Zamindar Bari i Hemnagarit
Zamindar Bari i Hemnagarit i quajtur Parir Dalan nga banorët është një rezidencë magjepsëse në fshatin Shimla Para, Hemnagar mouza (ish Shimlapara mouza) të upazilës Gopalpur, në distriktin e Tangailit, divizioni i Dhakës, Bangladesh.
Zamindar Bari i Hemnagarit | |
---|---|
হেমনগর জমিদার বাড়ি | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Rezidencë |
Stili arkitektural | Arkitektura Neo-Klasike |
Vendndodhja | Katundi Shimla Para, Hemnagar mouza (ish Shimlapara Mouza) të upazilës Gopalpur, në distriktin e Tangailit, divizioni i Dhakës, Bangladeshi |
Koordinatat | 24°33′56″N 89°51′13″E / 24.565459°N 89.853667°E |
Përfundimi | 1890 |
Technical details | |
Floor count | 2 |
Grounds | 30 acres (12 ha) |
Historia
RedaktoKëtë rezidencë e ndërtoi Hemçandra Çoudhuri në vitin 1890. Ai e drejtonte popullin e kësaj zonë me dorë të rëndë. Për të kaluar zamindar barin, ata duhet të ecnin zbathur dhe të përkulnin kokat vazhdimisht dhe të ecnin së prapthi për të treguar nënshtrimin e tyre ndaj zotit feudal.[1] Në vitin 1880 (viti 1286 i kalendarit bengalez), Hemçandra Çoudhuri iku nga Raxhbari i Ambarias në upazilën Madhupur dhe ndërtoi një pallat të ri në fshatin Subarnakhali të komunës Xhhavail të upazilës Gopalpur. Ai nisi ta menaxhonte zamindarinë (zotërime feudale) nga aty.
Subarnakhali ishte një port i famshëm lumor në brigjet e lumit Jamuna. Në atë kohë, për shkak të komunikimit të lehtë me Kalkutan, avulloret nga Assami dhe Kalkuta kalonin në Subarnakhali. Me nismën dhe përpjekjet e disa zamindarëve hindu, duke përfshirë Hemçandra Çoudhurin, në vitin 1905 linja hekurudhore u zgjat nga Majmensinghu për në Xhaganathganxh Ghat. Kjo e lehtësoi komunikimin e Kalkutës me Dhakën nëpërmjet hekurudhës dhe avulloreve. Hembabu ndërtoi rrugën gjarpëruese prej 5 km (3.1 mi) nga Subarnakhali deri te Xhaganathganxh Ghat të upazilës Sarishabari. Dihet se kjo është rruga e parë e shtruar në upazilën Gopalpur.[2]
Megjithatë, porti lumor i Subarnakhalit bashkë me Pallatin e Hemçandrës, më vonë u përmbyt nga lumi Jamuna kur ai ndryshoi rrjedhën gjatë dekates së fundit të shekullit të XIX. Zamindar Hemçandra Çoudhuri kishte gjithashtu një rezidencë tjetër që gjendet në komunën Bajlor të thanës Trishal në distriktin e Majmensinghut.[2] Hemçandra vdiq në vitin 1925 në Kashi të Indisë. Pasardhësit e tij e lanë vendin kur në 1965 në zonë shpërthyen kofliktet. Subarnakhali e ka humbur traditën e tij dhe sot mban emrin Sonamui / Sonamukhi.
Gjatë Luftës për Lirinë e Bangladeshi në 1971, luftëtarët e lirisë së Kaderia Bahinit e përdorën pallatin si një nga bazat e tyre për të luftuar kundër forcave pushtuese pakistaneze. Më vonë, në vitin 1989, në pjesën kryesore të kompleksit, në 6.33 acres (2.56 ha) u vendos me qera nga qeveria Kolegji i Hemnagarit.[2]
Përshkrimi
RedaktoHemçandra Çoudhuri në vitin 1890 (viti 1296 i kalendarit bengalez) ndërtoi një pallat të ri dy-katësh në Simlapara mouza. Ai gjendet tre kilometra në jug-lindje të Subarnakhalit. Brenda kompleksit të rrethuar me mure të trashë dhe të lartë janë hapur disa puse për ujë të pijshëm. Në kompleks ndodheshin një kopësht zoologjik, "puxha-paja", stalla e elefantëve dhe lulishtja. Përballë ndërtesës kryesore ndodhej një teatër dy-katësh. Brenda kompleksit, përballë pallatit ndodhej një ujëmbledhës i madh (dighi) me ghat të shtruar me tulla të pjekura në diell dhe surki. Dighit dhe ndërtesat me "puka" u ndërtuan për të afërmit përreth pallatit kryesor.
Muret, shtyllat, portat etj. të ndërtesës kryesore janë zbukuruar me lule, yje, pemë etj. duke përdorur qelq të ngjyrosur. Pallati dy-katësh ka dy skulptura të bukura në pjesën e përparmë të kreut të tij, të veshura me guacka dhe gurë të çmuar, me dizajne të bukura bimësh kacavjerrëse. Për shkak të dy shtatoreve që ngjajnë si engjëj në krye të tij, banorët e quajnë "Pallati i Engjëjve" (Parir Dalan). Pallati i ndërtuar me tulla surki nga artizanë dhe muratorë të sjellë nga Delhi dhe Kalkuta duket si një kryevepër arti. Ndërtesa me qindra dhoma e vendosur në një sipërfaqe prej 30 acres (12 ha).
Në vitin 1989 në ndërtesës kryesore të rezidencës zamindare u vendos Kolegji i Hemnagarit. Në anën jugore të kompleksit është ndërtuar një pazar i madh (Pazari i Hemnagarit). Zona është emërtuar Hemnagar sipas emrit të Hemçandra Çoudhurit.
Kompleksi ndodhet në një gjendje të mjeruar. Muret po i zaptojnë bimët që janë rritur të pa penguara. Të gjitha dyert dhe dritaret janë vjedhur, ndërsa brenda dhomave të pista qëndronin kafshë, që më vonë u larguan .[2]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Zamindar Bari Çoudhuri i Nagarpurit
- Zamindar Bari i Pakutias
- Zamindar Bari i Dhanbarit
- Zamindar Bari i Maherës
- Mojez Manzili
- Zamindar Bari i Baliadit
- Zamindar Bari i Baliatit
- Zamindar Bari i Srifaltalit
- Zamindar Bari i Teotas
- Raxhbari i Muraparës
- Bara Sardar Bari
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Xhangalbarit
- Bikramapuri
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Bengalit
- Arkitektura e Bangladeshit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ Saiful Islam (31 korrik 2015). "৭০ বছর পর শেকড়ের সন্ধানে". Daily Naya Diganta (në bengalisht). Marrë më 31 tetor 2016.
- ^ a b c d Mirza Shakil (16 prill 2019). "Heritage Site in a Shambles". The Daily Star (në anglisht).