Zamindar Bari Çoudhuri i Nagarpurit

Rezidencë historike në Bangladesh

Zamindar Bari Çoudhuri i Nagarpurit është një rezidencë zamindare e vendosur në upazilën Nagarpur të distriktit të Tangailit, divizioni i Dhakës, Bangladesh.

Zamindar Bari Çoudhuri i Nagarpurit
নাগরপুর চৌধুরীবাড়ী
Informacion i përgjithshëm
TipiRezidencë
Stili arkitekturalArkitektura Indo-Saraçene
VendndodhjaUpazila Nagarpur e distriktit të Tangailit, divizioni i Dhakës,  Bangladeshi
Koordinatat24°03′13″N 89°52′30″E / 24.053644°N 89.875052°E / 24.053644; 89.875052
PërfundimiShekulli i XIX
PronarQeveria e Bangladeshit
Technical details
Floor count4
Grounds54 acres (22 ha)

Historia

Redakto

Zamindar Barin Çoudhuri në Nagarpur e ndërtoi Xhadunath Çoudhuri në një sipërfaqe prej rreth 54 acres (22 ha) në shekullin e XIX.[1] Thuhet se ai e planifikoi dekorimin e rezidencës së Nagarpurit sipas stilit të Kolkatës. Nga aty ai menaxhonte zamindarinë (zotërime tokash feudale të Bengalit). Për sa dihet nga historia, zamindarinë në Nagarpur e themeloi Çoudhuri Banshu me ndihmën e Subidha Khanit. Xhadunath Çoudhuri ishte trashëgimtari i familjes Çoudhuri. Ai kishte tre djemë: Upendra Mohan Çoudhurin, Xhagadindra Mohan Çoudhurin dhe Shashanka Mohan Çoudhurin. Satish Çandra Roj Çoudhuri, djali i madh i Upendra Mohan Çoudhurit ndërtoi shkolla, kolegje, tempuj, terrene lojrash, pazare dhe bamirësi të ndryshme në Nagarpur. Si mirënjohje ndaj veprave të tij filantropike, Qeveria Britanike i dha atij titullin "Rai Bahadur".[2]

 
Pamje e pallatit

Djali i vogël, Suresh Çandra Roj Çoudhuri ishte relativisht më i prirur ndaj kulturës perëndimore. Ai ishte më ekstravagant se të tjerët dhe shumë sportiv. Ai qe sekretari themelues i Klubit të Bengalit Lindor, një skuadër e famshme futbolli e nënkontinentit.[2]

Pas ndarjes së Nënkontinentit Indian në vitin 1947, qeveria e atëhershme i bleu të gjitha zotërimet e familjes Çoudhuri në Bangladesh. Tanimë, në ndërtesën kryesore të kompleksit është vendosur kolegji femëror i Nagarpurit, ku vijnë vajza nga zona të largëta për të studiuar. Në këtë kohë në këtë kollegj studiojnë 3 mijë studente.[2]

 
Pamje e pallatit

Përshkrimi

Redakto

Zamindar Bari Çoudhuri gjendet në upazilën Nagarpur të distriktit të Tangailit. Në lindje të kompleksit rrjedh lumi Dhaleshvari, ndërsa në perëndim ai Jamuna. Kompleksi është ndërtuar në një mjedis të bukur në jug të të cilit ndodhet një ujëmbledhës (dighi) prej 11 acres (4.5 ha), që njihet si Upendra Sarobari. Çdo mëngjes familja Çoudhuri zgjohej nga tingujt e Bhairavit të Shehnait.

Rezidenca katër-katëshe e zamindarëve të Nagarpurit, e ndërtuar në një përzierje të Arkitekturës Perëndimore me atë mogule. Ajo ka disa ndërtesa të mëdha dhe të vogla, interiori të cilave është zbukuruar me gurë të bukur të bardhë. Mes strukturave të tjera të rezidencës përfshihen pallati kryesor, "Nahabat Khana", Ndërtesa e mysafirëve, një karro e tërhequr nga kuaj me kyc zbukurues të punuar artistikisht në formë sesami, salla e varur e "puxha arçanas", ndërtesa e bardhë dhe Rang Mahali.[2]

 
Pamje e pallatit

Në kompleks mbaheshin kuaj tërheqës për menaxhimin e zamindarisë dhe nevoja biznesi. Për këtë ishte ndërtuar një ndërtesë me punime të bukura artizanale ku përveçkuajve qëndronte dhe kujdestari i tyre. Përkrahë Rang Mahalit ndodhej një kompësht i bukur zoologjik, ku gjendeshin pallonj, kakatoa, drerë, mina, tigra, luanë etj. që ishte ndërtuar me dëshirën e Suresh Çoudhurit.[2]

Struktura të tjera janë Çoudhuribari Xhhulan Dalani, ku familja Çoudhuri kryente ceremonitë e lashta indine të adhurimit të përditshëm. Veçanërisht në vitin e Xhjotsna Tithit të Shravanit, bashkë me ceremoni të tjera fetare, këtu u vunë në skenë drama të ndryshme. Aty, pas pavarësisë së Bangladeshit, u vra brutalisht nga keqbërës Milon Devi (ose Milon Kartri), përfaqësuesi i fundit i familjes Çoudhuri, ndërsa po kryente adhurimin "Vrindaban Bigraha".

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Nagarpur Zamindar Bari, Tangail – A Wonderful Tourist Spot in Bangladesh". bdsearcher.com (në anglisht).
  2. ^ a b c d e Tanzinul Haque Ruman (21 nëntor 2020). "Nagarpur Chowdhury Bari attracts tourists". Bangladesh Post (në anglisht).[lidhje e vdekur]