Zamindar Bari i Baliadit

Rezidencë historike në Bangladesh

Zamindar Bari i Baliadit është rezidenca më e vjetër e zamindarit në upazilën Kaliakoir, distrikti i Gazipurit dhe një nga vendet arkeologjike të divizionit të DhakësBangladesh.

Zamindar Bari i Baliadit
বলিয়াদী জমিদার বাড়ী
Pamje ballore e Zamindar Barit tw Baliadit
Emrat forumesXhahangir Farman
Emra alternativRezidenca Baliadi
Informacion i përgjithshëm
TipiPallat rezidencial
Stili arkitekturalArkitektura Koloniale
VendndodhjaBaliadi, upazila Kaliakoir, distrikti i Gazipurit, divizioni i Dhakës,  Bangladesh
Koordinatat24°02′52″N 90°11′57″E / 24.047760°N 90.199285°E / 24.047760; 90.199285
PërfundimiShekulli XVII
PronarFamilja Baliadi Sidikui
Technical details
MaterialTulla, qerpiç
Floor count3

Përshkrimi

Redakto

Zamindar Bari i Baliadit ndodhet në katundin Baliadi të upazilës Kaliakoir në zonën e parganës Talebabad, në distriktin e Gazipurit, divizioni i Dhakës, vetëm 2 km (1.2 mi) në jug të Pazarit të Kaliakoirit. Rezidenca paraqet arkitekturën madhështore koloniale që shfaq fuqinë e periudhës së zamindarisë. Ajo paraqet detaje të ndërlikuara, oborre të mëdhenj dhe elemente elegante dizajni.[1] Struktura kryesore tre-katëshe e kompleksit ndodhet në mes të një sipërfaqeje të rrethuar me mur në një mjedis të gjelbër. Ajo ka një kupolë të bardhë në krye, përreth të cilës ndodhen çhatri të vogla.[2]

Historia

Redakto

Zamindaria e Baliadit u themelua me 3278 banorë në rreth 152 muza. Administratori i këtij zotërimi feudal ishte një pasardhës i kalifit Abu Bakr Sidiki. Që nga trashëgimtari i katërt, Kasem Sidikui deri te i pesëmbëdhjeti, Shahab Udin Sidikui familja jetoi në Turqi. Trashëgimtarët e gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë, përkatësisht Nizamudin Sidikui dhe Zahirudin Sidikui u vendosën në Indinë Veriore. Trashëgimtari i tetëmbëdhjetë, Shah Kutub Udin Sidikui, i njohur në histori gjerësisht si navab Kutubudin Khan Kokaltas ose Sheikh Kuku Koban. Ai ishte djali i adoptuar i perandorit mogul Akbari i Madh dhe një zyrtar i lartë i oborrit mbretëror të Delhit. Ai u caktua subahdar (guvernator) i Bengalit nga perandori Xhahangir pak pas subahdarit të famshëm Islam Khan.

 
Porta e kompleksit

Në vitin 1607, ai u vra nga Shaikh Afghani në Burdvan. Djali i tij, Saad Udin Sidikui, u dërgua nga subahdari Islam Khan i Xhahangirnagarit (Dhaka) për të shtypur afganin rrebel Osman Khan bashkë me Shuxhat Khanin, kryekomandantin e ushtrisë. Saad Udin Sidikui tregoi zotësi të jashtëzakonshme në këtë ekspeditë. Si shpërblim, perandori Xhahangir i dha atij "xhagir darin" e tre parganave: Çandra Pratapi, Aminabadi dhe Talibabadi (1612). Ai u vendos në fshatin Pulkhar në parganën Talebabad. Familja jetoi në fshatin Pulkhar deri në trashëgimtarin e tridhjetë, Çoudhuri Abdul Vazed Sidikui.

Çaudhuri Nazem Udin Hosain Sidikui, trashëgimtari i 31-të, krijoi një rezidencë të re në fshatin e Baliadit në parganën Talebabad. Që atëherë familja u vendos në Baliadi. Familja më e vjetër tradicionale zamindare e Bangladeshit në Baliadit është e njohur kudo si Familja Baliadi Sidikui. Që nga koha e perandorit mogul Xhahangir, familja ka jetuar në parganën Talebabad dhe pjesë të tjera të vendit dhe jashtë, duke ruajtur traditat.

Zotërimet feudale të Baliadit u themeluan nga fermani i perandorit mogul Xhahangir (1612). Në vitin 1612, e gjithë Thana Kaliakoir u përfshi në zotërimet feudale të Baliadit. Popullsia e stacionit policor të Kaliakoirit ishte 3278 banorë. Ky zotërim i vjetër feudal në Bangladesh është akoma duke e vijuar aktivitetin edhe tani. Saad Udin Sidikui, djali i navab Kutubudin Sidikuit, ishte pronari i parë zotërimeve të Baliadit.

 
Pamje e përparme e pallatit

Historia e zotërimeve feudale të Baliadit nga trashëgimtari i 35-të është si vijon: Khan Bahadur Çoudhuri Kazem Udin Ahmed mori titullin e Khan Bahadurit më 2 qershor 1923 me rastin e ditëlindjes së mbretit të Anglisë. Ai ishte presidenti themelues i Lidhjes Myslimane Asam Bengal në vitin 1905. Navab Sir Salimullahu i Dhakës shërbeu si sekretar i përgjithshëm. Çoudhuri Labib Udin Ahmed Sidikui është djali i vetëm i Çoudhuri Kasem Udin Ahmed Sidikuit. Khan Bahadur Çoudhuri Labibudin Ahmed Sidikui mori titullin e Khan Bahadurit të dhënë nga mbreti i Anglisë në vitin 1945. Ai kishte tre djem, Çoudhuri Tanvir Ahmed Sidikui, Çoudhuri Dabir Udin Ahmed Sidikui dhe Çoudhuri Rakib Udin Ahmed Sidikui, dhe tre vajza.[3]

Statusi i tanishëm

Redakto

Tashmë, zamindari i këtij zotërimi feudal të Baliadit është Çoudhuri Tanvir Ahmed Sidikui. Çoudhuri Tanvir Ahmed Sidikui lindi në 14 shkurt 1939. Pas babait të tij, ai mori detyrën e zamindarit të zotërimeve të mëdha të Baliadit më 5 maj 1957, në moshën 18 vjeçare. Ai ishte Ministër Shteti për Tregtinë në kabinetin e presidentit Ziaur Rahman nga 26 prilli 1980 deri në 7 nëntor 1981.

Vëllai i Çoudhuri Tanvir Ahmed Sidikuit, Çoudhuri Dabir Udin Ahmed Sidikui u zgjodh anëtar i bordit të distriktit të Dhakës në vitin 1966. Ai ishte drejtues i Bankës Qëndrore të Dhakës në vitin 1968. Ai u zgjodh president i Bordit Federal të Dhomës së Tregtisë dhe Industrive të Bangladeshit nga viti 1979 deri në vitin 1981. Ai ishte presidenti themelues i Dhomës Islamike të Tregtisë dhe Industrive, shoqëria e vetme tregtare në botën myslimane. Shoqata e tregtarëve formoi përfaqësi bashkëpunuese të 42 vendeve myslimane në Stamboll, Turqi në vitin 1979.

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Baliadi Jaminder Bari". touristplaces.com.bd (në anglisht).
  2. ^ "Baliadi Jaminder House". agami24.com (në bengalisht). 5 qershor 2022.
  3. ^ Jahangir Alam (7 gusht 2011). "কালের সাক্ষী হয়ে দাঁড়িয়ে আছে বলিয়াদী জমিদার বাড়ী". Daily Sangram (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2018.