Zamindar Bari i Baishrashit

Rezidencë historike në Bangladesh

Zamindar Bari i Baishrashit ose Rezidenca e Raxhendra Babusë është një rezidencë zamindarie historike e vendosur në katundin Baishrashi të upazilës Sadarpur, distrikti i Faridpurit, divizioni i Dhakës në Bangladesh.[1]

Zamindar Bari i Baishrashit
বাইশ রশি জমিদার বাড়ি
Rezidenca e Raxhendra Bubusë
Emra alternativRezidenca e Raxhendra Babusë
Informacion i përgjithshëm
TipiRezidencë
VendndodhjaFshati Baishrashi, upazila Sadarpur, distrikti i Faridpurit, divizioni i Dhakës,  Bangladeshi
Koordinatat23°27′27″N 90°00′38″E / 23.457457°N 90.010488°E / 23.457457; 90.010488
PërfundimiVitet 1800
PronarUdhar Çandra Saha dhe pjesërisht Qeveria e Bangladeshit
Technical details
MaterialTulla, shufra hekuri dhe surki
Floor count2
Grounds50 acres (20 ha)

Historia

Redakto
 
Oborri i brendshëm i Rezidencës së Raxhendra Babusë

Zamindar Bari i Baishrashit u ndërtua rreth viteve 1800, nga tregtari i kripës Udhar Çandra Saha, pasi ishte pasuruar dhe bleu mjaft toka në Baishrashi duke nisur zamindarinë. Gjatë kohës së Lord Clive, në vitin 1824, zamindar Udhar Çandra Saha bleu zamindarinë në Kalia të Barisalit. Gjatë periudhës së zamindarisë (sistem feudal i tokave), pasardhësit e këtij zamindari fituan famë brenda Nënkontinentit Indian si Zamindaria Bishar. Për shkak se nën zamindarinë e kësaj familjeje, ndodheshin gjithësej 22 pargana (njësi administrative rurale), duke përfshirë pjesë të ndryshme të distriktit të Barisalit, përveç distriktit të Faridpurit. Ata e zgjeruan zamindarinë e tyre duke blerë pargana të ndryshme. Nga fillimi deri në fund të zamindarisë, ata vazhduan ta menaxhojnë atë njëri pas tjetrit.

Pas Udhar Çandra Sahas, zamindar u bë djali i tij Hare Krishna Saha. Ai bleu toka në Baufal të Barisalit dhe nisi një zamindari edhe aty. Ai kishte tre djemë, ndër të cilët, më vonë, zamindar do të bëhej Ram Xhoj Saha. Në atë kohë ai mori titullin Roj Çoudhuri nga Qeveria Britanike. Ram Xhoj Roj Çoudhuri kishte dy djemë. Baikuntha Roj dhe Nil Kantha Roj, që i ndanë zotërimet e babait. Pjesa e Baikuntha Rojit është pjesa më e madhe, ndërsa ajo e Nil Kantha Rojit është pjesa më e vogël. Baikuntha Roj nuk pati fëmijë. Ai adoptoi Mahim Çandra Rojin, i cili gjithashtu nuk pati fëmijë dhe adoptoi Mahendra Narajan Roj Çoudhurin nga Kalkuta. Mahim Çandra Roj mori titullin Bahadur. Në vitin 1914, djali i tij, Mahendra Narajan Roj Bahadur Mata dhe gruaja e Mahim Çandra Roj Bahadurit, Shiva Sundari Çoudhurani themeluan "Akademinë Baishrashi Shiva Sundari". Djali i tij ishte Nilkantha Roj Bahadur, i cili pati dy djemë, Raxhendra Çaran Maxhumdar Babu dhe Debendrababu.[2]

 
Pjesa e mbrapme e rezidencës

Zamindar Bari i Baufalit përbëhet nga dy struktura të vendosura në një sipërfaqe prej 11.97 acres (4.84 ha) të Baufal Mouzas. Rezidenca e Mahendra Raxhendra Roit gjendet në një sipërfaqe prej 22 acres (8.9 ha) në anën jugore të rrugës kryesore të upazilës Sadar. Muri i ndërtesës është 1.5 ft (0.46 m) i trashë i përbërë prej tullash 2.5 in (6.4 cm). Ndërtesa përbëhet prej 4 dhomash. Në pjesën ballore të ndërtesës ndodhen 6 kupola. Përballë ndërtesës jugore ndodhet një zonë ndenjjeje me dy karrige në formë elefanti. Në pjesën perëndimore ndodhet një ndërtesë e ngjashme me tre dhoma. Ndërtesa 40 ft (12 m) e lartë me çati llamarine është e vendosur përreth pemëve të larta.

Përballë rezidencës ndodhet një teatër i lartë, ku janë shfaqur pjesë të ndryshme të bashkësisë hindu. Rezidenca është e rrethuar me mure prej tulle 10 in (25 cm) të trashë dhe 9 ft (2.7 m) të lartë. Muret happen në hyrje harkore në anën lindore, në atë veriore dhe perëndimore. Pranë rezidencës ndodhen dy ujëmbledhës.

