Fortesa e Idrakpurit
Fortesa e Idrakpurit është një fortesë lumore e vendosur në qytezën e Munshiganxhit, në Bangladesh. Fortesa u ndërtua afërsisht në vitin 1660. Sipas disa historianëve, fortesa lumore u ndërtua nga Mir Xhumla II, subahdari i Bengalit nën Perandorinë Mogule, për të vendosur kontrollin e Perandorisë Mogule në Munshiganxh, dhe për të mbrojtur Dhakën dhe Narajanganxhin nga piratët.[1]
Fortesa e Idrakpurit | |
---|---|
Emri amëtar bengalisht: ইদ্রাকপুর দুর্গ | |
Lloji | Fortesë |
Vendndodhja | Munshiganxh, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 23°32′51″N 90°32′03″E / 23.547367°N 90.534042°E |
Lartësia | 9.14 m (30.0 ft) |
Ndërtuar | 1660 |
Stili arkitekturor | Arkitektura Mogule |
Organi drejtues | Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit |
Fortesa ishte pjesë e strategjisë mbrojtëse trekëndore për rrugën e rrezikuar lumore, nga ku piratët sulmonin Dhakën. Strategjia u zhvillua nga Mir Xhumla II me ndihmën e dy fortesave të tjera në Narajanganxh, Fortesa e Haxhiganxhit dhe Fortesa e Sonakandës.[2]
Sfondi
RedaktoNë vitin 1574 Mogulët morën kontrollin e Bengalit pasi mundën Daud Khan Karranin. Ata e ushtruan në mënyrë progresive sundimin në Bengal. Bengali atëherë ishte një provincë shumë e pasur që sulmohej shpesh nga piratët.
Perandoria Mogule atëherë ishte e bllokuar në një luftë civile në lidhje me pasimin e perandorit Shah Xhahan. Shah Shuxha, djali i dytë i Shah Xhahanit dhe subahdari i Bengalit, zhvilloi një fushatë në Agra për të marrë fronin. Aurangzebi, pas ngjitjes së tij në fron donte të caktonte një njeri me aftësi të mëdha në luftën navale pasi Bengali i orientuar në lumenj ishte një bazë e fuqishme e Shah Shuxhës. Kështu ai ia besoi Mir Muhamad Said Ardestani i mbiquajtur Mir Xhumla II që më parë kishte qenë një tregtar i suksesshëm në tregtinë detare, për tu përballur me Shah Shuxhën.
Mir Xhumla II nxitoi në Bengal duke e detyruar Shah Shuxhën të tërhiqet. Më vonë, në vitin 1660 Mir Xhumla II u caktuar subahdar ose guvernator i provincës së atëhershme të Bengalit.
Ai ishte i vëmendshëm ndaj piratëve që zhvillonin fushata terrori në qytetet e rëndësishme të Bengalit. Pas caktimit të tij si subahdar, ai e zhvendosi kryeqytetin e Bengalit nga Raxhmahali në Dhaka. Në përpjekje për ta mbrojtur kryeqytetin e Dhakës nga piratët, Mir Xhumla II zhvilloi një strategji mbrojtëse trekëndore dhe vendosi të ndërtonte tre fortesa lumore afër Dhakës.[2] Një nga këto fortesa ishte ajo e Idrakpurit në Munshiganxh.[1]
Historia
RedaktoIdrakpuri, tani Munshiganxhi ishte një pikë shumë e rëndësishme strategjikisht pasi ishte vendtakimi i disa lumenjve, duke përfshirë lumenjtë Meghna, Shitalakshja, Içhamati dhe Dhaleshvari.[3] Fortesa u ndërtua mbi bregun e vendtakimit të lumenjve Içhamati dhe Meghna.
Piratët Portugezë dhe Maghë e përdornin këtë pikë për të përparuar drejt Dhakës nëpërmjet lumit Shitalakshja. Në rrugën e tyre për në Dhaka ata plaçkisnin qytete të tjera të rëndësishme si Sonargaoni dhe Bikramapuri.[4]
Mir Xhumla II ishte i vendosur ta mbronte Dhakën dhe entuziast për të zhvilluar zonën e pasur të Bikramapurit. Kështu, ai krijoi strategjinë mbrojtëse trekëndore për të mbrojtur qytetet nga piratët portugezë.[2]
Me gjasa fortesa u ndërtua rreth vitit 1660. Fortesa e Idrakpurit ishte qendra e strategjisë së tij. Ndërtimi i fortesës synonte të bllokonte përparimin e piratëve maghë dhe portugezë drejtë kryeqytetit të Bengalit, Dhakës. Fortesa përdorej edhe si bazë navale e flotës së 200 frigatave nën admiralin mogul Abul Hosain.[2]
Sipas strategjisë, kurdo që piratët të përpiqeshin të përparonin drejt Dhakës, ushtarët mogulë do të urdhëroheshin të godisnin me mortaja si nga topat e 200 anijeve të tyre të luftës ashtu dhe nga Fortesa e Idrakpurit duke i lënë piratët pa zgjidhje tjetër veç tërheqjes ose të vdisnin në lumenj.
