Raxhbari i Muraparës
Raxhbari i Muraparës është një pallat i mirënjohur në upazilën Rupganxh të distriktit të Narayanganxhit në divizionin e Dhakës, Bangladesh. Ai gjendet në katundin Murapara, rreth 25 km (16 mi) në jug-lindje të Dhakës në Rrugën Narsindgi. Ai është i lidhur me një rrugës dytësore prej 5 km (3.1 mi) të shtruar me tulla në perëndim të Rrugës kryesore Dhaka-Sylhet.[1] Banorët lokalë e quajnë Zamindar Bari i Matherghatit.
Raxhbari i Muraparës | |
---|---|
মুড়াপাড়া রাজবাড়ি | |
Emra alternativ | Zamindar Bari i Muraparës, Zamindar Bari i Matherghatit |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Rezidencë |
Stili arkitektural | Përzierje e Arkitekturës Indo-Saraçene dhe Arkitekturës së Bengalit |
Vendndodhja | Murapara, upazila Rupganxh, distrikti i Narajanganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 23°46′51″N 90°31′15″E / 23.780905°N 90.520951°E |
Përfundimi | 1889 |
Technical details | |
Floor count | 2 |
Grounds | 8.3 ha (21 acres) |
Historia
Redakto"Raxhbari i Muraparës" është një nga shembujt e shquara të bashkësisë së pasur të vendosur në fshatin Murapara, rreth 25 km (16 mi) në jug-lindje të Dhakës në anën perëndimore të Rrugës Dhaka-Narsingdi.[2] Zamindar Bari ose Pallati i Muraparës u ndërtua nga themeluesi i familjes Murapara Raxh të quajtur Ramratan Banerxhi. Ai u caktua financier i zotërimeve të Natores duke u ngrit në një pozicion të lartë dhe bleu prona të mëdha. Një burim thotë se ishte Ramratan Banarxhi që e ndërtoi pallatin në vitin 1889, por burime të tjera thonë se ai vendosi vetëm themelet e ndërtesës. Qe Protap Çandra Banarxhi që duke lënë rezidencën e tij të vjetër dhe mbrapa saj ndërtoi pallatin e ri në vitin 1889.
Djali i tij Bixhoj Çandra Banerxhi ndërtoi një ndërtesë dhe krijoi dy ujëmbledhës përballë pallatit në vitin 1899. Në vitin 1909, kati i parë i pallatit u plotësua nga dy djemtë e tij, Xhagadish Çandra Banerxhi dhe Ashutosh Çandra Banerxhi.[3]
Pas ndarjes së Nënkontinentit Indian në vitin 1947, Xhagadish Çandra shkoi në Kolkata me familjen e tij. Që atëherë, rezidenca ka mbetur e braktisur. Në vitin 1948, qeveria e atëhershme e Pakistanit e mori në zotërim rezidencën dhe nisi verprimtaritë e një spitali dhe qendre korrektimi të të rinjve aty. Në vitin 1966, aty u vendos një shkollë dhe kolegj. Pas pavarësisë së Bangladeshit, në vitin 1986, Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit mori përgjegjësinë e menaxhimit të rezidencës si një monument arkeologjik. Tani njihet si Kolegji Qeveritar i Muraparës.
Arkitektura
RedaktoPallati piktoresk dy-katësh ka planimetri drejtkëndore dhe një façadë madhështore në perëndim prej rreth 200 ft (61 m) të gjatë. Përballë pallatit shtrihet një verandë 10 ft (3.0 m) e gjerë në të gjithë nivelet e pallatit, duke i paraprirë hyrjes te dhomat.
Rezidenca zamindare dy-katëshe ka 95 dhoma. Pranë saj ndodhen dy ujëmbledhës të afërt: ujëmbledhësi i madh përballë saj, ndërsa ujëmbledhësi tjetër pak më i vogël se ballori ndodhet në pjesën e mbrapme. Përveç kësaj, në të gjithë kompleksin ndodhen shumë salla kërcimi, stalla, tempuj, dyqane dhe ndërtesa kaçari. Për të vajtur te pallati kryesor duhet të kalosh nga një portë e madhe. Përkrahë pallatit ndodhet edhe një kopësht mangosh. Kreu i tempullit është rreth 30 ft (9.1 m) i lartë.[4] Përgjatë rrugës rrugës kryesor të kompleksit ndodhen dy manastire të vjetra.[5]
Thellësia e verandës përdoret si një mjet hijëzimi nga dielli në perëndim. Ai ka harqe gjysmë-rrethorë, sipërfaqet e të cilëve janë mbushur me dekorime prej gize me qelqe të gjelbër, të kuq dhe blu. Kjo e paraqet dyshemenë e verandës si një mozaik të modeluar plotë ngjyra duke ofruar mbrojtje nga dielli.
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Zamindar Bari i Baliadit
- Zamindar Bari i Baliatit
- Zamindar Bari i Srifaltalit
- Zamindar Bari i Teotas
- Dolmança e Zamindar Barit të Teotas
- Bara Sardar Bari
- Shankhanidhi House
- Varri i Kolombo Sahibit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Mauzoleu i Bibi Marjamit
- Fortesa e Haxhiganxhit
- Fortesa e Idrakpurit
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Xhangalbarit
- Ura e Panamit
- Bikramapuri
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Bengalit
- Arkitektura e Bangladeshit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
RedaktoWikimedia Commons has media related to Raxhbari i Maraparës. |
- ^ A. B. M. Husain (2007). Architecture: A History Through Ages (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 392. OCLC 845471338.
- ^ "A blend of details" (në anglisht). The Daily Star. 15 korrik 2003.
- ^ Reaz Hosain (12 mars 2016). "রূপগঞ্জের মুড়াপাড়া জমিদারবাড়ি". Alokito Bangladesh (në bengalisht).
- ^ Joynal Abedin Joy (3 qershor 2016). "ঢাকার পাশেই মুড়াপাড়া জমিদারবাড়ি" (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2016. Marrë më 29 shtator 2016.
- ^ "জমিদার বাড়ির স্মৃতি বুকে দাঁড়িয়ে অর্ধশতাব্দীর মুড়াপাড়া কলেজ". banglanews24.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2016. Marrë më 17 tetor 2016.