Zamindar Bari i Teotas
Zamindar Bari i Teotas ëshë një rezidencë e vjetër zamindarie dhe vend arkeologjik në Bangladesh i vendosur në fshatin Teota të upazilës Shibalaja në distriktin e Manikganxhit, divizioni i Dhakës.
Zamindar Bari i Teotas | |
---|---|
তেওতা জমিদার বাড়ি | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Rezidencë |
Stili arkitektural | Arkitektura Indo-Saraçene |
Vendndodhja | Teota, upazila Shibalaja, distrikti i Manikganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 23°51′31″N 89°46′42″E / 23.858707°N 89.778460°E |
Përfundimi | Shekulli i XVII |
Mbyllur | 1948 |
Grounds | 7.38 acres (2.99 ha) |
Historia
RedaktoSipas historianëve, kjo rezidencë zamindari u ndërtua në shekullin e XVII, nga zamindari Pançanan Sen. Sipas legjendës, Pançanan Seni ishte dikur shumë i varfër dhe ndërtoi këtë pallat pasi u bë zotëruesi i mjaft pasurive duke prodhuar duhan në rajonin e Dinaxhpurit. Më vonë, dy njerëz të quajtur Xhaishankar dhe Hemshankar themeluan një zamindari aty. Pas ndarjes së Indisë, të dy ata shkuan në Indi dhe rezidenca u braktis.[1]
Në këtë pallat poeti kombëtar i Bangladeshit, Kazi Nazrul Islam ra në dashuri me Pramila Devin, të cilës i shkroi "Ti je aq e bukur sa dua më shumë krime seki". Për të përkujtuar këtë ngjarje aty është vendosur një përmendore e tij.
Infrastruktura
RedaktoZamindar Bari i Teotas është ndërtuar në një hapsirë prej 7.38 acres (2.99 ha) tokë. Përreth pallatit kryesor ndodhen edhe dy struktura të tjera dhe një ujëmbledhës i madh.[2] Ndërtesa kryesore e pallatit është e njohur si "Laldighi Bhabani". Aty ndodhet gjithasthu një Navaratna matha dhe mjaft manastire të tjera, duke përfshirë edhe Natmandirin. Në të gjitha ndërtesat bëhen 55 dhoma.[3]
Dolmança
Redakto- Artikulli kryesor: Dolmança e Zamindar Barit të Teotas
Dolmança e Zamindar Barit të Teotas që njihet edhe si tempulli Navaratna Matha ndodhet pranë pallatit kryesor të Zamindar Barit të Teotas. Këtë tempull dolmança e ndërtoi familja zamindare për hyjnitë. Ky tempull u përdor gjatë festivalit të suingut pranveror.[1] Në Navaratna Matha zhvillohej gjithashtu festa plotë ngjyra e durga puxhas.[4]
Dolmança gjendet në bregun lindor të pellgut mes Kaçarit dhe Dolmançës. Ai është akoma në gjendje mjaft të mirë. Pjesa navaratna është një ndërtesë katrore 50 ft (15 m) me 50 ft (15 m) ndërtuar në tre nivele. Secili nivel është i zbukuruar me një tërësi prej nëntë "xhevahire" të vegjël si kasolle. Xhevahiret kanë hyrje të harkuara gjysmë-rrethore. Një mbishkrim tregon se ai u ndërtua në vitin 1858 dhe u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 1897. Më vonë në vitin 1906 ai u rinovua.[5] Lartësia e tij është 75 ft (23 m).
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Bara Sardar Bari
- Zamindar Bari i Srifaltalit
- Zamindar Bari i Baliatit
- Zamindar Bari i Baliadit
- Shankhanidhi House
- Dolmança e Zamindar Barit të Teotas
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Ura e Panamit
- Varri i Kolombo Sahibit
- Fortesa e Haxhiganxhit
- Fortesa e Idrakpurit
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Xhangalbarit
- Rrënojat e Vari-Bateshvarit
- Rrënojat e Raxhasanit
- Pallati i Raxha Harishçandrës
- Bikramapuri
- Nateshvar Deula
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b R. Roy (2012). "Teota Zamindar Family". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 4 shtator 2022.
- ^ Sohel Ahmed (31 korrik 2015). "কালের সাক্ষী তেওতা জমিদার বাড়ি". banglanews24.com (në bengalisht).
- ^ "তেওতা ও বালিয়াটি জমিদার বাড়ি". bd-pratidin.com (në bengalisht). 23 maj 2015.
- ^ "হিন্দু ঐতিহ্যের সাক্ষী তেওতা জমিদারবাড়ী". Eibela.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2021. Marrë më 25 tetor 2024.
- ^ Nazimundin Ahmed (1986). John Sanday (red.). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). The University Press Limited. fq. 84. ISBN 978-984-051091-7.
Bibliografia
Redakto- Nazimundin Ahmed (1986). John Sanday (red.). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). The University Press Limited. ISBN 978-984-051091-7.
- R. Roy (2012). "Teota Zamindar Family". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 4 shtator 2022.