Zamindar Bari i Maherës

Rezidencë historike në Bangladesh

Zamindar Bari i Maherës është një rezidencë zamindare e shekullit të XIX në Mirzapur, distrikti i Tangailit, divizioni i Dhakës, Bangladesh. Tashmë ai përdoret si një shkollë trajnimi për policinë.[1][2] Zamindar Bari u ndërtua në Mirzapur para viteve 1890. Zamindar Bari i Maherës është rezidenca më e konservuar dhe mirëmbajtur në vend. Ai përfaqëson kulturën, stilin e jetesës dhe historinë e rajonit gjatë Periudhës Britanike.

Zamindar Bari i Maherës
মহেরা জমিদার বাড়ি
Zamindar Bari i Maherës
Informacion i përgjithshëm
TipiRezidencë
Stili arkitekturalArkitektura Neo-Klasike
VendndodhjaMahera, Mirzapur, distrikti i Tangailit, divizioni i Dhakës,  Bangladesh
Koordinatat24°09′45″N 90°02′31″E / 24.162569°N 90.041829°E / 24.162569; 90.041829
Përfundimi1890
Grounds8 acres (3.2 ha)

Distrikti i Tangailit është mjaft i famshëm për sundimin zamindar me tre nga zamindaritë më të mëdha në rajon që besohet se janë themeluar gjatë Periudhës Mogule. Për më tepër, në këtë zonë u zhvilluan edhe mjaft zamindari të vogla, reputacioni i të cilave është akoma e pranishëm. Një nga këto zamindari ishte dhe ajo e Maherës.

Vendndodhja dhe aksesi

Redakto
 
Maharaj Lodge

Zamindar Bari i Maherës shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 8 acres (3.2 ha), rreth 18 km (11 mi) larg nga Tangail Sadari në divizionin e Dhakës. Ai gjendet pranë Autostradës Dhaka-Tangail, rreth 4 km (2.5 mi) në lindje të Pazarit Natiapara. Përballë dy hyrjeve të bukura të rezidencës ndodhet një liqen i quajtur Bishakha Sagar. Në pjesën e mbrapme të ndërtesës kryesore ndodhen edhe dy ujëmbledhës të tjerë të quajtur Pasra dhe Rani si dhe një kopësht i bukur me lule. Pranë "Vishakha Sagarit", në anën jugore, ndodhet "Amr Kanani" i madhe dhe tre ndërtesa të mëdha me Naib Saheb Lodge, Kacharani Lodge, Gomstad Lodge, kopshte dhe banesa të tjera.

 
Singhodar & Kalicharan Lodge

Shumë autobusa nga terminali i autobusave Moakhali në Dhaka mund të marrin shpejt turistë për te Zamindar Bari i Maherës, që mund të marrin turistë edhe në stacionin e autobusave në Kollanpur, Natia Para në Pakulla etj. Nga pazari i Natia Paras turistët do të jenë të aftë të gjejnë rikshou të ndryshëm që do ti çojnë ata lehtësisht te Zamindar Bari i Maherës. Udhëtimi i përgjithshëm nuk do të marrë më shumë se tre orë e gjysmë, maksimumi pesë orë nëse trafiku do të jetë shumë i ngarkuar.

Historia

Redakto
 
Ndërtesë e kompleksit

Rezidenca zamindare u ndërtua në vitin 1890 në Mirzapur të distriktit të Tangailit, nga Kali Çaran Saha, duke ndjekur stilin e qytetit të Kordobës, në Spanjë.[3][4] Dy vëllezërit Kali Çaran Saha dhe Anand Saha u zhvendosën nga Kalkuta për në fshatin Mahera. Përveç zotërimit të tokave, ata merreshin me tregtinë e jutes dhe kripës. Ata zotëronin sipërfaqe të mëdha tokash në pjesë të ndryshme të Bangladeshit. Gjatë ndarjes dhe luftës për pavarësinë e vendit, shumica e tyre u zhvendosën në Indi. Vetëm pak prej tyre jetojnë në Tangail. Njerëzit thonë se ata i ndërtuan strukturat para krijimit të zamindarisë së tyre, meqë ata kishin qenë të pasur. Ata kryen shumë veprimtari në dobi të mirëqenies publike në këtë zonë si shumë shkolla, rrugë, furnizimin me ujë. Pastaj gradualisht filluan të ndërtonin ndërtesat e mëdha. Gjatë Luftës për Çlirimin e Bangladeshit në 1971, Ushtria e Pakistanit e sulmoi kompleksin duke vrarë pesë fshatarë bashkë me gruan e zamindarit. Më vonë familja zamindare e la vendin me varkë përgjatë lumit Lohaxhang.