 
Verandë e degraduar e rezidencës

Raxhendra Çaran Maxhumdar Babu nuk pati fëmijë, kështu që adoptoi Ramesh Babunë. Devendra Babu pati një djalë të quajtur Dakshina Ranxhan Babu, i cili nuk pati fëmijë dhe adoptoi Dilip Babunë. Në fillim të shekullit të XIX, pati një debat mbi përkatësinë e një toke mes dy palëve, që shkoi deri në gjykatë. Më vonë, magjistrati i distriktit të Faridpurit ndërhyre dhe e zgjidhi mosmarrëveshjen. Pastaj, me ndihmën e Ambika Çaran Maxhumdar Babusë së Faridpurit, Dakshina Ranxhan Babu themeloi kolegjin qeveritar Raxhendra në kujtim të të atit, Xhetha Raxhendra Çaran Maxhumdar Babu. Disa pjesë të spitalit të vjetër qeveritar në Faridpur gjithashtu janë emërtuar sipas tyre. Mahendra Babu, zamindari i kësaj familjeje, ndërtoi Akademinë Mahendra Narajan në Nagarkanda.

Sukumar Babu shërbeu si kryetar i komunës së Sadarpurit nga viti 1934 deri në vitin 1946. Pas kësaj anëtarët e familjes zamindare u larguan për në Kalkuta, ndërsa Amaresh Babu shkoi në Dinaxhpur. Pasi u krijua Pakistani, nga viti 1947 deri në vitin 1962, kur u shfuqizua sistemi i zamindarisë, zamindarët kujdeseshin për zamindarinë duke qëndruar në Kalkuta. Pas shfuqizimit të sistemit të zamindarisë të gjithë trashëgimtarët, përveç zamindar Sukumar Roj Bahadurit, u larguan për në KalkutaIndi.

 
Tempull hindu në kompleks

Aty qëndroi vetëm Sukumar Roj Bahadur, zamindari i familjes. Pastaj gjysma e zamindar barit i kaloi Qeverisë së Pakistanit. Zamindar Sukumar Roj Bahaduri dhe familja e tij, më pas jetuan në gjysmën tjetër. Megjithatë, pas pavarësisë së Bangladeshit në vitin 1971, Sukumar Babu, kreu vetëvrasje në atë rezidencë. Pas kësaj, rezidenca u konsiderua e braktisur pasi nuk kishte kujdestar tjetër. Tashmë Qeveria e Bangladeshit zotëron gjysmën e rezidencës, ndërsa banohet nga zyrtarët e qeverisë.[3]

Përshkrimi

Redakto
 
Faltore e vogël hindu

Në kompleks ndodhen 14 ndërtesa fillimisht të ndërtuara në një sipërfaqe prej rreth 50 acres (20 ha). Por tashmë, rezidenca shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 30 acres (12 ha) dhe shumë pjesë të tokës janë zënë nga zaptues. Në kompleks ndodhet një ujëmbledhës me pesë ghate të shtruara me tulla të pjekura në diell. Aty ndodhen kopshte të bukur me pemë të ndryshme. Përveç këtyre në kompleks ndodhen Puxha Mandapa, tempuj Nat dhe tempuj hindu.[4]

Shumica e strukturave të zamindar barit tani janë pothuajse të rrënuara. Megjithatë, një pjesë e rezidencës përdoret akoma si zyrë tokash e administrata e upazilës Sadarpur. Çatia e ndërtesës dy-katëshe tashmë është rrënuar për shkak të prerjes së trarëve. Përveç kësaj, dyert e herkurta, dritaret, kangjellat e dhomave të ndërtesës janë vjedhur.[5]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "ফরিদপুরের ঐতিহ্যবাহী বাইশরশি জমিদার বাড়ি সংরক্ষণের দাবি". Daily Ittefaq (në bengalisht). 2 mars 2021.
  2. ^ Md. Sabbir Hasan (6 gusht 2018). "সংরক্ষণের অভাবে ধ্বংসের পথে-ফরিদপুর জেলার সদরপুরের বাইশরশি জমিদার বাড়ি". sadarpurkhobor.com (në bengalisht). Marrë më 1 gusht 2021.
  3. ^ "জমিদার রাজেন্দ্র বাবুর বাড়ি সংরক্ষণের দাবিতে মানববন্ধন". Bangla Tribune (në bengalisht). 9 shtator 2021. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2021. Marrë më 1 gusht 2021.
  4. ^ Md. Sabbir Hasan (6 gusht 2018). "সংরক্ষণের অভাবে ধ্বংসের পথে-ফরিদপুর জেলার সদরপুরের বাইশরশি জমিদার বাড়ি". sadarpurkhobor.com (në bengalisht). Marrë më 1 gusht 2021.
  5. ^ Shitangshu Bhoumik Ankur. "বিলুপ্তির মুখে বাইশ রশি জমিদার বাড়ি ও ইতিহাস". Daily Manobkanktha (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2021. Marrë më 1 gusht 2021.