Zamindar Bari i Srifaltalit
Zamindar Bari i Srifaltalit është një nga dy zamindar barët (rezidenca feudale pronarësh tokash) më të vjetër në upazilën Kaliakoir dhe një nga sitet arkeologjike të Bangladeshit. Ky zamindar bar është i ndarë në dy pjesë. Një pjesë quhet ana e madhe, ndërsa tjetra quhet ana e vogël. Rreth kësaj rezidence është publikuar një libër i titulluar "Itihas Sreefaltoli" i shkruar nga Dr. Mohammad Abul Bashar.
Zamindar Bari i Srifaltalit | |
---|---|
শ্রীফলতলী জমিদার বাড়ী | |
Emra alternativ | Zamindar Bari i Çiblatalit, Rezidenca e Srifaltalit |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Rezidencë |
Stili arkitektural | Arkitektura Neo-Klasike, Arkitektura Indo-Saraçene |
Vendndodhja | Srifaltali, upazila Kaliakoir, distrikti i Gazipurit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 24°04′06″N 90°12′35″E / 24.068454°N 90.209752°E |
Përfundimi | Shekulli XIX |
Height | |
Roof | E sheshtë me kupola çhatri |
Technical details | |
Material | Tulla, qerpiç dhe dru |
Floor count | 2 |
Vendndodhja
RedaktoKjo rezidencë zamindari është e vendosur përkrahë autostradës Dhaka-Tangail në zonën e Srifaltalit, vetëm 0.5 km (500 m) larg nga Pazari i Kaliakoirit ose stacioni i autobuzit në upazilën Kaliakoir të distriktit të Gazipurit, divizioni i Dhakës.
Me autobus nga Dhaka në Kaliakoir, zbret te nyja e Srifaltalit dhe ecën 5-6 minuta në krahun e majtë për të parë zamindar barin. Ose nga Gabtali në Dhaka shkon në Çandra në Gazipur, nga ku mer autobusin e Kaliakairit deri te “stacioni i autobusit të Kaliakairit”. Pastaj mund të shkosh te zamindar bari edhe me rikshou.[1]
Historia
RedaktoMe zotërimin e nëntë anave (njësi matëse vendase) të rezidencës së Srifaltalit u formua pargana e famshme e Talibabadit. Zamindaria u krijua nga Taleb Gazi, vëllai i Bhajal Gazit, një anëtar i famshëm i 12 bhujanëve gjatë Periudhës Mogule. Talebabad Goshthi erdhi nga Turoshko dhe nisi menaxhimin e zotërimeve feudale të Srifaltalit me nëntë ana të parganës së Talebabadit. Fatkeqësisht, nuk ka dokumente të shkruara të Taleb Gazit. Zamindar Barin e Srifaltalit e ndërtoi Rahim Nevaz Khan Çoudhuri, zotëruesi kryesor i kësaj prone feudale, që ishte djali i vogël i Khoda Nevaz Khanit. Në menaxhimin e zamindarisë, ai përdorte si zyrë rezidencën e tij të Kaçarit ashtu dhe rezidencën me kopësht të Adharias. Shtrirja e zamindarisë së tij arrinte deri në Majmensingh, Narsingdi dhe Saturia. Rahimi fitoi respekt të madh te njerëzit pasi kreu vepra për mirëqenien e tyre. Për shkak të përpjekjeve të tij këmbëngulëse, rreth 100 vjet më parë, pargana e Talibabadit u nda nga Savari dhe u bë e njohur si një stacion i ri policor i quajtur Kaliakoir. Ai ishte në krye të zamindarëve të tjerë të kohës së tij në vendosjen e drejtësisë, shërbimit social dhe bamirësisë. Ai vdiq në 13 maj 1913 (30 baishakh i vitit 1320 të kalendarit bengalez).[2]
Përshkrimi
RedaktoZamindar Bari i Srifaltalit ëshë një rezindencë zamindarie e shekullit të XIX, ndërtuar në Arkitekturën Indo-Saraçene. Kompleksi zotërohej nga dy vëllezërit Karim dhe Rahim Nevaz Khan Çoudhuri. Karimit i përkiste ndërtesa e quajtur "Bara Taraf", ndërsa Rahimit ndërtesa e quajtur "Çoto Taraf". Secila nga ndërtesat ka portën e saj të veçantë.[3]
Ndërtesa është e vendosur në bregun e lumit Buriganga. me një oborr dhe kopësht. Ajo është një ndërtesë dy-katëshe, me verandë në katin e dytë, që ka mjaft dhoma, duke përfshirë dhomën e ngrënies, dhomën e ndërrimit dhe një dhomë gjumi.[4] Mes dy ndërtesave ndodhet një xhami. Ndërtesat janë të pasura me elemente arkitekturore të cilësisë së lartë teknike të periudhës koloniale. Ndërtesa është drejtkëndore me një hapsirë hyrjeje me kolonada që funksionon si një hapsirë gjysmë e jashtme përballë ndërtesës me veranda. Çatia është e sheshtë, ku janë përdorur trarë druri ngjashëm me metodën "kori borga". Në krye të saj janë vendosur kupola çhatri.
