Fortesa e Haxhiganxhit
Fortesa e Haxhiganxhit, e njohur edhe si Fortesa e Khizirpurit,[2] është një fortesë lumore e vendosur në Haxhiganxh të distriktit të Narajanganxhit, divizioni i Dhakës, në Bangladesh, në bregun perëndimor të lumit Shitalakshja. Ajo është ndërtuar gjatë Periudhës Mogule. Fortesa është një nga tre fortesat lumore të ndërtuara në shekullin e XVI për të mbrojtur Xhahangir Nagarin (tani Dhaka). Fortesa me gjasa u ndërtua menjëherë pas zhvendosjes së kryeqytetit të Bengalit mogul në Dhaka nga subahdari Islam Khan ose Mir Xhumla[1] për të zmbrapsur sulmet e piratëve maghë dhe portugezë përgjatë rrugës lumore.[3] Fortesa ndodhet 14.68 kilometres (9.12 mi) largë nga Dhaka.
Fortesa e Haxhiganxhit | |
---|---|
Emri amëtar bengalisht: হাজিগঞ্জ দুর্গ | |
Fortesa e Khizirpurit | |
Lloji | Fortesë |
Koordinatat | 23°38′00″N 90°30′46″E / 23.633441°N 90.512873°E |
Ndërtuar | 1610/1650 [1] |
Përdorimi fillestar | Fortesë |
Stili arkitekturor | Arkitektura Mogule |
Organi drejtues | Departamenti i Arkeologjisë, divizioni i Dhakës |
Historia
RedaktoData e saktë e ndërtimit të Fortesës së Haxhiganxhit është e panjohur, por mund të jetë ndërtuar nga Mir Xhumla I ose menjëherë pasi subahdari Islam Khan e vendosi kryeqytetin e provincës mogule të Bengalit në Dhaka.
Fortesa e Haxhiganxhit është një nga tre fortesat e trekëndëshit lumor që u ndërtuan për të mbrojtur Dhakën përpara shekullit të XVII. Ajo u zhvilluan në bregun perëndimor të lumit Shitalakhja. Dy fortesat e tjera janë Fortesa e Sonakandës, që ndodhet në vendtakimin e lumenjve Brahmaputra dhe Shitalakshja në zonën portuale dhe pranë Fortesës së Idrakpurit, që gjendet në distriktin e Munshiganxhit.
Në kohët e vjetra, në këtë vend takoheshin lumenjtë Buriganga dhe Lakshja. Vendi ishte shumë i rëndësishëm në Periudhën e hershme Mogule.[4] Në mungesë të ndonjë dëshmie të shkruar, mendohet se është ndërtuar në vitin 1650. Ka një mendim të ndryshëm mbi autorin e ndërtimit. Shkrimtari Munshi Rahman Ali në një nga librat e tij thotë se fortesën e ndërtoi Mir Xhumla mes viteve 1660-1663. Sipas autorëve të tjerë, si Hasan (1904), Talis (1985) dhe Ahmed (1991), ndërtuesi i fortesës është Mir Xhumla.[5] Nga ana tjetër, shkrimtarë të tjerë si Dani (1961) dhe Taifur (1956), kanë një këndvështrim shumë të ndryshëm. Ahmad Hasan Dani në librin e tij "Muslim Architecture in Bengal" shkroi se Islam Khani e ndërtoi atë në vitin 1610, pasi e vendosi kreyqytetin në Dhaka.[1]
Komandanti mogul Mirza Nathan në librin e tij "Baharistan-i-Ghaibi" përmend se ai e vendosi bazën e tij kryesore në Khizirpur (Haxhiganxhi i tanishëm) me ushtrinë e tij të madhe. Ai krijoi një fushim ushtarak në brigjet e lumit. Ai e përmend këtë zonë si strategjikisht të rëndësishme për të luftuar kundër Bhujanëve edhe para se kryeqyteti mogul i Bengalit të zhvendosej nga Raxhmahali në Dhaka në vitin 1610.