 
Ndërtesa të kompleksit

Në këtë vend u vendos kampi "Mukti Bahini". Në vitin 1982 u ndërmor nisma për ta kthyer rezidencën në një shkollë trajnimi për policinë. Në vitin 1990 shkolla e trajnimit të policisë u kthye në një qendër për trajnimin e policisë.[5][6][7]

Strukturat e tjera

Redakto
 
Chowdhury Lodge

Chowdhury Lodge: Shtyllat e kësaj ndërtese rozë janë ndërtuar në stilin e Arkitekturës Romane. Brenda, ndërtesa ka një tavan të valëzuar, të dizenjuar bukur. Përballë kësaj ndërtese dy-katëshe ndodhet një kopësht i bukur me një lëndinë të gjelbër.[8]

 
Ananda Lodge

Maharaj Lodge: Në pjesën ballore të "Maharaj Lodge" ndodhen gjashtë kolona të stilit arkitekturor Bizantin. Në pjesën ballore të tij ndodhen një palë balustrada dhe një verandë e varur që ia shton bukurinë ndërtesës. Ndërtesa ka një tërësi prej dymbëdhjetë dhomash, me një kopësht përballë dhe një fushë tenisi në pjesën e mbrapme. Tashmë kjo ndërtesë përdoret si një terren qitjeje.[8]

Ananda Lodge: "Ananda Lodge" është ndërtesa më tërheqëse e Zamindar Barit të Maherës, si dhe ndërtesa më ekstravagante dhe elegante e kompleksit. Kolonat nanë në ngjyrë blu dhe të bardhë. Përballë "Ananda Lodge" ndodhet një kopësht me shtatore drerësh, tigrash dhe kafshësh të tjera,[8] që përfaqësojnë shijen artistike të Periudhës Britanike.

Kalicharan Lodge: E ndërtuar afër fundit të sistemit të zamindarisë, "Kalicharan Lodge" është shumë e ndryshme nga ndërtesat e tjera.[8] Ajo është ndërtuar në Stilin Arkitekturor Anglez, në formën e gërmës 'U'. Nga ndërtesa, mbasdite mund të shihen ndriçime të bukura dritash.

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "টাঙ্গাইলের জমিদার বাড়িতে একদিন (পর্ব-১)" [Një ditë në zamindar barin në Tangail (Pjesa 1)] (në bengalisht). Ekushey TV. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2018. Marrë më 31 maj 2020.
  2. ^ "ঘুরে আসুন টাঙ্গাইলের মহেরা জমিদার বাড়ি" [Le të vizitojmë rezidencën e zamindarit të Maheras në Tangail]. Boishakhi TV (në bengalisht). 15 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2017. Marrë më 31 maj 2020.
  3. ^ "টাঙ্গাইল জেলা". tangail.gov.bd (në bengalisht). Marrë më 31 maj 2020.
  4. ^ "Mohera Jamidar Bari". Daily Sun (në anglisht). Marrë më 31 maj 2020.
  5. ^ Sharmin Rezëana. "মহেড়া জমিদার বাড়ি". bdnews24.com (në bengalisht). Marrë më 31 maj 2020.
  6. ^ "টাঙ্গাইলের ঐতিহাসিক মহেরা জমিদার বাড়ি". banglanews24.com (në bengalisht). Marrë më 31 maj 2020.
  7. ^ "Mohera Zamindar Bari: The glory of Zamindars". The Daily Observer (në anglisht). Marrë më 31 maj 2020.
  8. ^ a b c d "Tranquility at Mahera Zamindar Bari". The Independent (në anglisht). Dhaka. Marrë më 31 maj 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto