukturë monokromatike me sipërfaqe të lyer në ngjyrë kafe të hapur dhe të zbukuruar me panele të zgavërt drejtkëndorë. Parapeti i mauzoleut është dekoruar në të njëjtin stil si kreu i mureve fortifikuese rrethuese. Ai paraqitet me tre harqe në mes të dy anësorëve me madhësi dhe veçori identike. Mauzoleu është ndërtuar mbi një platformë të ngritur me përmasa 3 ft (0.91 m) i lartë dhe arrihet nga një palë shkallë të hapura që janë rrënuar.
Shiko gjithashtu
Redakto- Mauzoleu i Bibi Marjamit
- Xhamia e Aurangzebit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Xhamia Sat Gambuxh
- Xhamia e Kartalab Khanit
- Xhamia e Khan Mohamad Mridhas
- Xhamia e Musa Khanit në Dhaka
- Husaini Dalani
- Xhamia e Binat Bibit
- Xhamia e Shahbaz Khanit
- Azimpur Dajera Sharif Khankah
- Zamindar Bari i Baishrashit
- Zamindar Bari i Lakshman Sahas
- Zamindar Bari i Kokilpairit
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Bikramapuri
- Ura e Mirkadimit
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e xhamive në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b "বিবি মরিয়ম মাজার". narayanganjsadar.narayanganj.gov.bd (në bengalisht). Marrë më 21 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Saiful Islam Jewel (16 shtator 2013). "নারায়ণগঞ্জে দেখার আছে অনেক কিছু". dailyjanakantha.com (në bengalisht). Marrë më 21 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Muazzam Hussain Khan (2012). "Tomb of Bibi Mariam". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 4 shtator 2022.
- ^ a b Muazzam Hussain Khan (2012). "Bibi Mariam Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 4 shtator 2022.
Bibliografia
Redakto- Muazzam Hussain Khan (2012). "Bibi Mariam Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 4 shtator 2022.
- Muazzam Hussain Khan (2012). "Tomb of Bibi Mariam". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 4 shtator 2022.
- Ahmad Hasan Dani (1961). Muslim Architecture in Bengal (në anglisht). Asiatic Society of Pakistan.
- Ahmad Hasan Dani (1962). Dacca: A Record of Its Changing Fortunes (në anglisht) (bot. i 2-të). Mrs. S. S. Dani.
- Syed Muhammed Taifoor (1965). Glimpses of Old Dhaka: A Short Historical Narration of East Bengal and Aassam [sic] with Special Treatment of Dhaka (në anglisht) (bot. i 2-të i rishikuar). S.M. Perwez.
- Abul Kalam Mohammad Zakaria (2012) [1987]. Bangladesher Prachin Kirti (në bengalisht). Vëll. 2. Divya Prakash. fq. 161–62. ISBN 984-771-048-1.
- Munatasir Mamoon (2009) [1993]. Dhaka Smriti Bisritir Nagari (në bengalisht). Ananya. fq. 180.