Mauzoleu i Bibi Marjamit
Mauzoleu i Bibi Marjamit është një monument i ndërtuar gjatë Periudhës Mogule. Ai është i vendosur në zonën e Haxhiganxhit të distriktit të Narajanganxhit të Bangladeshit. Besohet se është ndërtuar nga subahdari (guvernatori) mogul i Bengalit, Shaista Khan, për vajzën e tij Bibi Marjam. Mauzoleu i Bibi Marjamit gjendet në zonën e Haxhiganxhit në distriktin e Narajanganxhit pak më në lindje të Xhamisë së Bibi Marjamit.
Mauzoleu i Bibi Marjamit | |
---|---|
বিবি মরিয়মের সমাধি | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | I restauruar |
Tipi | Mauzole |
Stili arkitektural | Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Haxhiganxh, distrikti i Narajanganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 23°37′55″N 90°30′40″E / 23.631931°N 90.511056°E |
Përfundimi | 1664-1688 |
Historia
RedaktoPeriudha e ndërtimit të mauzoleut dhe xhamisë së tij të afërt vlerësohet të jetë rreth viteve 1664–1688.[1] Mendimet rreth identitetit të Bibi Marjamit varjojnë. por shumica besojnë se Bibi Marjam ishte Turan Dakhti, motra e Iran Dakhtit, të mbiquajtur Pari Bibi, vajza e Shaista Khanit, subahdarit (guvernatorit) mogul të Bengalit në atë kohë.[2]
Duke parë kupolën e lartë dhe disa veçori të tjera arkitekturore të ndërtesës, AH Dani është i prirur ta grupoi atë me varrin e Iran Dakhtit të mbiquajtur Pari Bibi në kompleksin e Fortesës së Lalbagut në Dhaka dhe ta identifikoi Bibi Marjamin me Turan Dakhtin, motër e Iran Dakhtit dhe vajzë e navab Shaista Khanit, subahdari mogul i Bengalit. Por sipas S. M. Taifoor, mendohet se është mauzoleu i Mariam Khatunit, gruas së Isa Khan Masnad-i-Alas.[2]
Mendimi i Taifoor-it mund të ketë njëfarë besueshmërie në këndvështrimin se vendndodhja brenda kompleksit të Fortesës së Haxhiganxhit është i barazvlefshëm me Khizirpurin që ishte një bazë e fortifikuar dhe navale e Isa Khanit dhe stili arkitekturor i mauzoleut është i ndryshëm nga stili arkitekturor i Shaista Khanit.[2]
Struktura
RedaktoMauzoleu është ndërtuar në mes të një oborri drejtkëndor të rrethuar me një mur të lartë, me një platformë të ngritur zoklature. Ndërtesa katrore ka një kupolë dhe veranda me harqe në të katërta anët. Harqet janë degraduar, por muret e hapura nga hyrjet harkore qëndrojnë akoma. Në qendër të mauzoleut ndodhet një varr me tre shkallë në një dhomë katërkëndëshe. Varri është mbuluar me mermer të bardhë të dizenjuar me motive floreale dhe gjethesh hardhie si dhe një cenotaf i Bibi Marjamit. Në verandat e mauzoleut janë vendosur edhe mjaft varre të përbashkëta me pllakata më pak të rëndësishëm.[2]
Xhamia
Redakto- Artikulli kryesor: Xhamia e Bibi Marjamit
Në anën perëndimore të mauzoleut ndodhet një xhami me tre kupola, ndërtimi i të cilës është bërë nga Shaista Khani po në vitet 1664–1688, në të njëjtën kohë me mauzoleun. Xhamia e Bibi Marjamit është emërtuar sipas Bibi Marjamit që gjendet në varrin e mauzoleut.[1][3]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Xhamia e Bibi Marjamit
- Xhamia e Aurangzebit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Varri i Kolombo Sahibit
- Xhamia Sat Gambuxh
- Xhamia e Kartalab Khanit
- Xhamia e Khan Mohamad Mridhas
- Xhamia e Musa Khanit në Dhaka
- Husaini Dalani
- Xhamia e Shahbaz Khanit
- Azimpur Dajera Sharif Khankah
- Zamindar Bari i Baishrashit
- Zamindar Bari i Lakshman Sahas
- Zamindar Bari i Kokilpairit
- Ura e Mirkadimit
- Bikramapuri
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b "বিবি মরিয়ম মাজার". narayanganjsadar.narayanganj.gov.bd (në bengalisht). Marrë më 21 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b c d Muazzam Hussain Khan (2012). "Tomb of Bibi Mariam". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 4 shtator 2022.
- ^ Saiful Islam Jewel (16 shtator 2013). "নারায়ণগঞ্জে দেখার আছে অনেক কিছু". dailyjanakantha.com (në bengalisht). Marrë më 21 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
Bibliografia
Redakto- Muazzam Hussain Khan (2012). "Bibi Mariam Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 4 shtator 2022.
- Muazzam Hussain Khan (2012). "Tomb of Bibi Mariam". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 4 shtator 2022.
- Ahmad Hasan Dani (1961). Muslim Architecture in Bengal (në anglisht). Asiatic Society of Pakistan.
- Ahmad Hasan Dani (1962). Dacca: A Record of Its Changing Fortunes (në anglisht) (bot. i 2-të). Mrs. S. S. Dani.
- Syed Muhammed Taifoor (1965). Glimpses of Old Dhaka: A Short Historical Narration of East Bengal and Aassam [sic] with Special Treatment of Dhaka (në anglisht) (bot. i 2-të i rishikuar). S.M. Perwez.