Megjithatë, nëse ndonjë anije pirate do ti mbijetonte sulmit fillestar dhe përpiqej të përparonte drejt Dhakës, Fortesa e Sonakandës dhe Fortesa e Haxhiganxhit, të vendosura në bregun lindor dhe perëndimor të lumit Shitalakshja, do të nisnin të godisnin me gjyle ndaj tyre dhe do ti fundosnin të gjitha anijet pirate në lum.[1]
Arkitektura
RedaktoFortesa lumore e Idrakpurit është e ndryshme nga fortesat e tjera mogule dhe ka disa veçori unike. Ajo është e ndarë në pamje në dy pjesë, pjesa lindore dhe pjesa perëndimore. Pjesa katërkëndore lindore dhe pjesa shumëkëndore perëndimore kombinohen në një fortesë të plotë.[5]
Fortesa e ndërtuar me tulla përfshinë një zonë më të gjerë, të hapur të rrethuar me mure me torre këndore.[6] Muret e trashë shtrihen nga veriu në jug me një gjatësi prej 86.87 m (95.00 yd) dhe gjerësi prej 59.60 m (65.18 yd). Muri ka frëngji nga ku shënjestroheshin me mortaja dhe fishekë armiqtë në lum. Fortes ka disa kulla nga ku vrojtoheshin lëvizjet e armiqve.[5]
Veçoria më domethënëse e fortesës është tamburi rrethor që ajo ka në pjesën lindore të saj. Tamburi rrethor është i rrethuar më tej nga një tjetër mur mbrojtës, që përdorej për të vendosur një top të stërmadh.[6] Tamburi i ngritur rrethor me një diametër prej 32.5 m (35.5 yd) dhe 9.14 m (10.00 yd) i lartë mund të arrihet nëpërmjet një palë shkallëve.[7] Ai përfshin tre shtresa vijuese.
Një tjetër veçori e shquar e fortesës është ekzistenca e një palë shkallëve që të çojnë në një dhomë të fshehtë në fund të tamburit. Shkallët të çojnë në një dhomë të fshehtë nëntokësore, që ishte magazina e armëve dhe municioneve. Sipas disa miteve shkallët ishin pjesë e një tuneli të fshehtë që e lidhte me Fortesën e Lalbagut.
Porta kryesore hyrëse e fortesës ndodhet në veri me një torre drejtkëndore të kurorëzuar nga bedena me frëngji që shërbenin si dhoma rojtare.[7]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Fortesa e Haxhiganxhit
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Xhangalbarit
- Fortesa e Lalbagut
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Bikramapuri
- Bara Sardar Bari
- Ura e Panamit
- Varri i Kolombo Sahibit
- Rrënojat e Vari-Bateshvarit
- Rrënojat e Raxhasanit
- Pallati i Raxha Harishçandrës
- Shankhanidhi House
- Historia e Dhakës
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b c A. K. M. Sahanaoyaja (26 janar 2015). "সাংস্কৃতিক ঐতিহ্য" [Trashëgimia kulturore]. Daily Jugantor (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2015. Marrë më 2 shkurt 2015.
- ^ a b c d Ali Imam (2009). Jāhāṅgīranagara theke Ḍhākā: rājadhānī Ḍhākā Nagarīra 400 bachara (në bengalisht). Srjani. ISBN 978-984-838377-3.
- ^ "মুন্সীগঞ্জের ইদ্রাকপুর কেল্লা" [Fortesa e Idrakpurit në Munshiganxh]. The Sangbad (në bengalisht). 14 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 2 shkurt 2015.
- ^ "ইদ্রাকপুর দুর্গ হতে পারে আকর্ষণীয় পর্যটন কেন্দ্র" [Fortesa e Idrakpurit mund të jetë një qendër turistike tërheqëse]. Alokito Bangladesh (në bengalisht). 27 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2015. Marrë më 2 shkurt 2015.
- ^ a b "ইদ্রাকপুর জলদুর্গ" [Xhaladurga e Idrakpurit]. Priyo.com (në bengalisht). 7 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2015. Marrë më 2 shkurt 2015.
- ^ a b Syed Mahmudul Hasan (1980). Muslim Monuments ofBangladesh (në anglisht). Islamic Foundation.
- ^ a b Muazzam Hussain Khan (2012). "Idrakpur Fort". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
Bibliografia
Redakto- Ali Imam (2009). Jāhāṅgīranagara theke Ḍhākā: rājadhānī Ḍhākā Nagarīra 400 bachara (në bengalisht). Srjani. ISBN 978-984-838377-3.
- Syed Mahmudul Hasan (1980). Muslim Monuments of Bangladesh (në anglisht). Islamic Foundation.
- Muazzam Hussain Khan (2012). "Idrakpur Fort". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
Lidhje të jashtme
Redakto- Idrakpur Fort in Munshiganj District Portal Arkivuar 6 prill 2014 tek Wayback Machine
- Idrakpur Fort in Department of Archeology