Zamindar Bari i Lakshman Sahas

Rezidencë historike në Bangladesh

Zamindar Bari i Lakshman Sahas është një rezidencë zamindarie historike e vendosur në zonën Danga të upazilës Palash në distriktin e Narsingdit, divizioni i Dhakës së Bangladeshit. Ai është i mirënjohur për banorët e vendit si "Ukil Bari i Dangës".

Zamindar Bari i Lakshman Sahas
লক্ষণ সাহার জমিদার বাড়ি
Emra alternativZamindar Bari i Dangës, Ukil Bari i Dangës
Informacion i përgjithshëm
StatusiE braktisur
TipiRezidencë
Stili arkitekturalArkitektura Indo-Saraçene
VendndodhjaKatundi Danga, upazila Palash, distrikti i Narsingdit, divizioni i Dhakës,  Bangladeshi
Koordinatat23°53′57″N 90°35′41″E / 23.899118°N 90.594813°E / 23.899118; 90.594813
Named forLakshman Saha
PërfundimiShekulli XIX
PronarAhmed Ali Ukil
Dimensions
Other dimensions24 dhoma
Technical details
MaterialTulla, shufra hekuri, surki
Floor count2

Historia

Redakto
 
Planimetria e rezidencës

Zamindar Lakshman Saha ishte themeluesi kryesor i kësaj familjeje pronare tokash feudale. Megjithatë, data e saktë kur kjo rezidencë u ndërtua nuk dihet. Pasardhësit e kësaj familjeje ishin zamindarë të vegjël nën drejtimin e zamindarëve të tjerë. Gjithësesi, ata nuk u paguan kurrë haraç zamindarëve nën të cilët ishin apo Qeverisë Britanike. Kjo pasi kjo zamindari funksiononte si një zamindari vakëfi. Lakshman Saha kishte tre djem. Djali i vogël shkoi në Indi pas ndarjes së Nënkontinentit Indian. Pak para pavarësisë së Bangladeshit nga Pakistani, edhe djali i madh u largua për në Indi. Djali i mesëm qëndroi. Ai kishte një djalë të quajtur Budha Narajan Saha, që ia shiti rezidencën Ahmed Ali Ukilit dhe u vendos në distriktin e Narajanganxhit në Bangladesh. Duke parë që Ahmed Aliu është avokat me profesion, shumë njerëz tani e njohin atë si "Ukil Bari" (nga bengalishtja ukil do të thotë avokat),[1] mejgithëse Ahmed Ali Ukil e riemërtoi atë "Xhamina Mahal". Por për shkak se prona ishte vakëf, një organizatë e quajtur "Trusti i Bashkësisë Hindu" e zonës ka bërë një padi në gjykatë për shitjen e pronës, që është duke vijuar akoma. Për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe mungesës së mbikëqyrjes rezidenca rrezikon prishjen.

Përshkrimi

Redakto

Zamindar Bari i Lakshman Sahas është një ndërtesë dy-katëshe me 24 dhoma. Dyshemeja e ndërtesës është shtruar me gurë të fortë. Përreth ujëmbledhësit me ghate të rezidencës ndodhen disa tempuj ose manastire hindu, kopështi dhe një ndërtesë e vogël me skalitje.

Të gjitha strukturat e rezidencës janë në gjendje të mirë. Vetëm manastiret ose tempujt përreth ujëmbledhësit janë të shkatërruar. Megjithatë, njëri prej tyre, pranë ghateve mbijeton akoma në gjendje mjaft të mirë.[2]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "নরসিংদীতে দৃষ্টিনন্দন ঐতিহাসিক জমিদার বাড়ি সংরক্ষণের দাবি". Odhikar (në bengalisht). Marrë më 22 maj 2023.
  2. ^ Amin Miah (14 gusht 2020). "প্রাচীন লক্ষণ সাহার জমিদার বাড়ি সংরক্ষণে উদ্যোগ নিন". Protidiner Sangbad (në bengalisht). Marrë më 22 maj 2023.