Mojez Manzili
Mojez Manzili është një rezidencë e Periudhës së Raxhit Britanik në Faridpur, në divizionin e Dhakës në Bangladesh. Ai u ndërtua nga tregtari zamindar Çoudhuri Mojezudin Bishvash.[1]
Mojez Manzili | |
---|---|
ময়েজ মঞ্জিল | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Rezidencë |
Vendndodhja | Faridpur, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 23°36′20″N 89°50′49″E / 23.605441°N 89.847064°E |
Përfundimi | 1885 |
Renovimi | 1916 |
Kosto | 11 000 000 rupi |
Pronar | Familja Bishvash |
Grounds | 6.77 ha (16.7 acres) |
Historia
RedaktoNdërtimi i pallatit përfundoi në vitin 1885, me një kosto prej 11 000 000 rupish, një shumë e dhuruar nga secili zamindar i familjes nga të ardhurat vjetërore. Pallati është një nga më mbresëlënësit me mjaft pallateve të ndërtuar nga familja. Ai u rinovua prapë në vitin 1916. Familja ndërtoi gjithashtu mjaft pallate të tjerë përgjatë Faridpurit. Ata përfshijnë Pallatin Bishvash Bari, Pallatin Çoudhuri Bari dhe Pallatin Bishvash Bari II. Pjesa e mbetur ndodhen në Çanpur të vendosur përgjatë një blloku të vazhduar me një sipërfaqe prej 200 acres (81 ha), ku më i madhi prej tyre ka 172 dhoma.
Çoudhuri Mojezudin Bishvash, zamindari legjendar i Faridpurit dhe kreu i familjes u vendos në këtë pallat në vitin 1886 duke e bërë atë selinë zyrtare të zotërimeve të gjera feudale, që përfshinin shumicën e Faridpurit. Pallati ishte vendbanimi i djemve të Mojezudinit: revolucionarëve të shquar anti-britanikë Çoudhuri Abdallah Zahirudin (Lal Mia), Jusuf Ali Çoudhuri Mohon Mia dhe Enajet Hosain Çoudhuri Tara Mia që u bënë politikanë udhëheqës në Periudhën e Pakistanit. Ai bujti edhe konventa politike, socio-ekonomike dhe kulturore.
Mojez Manzili ishte pallati i vetëm jashtë Dhakës në të gjithë Bengalin Lindor që u vizitua rregullisht nga drejtuesit politikë të Nënkontinentit. Ata përfshijnë Netaxhi Subhash Çandra Bozen, Sher-e-Bangla A. K. Fazlul Hukun, Husejn Shahid Suhravardin dhe Sir Muhamad Zafrulla Khanin. Vendi u vizitua edhe nga Mahatma Gandi, aktorë të famshëm të industrisë filmike indiane nga vitet 1930 dhe 1940, si dhe nga shumica e politikanëve të shquar duke përfshirë presidentë dhe kryeministra të Pakistanit përgjatë viteve 1950 dhe 1960.
Mjedisi
RedaktoMojez Manzili gjendet në zemër të qytezës së vjetër koloniale të Faridpurit, pranë "Circuit House". Ai qëndron akoma në mënyrë mbresëlënëse, në një sipërfaqe prej 6.77 ha (16.7 acres) me kopshte dhe lëndina i ngjyrosur me të bardhë shkëlqyese. Disa anëtarë të familjes banojnë brenda kompleksit. Fillimisht kompleksi përbëhej nga një sipërfaqe prej më shumë se 13.8 ha (34 acres), por në fillim të viteve 1900, nga sipërfaqja e kompleksit u shkëputën pjesë për Shkollën e tanishme të Mesme të Vajzave Halima dhe Shkollën e Mesme Mojezudin duke bërë disa rrugë përmes tij.
Ai ka mjaft dhoma përgjatë 4 ndërtesave, një xhami të bukur, mauzoleun e Çoudhuri Mojezudin Bishvash dhe anëtarëve të afërt të familjes së tij si dhe dy ujëmbledhës të mëdhenj.
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Zamindar Bari i Baliadit
- Zamindar Bari i Baliatit
- Zamindar Bari i Srifaltalit
- Zamindar Bari i Teotas
- Raxhbari i Muraparës
- Bara Sardar Bari
- Shankhanidhi House
- Varri i Kolombo Sahibit
- Mauzoleu i Bibi Marjamit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Ura e Panamit
- Fortesa e Haxhiganxhit
- Fortesa e Idrakpurit
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Xhangalbarit
- Bikramapuri
- Rrënojat e Vari-Bateshvarit
- Rrënojat e Raxhasanit
- Pallati i Raxha Harishçandrës
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ "স্মরণ: শিক্ষাবিস্তারে এক অনন্য নাম মোহন মিয়া". banglanewes24.com (në bengalisht). 26 nëntor 2013. Marrë më 19 gusht 2020.