Zamindar Bari i Pakutias
Zamindar Bari i Pakutias është një rezidencë zamindare e vendosur në komunën Pakutia, upazila Nagarpur e distriktit të Tangailit, divizioni i Dhakës në Bangladesh.
Zamindar Bari i Pakutias | |
---|---|
পাকুটিয়া জমিদার বাড়ি | |
Emrat forumes | "Tin Mahala" ose "Tin Tarafi" |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Rezidencë |
Stili arkitektural | Arkitektura Neo-Klasike |
Vendndodhja | Pakutia, upazila Nagarpur, distrikti i Tangailit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 24°01′14″N 89°59′19″E / 24.020521°N 89.988593°E |
Përfundimi | Shekulli i XIX |
Pronar | Kolegji "Brindaban Çandra Radha Gobinda" |
Grounds | 15 acres (6.1 ha) |
Historia
RedaktoNë fund të Periudhës Britanike dhe për një kohë të gjatë gjatë Periudhës Pakistaneze, shërbimet e transportit me kryeqytetin e Indisë Britanike, Kalkuta, ishin në funksion. Në një kohë, midis Nagarpurit dhe Kalkutës u zhvilluan marrëdhënie tregtare dhe kulturore. Më vonë, Ramkrishna Saha Mondal (një njeri i pasur) erdhi nga Kalkuta, në Bengalin Perëndimor. Në fillim të shekullit të XIX, ai nisi themelimin e një zamindarie në Pakutia. Në vitin 1915 ai ndërtoi tre pallate me dizajne të njëjta në një sipërfaqe prej 15 acres (6.1 ha) në Pakutia, ku njëri është më madh.[1] Në atë kohë rezidenca zamindare ishte e njohur si "Tin Mahala" ose "Tin Tarafi". Zamindarët e këtij vendi nuk i lejonin subjektet e tyre të kalonin para rezidencave të tyre me këpucë në këmbë apo me ombrella në kokë. Familja e re zamindare ishte miqësore me banorët dhe në vitin 1916 ndërtoi një shkollë që e emërtoi Shkolla "Brindaban Chandra Radha Gobinda".
Pas ndarjes së Indisë në vitin 1947 familja mërgoi në Indi. Në vitin 1967 qeveria e bleu pronën duke vendosur aty kolegjin "Brindaban Çandra Radha Gobinda" të themeluar prej vetë familjes. Ai njohet në Nagarpur më mirë si "Pakutia BCRG Degree College".[1]
Përshkrimi
RedaktoZamindar Bari i Pakutias ndodhet 35 km (22 mi) nga Tangail Sadari. Ai është i vendosur në bregun e lumit Lohaxhang në jug të upazilës Nagarpur 8 km (5.0 mi) nga Zamindar Bari i Baliatit. Kompleksi përmban lëndina dhe kopshte me pemë të larta.
Në mes të secilës ndërtesë, ndodhen dy shtatore të bukura femërore të dekoruara me kurora me bimë kacavjerrëse dhe lule. Mbi kornizën e kreut ndodhen gjithashtu disa shatatore të vogla femërore duke qëndruar në pozicione të ndryshme. Këto ndërtesa janë një krijim unik i Artit Perëndimor, punimet artizanale të të cilit janë mahnitëse. Përveç kësaj, punimi artistik i Puxha Mandapës i mahnit akoma turistët pas qindra vitesh.
Përballë këtyre ndërtesave ndodhen tre tempuj Nat. Salla dy-katëshe e kërcimit është në mes të kompleksit. Pranë kompleksit ndodhet një ujëmbledhës i madh i quajtur "Upendra Sarobar". Dritaret dhe dyert kanë skalitje të ndërlikuara. Vetëm ndërtesa kryesore përmban 100 dhoma.[2]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Zamindar Bari Çoudhuri i Nagarpurit
- Zamindar Bari i Dhanbarit
- Zamindar Bari i Maherës
- Mojez Manzili
- Zamindar Bari i Baliadit
- Zamindar Bari i Baliatit
- Zamindar Bari i Srifaltalit
- Zamindar Bari i Teotas
- Raxhbari i Muraparës
- Mauzoleu i Bibi Marjamit
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Bara Sardar Bari
- Varri i Kolombo Sahibit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Fortesa e Idrakpurit
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Xhangalbarit
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Bengalit
- Arkitektura e Bangladeshit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b "Pakutia Zamindar Bari". offroadbangladesh.com (në anglisht).
- ^ "Pakutia Zamindar Bari: A Journey Through Time" (në anglisht). prill 2023.