Në këtë mënyrë vlerësohet se Khizirpuri i Baharistan-i-Ghaibi-t është Haxhiganxhi i tanishëm, dhe struktura ishte përfshirë në Khizirpur, që mund të jetë rindërtuar më vonë.[5] Një tjetër fortesë mendohet se ka ekzistuar në zonë para Periudhës Mogule. Ajo është e njohur si Fortesa e Khizirpurit. Shumë studiues kanë shprehur mendimin se Fortesa e Haxhiganxhit u ndërtua mbi Fortesën e Khizirpurit. Megjithatë, nga pikëpamja arkeologjike dhe nga këndvështrimi gjeostrategjik, kjo mendim nuk mund të pranohet arbitrarisht. Gjatë periudhës së ndërtimit, Fortesa e Haxhiganxhit ishte afër kalimit të Shitalakhjas. Tani lumi është zhvendosur më në lindje.[6]
Arkitektura
RedaktoFortesa, me formë katërkëndore, përbëhet nga një mur mbrojtës pesëkëndor me frëngji për musketa me bastione të rrumbullakta këndore. Në anën e brendshme të murit mbrojtës ndodhet një ledh 1.22 m (4.0 ft) i lartë ecjeje nga baza e murit mborjtës, që vetë ka vrima të hapura për musketat. Vrimat janë bërë më të gjera me gjasa për të shtënë me top ndaj piratëve që kalonin përgjatë lumit. Në këndin e rrethimit të fortesës ndodhet kolona e veçuar e lartë katrore prej tullash, që duhet të ketë qenë përdorur për vrojtim dhe vendosjen e armëve në stinën e shirave.
Statusi i tanishëm
RedaktoFortesa e Haxhiganxhit është rinovuar shumë herë. Sipas librit 'List of Ancient Monuments in Bengal' i publikuar në vitin 1896, ajo pothuaj ishte shkatërruar në këtë kohë. Libri përmend praninë e një muri rrethues dhe një bastion në atë kohë. Pasi fortesa u vu nën Departamentin e Arkeologjisë dhe Muzeut në vitin 1950, ajo u rinovua në faza të ndryshme dhe u vu në gjendjen e saj të tanishme.[6]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Fortesa e Idrakpurit
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Xhangalbarit
- Fortesa e Lalbagut
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Bikramapuri
- Bara Sardar Bari
- Ura e Panamit
- Varri i Kolombo Sahibit
- Rrënojat e Vari-Bateshvarit
- Rrënojat e Raxhasanit
- Pallati i Raxha Harishçandrës
- Shankhanidhi House
- Historia e Dhakës
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b c "হাজীগঞ্জ জল দুর্গ" [Kulla ujore e Haxhiganxhit]. Ittefaq (në bengalisht). 1 mars 2013. Marrë më 1 shkurt 2016.
- ^ Muazzam Hussain Khan (2012). "Hajiganj Fort". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ "হাজীগঞ্জ দুর্গ". Bangladesh National Portal – Narayanganj Sadar Upazila (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2021. Marrë më 12 janar 2022.
- ^ Abul Kalam Mohammad Zakaria (2012). Bangladesher Pracen Kirti Muslim Jug (në bengalisht). Vëll. 2. Divya Prakash. fq. 160. ISBN 978-984-883073-4.
- ^ a b Kamrun Nessa Khondker (21 tetor 2014). Mughal River Forts in Bangladesh: An Archaeological Appraisal (në anglisht). LAP Lambert Academic Publishing. ISBN 978-3-659-61255-8. Marrë më 7 qershor 2019.
- ^ a b A. K. M. Shahnavaz (10 tetor 2015). "ঢাকার কথা ৮: মোগল জলদুর্গ". NTV.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2019. Marrë më 7 qershor 2017.
Bibliografia
Redakto- Muazzam Hussain Khan (2012). "Hajiganj Fort". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- Kamrun Nessa Khondker (21 tetor 2014). Mughal River Forts in Bangladesh: An Archaeological Appraisal (në anglisht). LAP Lambert Academic Publishing. ISBN 978-3-659-61255-8. Marrë më 7 qershor 2019.
- Abul Kalam Mohammad Zakaria (2012). Bangladesher Pracen Kirti Muslim Jug (në bengalisht). Vëll. 2. Divya Prakash. fq. 160. ISBN 978-984-883073-4.
Lidhje të jashtme
Redakto- "Hajiganj Fort, a Place of Antiquity" (në anglisht). The Daily Observer. 29 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2017. Marrë më 27 maj 2017.