Materialet e këtij zamindar bari janë miqësore me natyrën, duke përfshirë tullat dhe qerpiçin (kada mati) dhe druri. E gjithë ndërtesa ka strehë që e mbrojnë nga shiu dhe dielli. Dritaret janë prej druri duke nisur nga niveli i zoklaturës, me grila për të siguruar ventilim maksimal, dritare me katër panele për përshtatje në përdorim si stili i periudhës së fundit koloniale, duke marrë parasysh kushtet klimatike, ndërsa dyert, po prej druri, janë me dy kanata. Muret e saj janë të trashë me tulla, qerpiç, të suvatuar me qerpiç, me ngjyra natyrore, dhe të zbukuruar me modelime në terrakotë.
Ndërtesa ka ballkone të varura të ndërtura me teknikën speciale të sistemit konsullor të tipit pendentiv si stalaktide. Kolonat janë gjysmë tetëkëndore dhe cilindrike dhe mbajnë peshën e arkadave të hapura. Harqet janë të tipit kuspor. Ndërtesa ka dy lloje balustradash, një e hapur në çatinë e taracës, ndërsa tjetra është balustrada në ballkonin e katit të parë.
Tani ndërtesa e Rahim Nevaz Khan Çoudhurit përdoret akoma si rezidencë, por ndërtesa e Karimit është e braktisur. Megjithëse zyrtarisht është nën kujdesin e Departamentit të Arkeologjisë së Bangladeshit, në fakt ajo është lënë pas dore.[5] Asaj nuk i janë bërë riparime dhe disa pjesë saj si krahu i djathtë i balustradës së katit të parë tashmë është dëmtuar. Pjesa e djathtë, Çoto Tarafi është rikonstruktuar, por nuk është ruajtur autenticiteti i saj te kolonat, dritaret, dyert, shkallët dhe te zbukurimet. Pjesa e re nuk ngjan me të vjetrën, pasi, për shembull, ata përdorën çimento në vend të qerpiçit.
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Zamindar Bari i Baliatit
- Zamindar Bari i Baliadit
- Zamindar Bari i Teotas
- Shankhanidhi House
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Bara Sardar Bari
- Ura e Panamit
- Varri i Kolombo Sahibit
- Rrënojat e Vari-Bateshvarit
- Rrënojat e Raxhasanit
- Pallati i Raxha Harishçandrës
- Fortesa e Haxhiganxhit
- Fortesa e Idrakpurit
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Xhangalbarit
- Bikramapuri
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ "Sreefaltali Zamindar Bari A Historical Place At Gazipur". lrbtravelteam.com (në anglisht).
- ^ Sadia Islam (23 shkurt 2017). "গাজীপুরে শ্রীফলতলী জমিদার বাড়ী". bd24times.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2017. Marrë më 18 prill 2018.
- ^ "Sreefaltali Zamindar House". travelwherebd.com (në anglisht). maj 2023.
- ^ "7. Sreefaltali Zamindar Bari". travelplacebd.com (në anglisht). 23 nëntor 2021.
- ^ "Shrifaltali zamindar house, Kaliakair". agami24.com (në bengalisht). 5 qershor 2022.