Zamindar Bari i Baliparës
Zamindar Bari i Baliparës është një rezidencë zamindarie historike e vendosur në fshtin Baliapara të komunës Brahmandi në upazilën Araihazar të distriktit të Narajanganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh.[1][2]
Zamindar Bari i Baliparës | |
---|---|
বালিয়াপাড়া জমিদার বাড়ি | |
Emra alternativ | Pallati i Bailjaparës |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | E braktisur |
Tipi | Rezidencë |
Vendndodhja | Katundi Balipara, upazila Araihazar, distrikti i Narajangaxhit, divizioni i Dhakës, Bangladeshi |
Përfundimi | 1900 |
Pronar | Mukund Murali |
Technical details | |
Material | Tulla, shufra hekuri dhe qerpiç |
Floor count | 3 |
Historia
RedaktoKëtë rezidencë e ndërtoi zamindar Mukund Murali rreth vitit 1900. Ai kishte qenë sipërmarrës dhe përgjegjës i thesarit të zamindar Kishori Podarit, para se të bëhej vetë zamindar (pronar feudal tokash). Më vonë ai e mori zamindarinë nga Sundimi Britanik. Pas ndarjes së Nënkontinentit Indian, ai i shiti të gjitha zotërimet e kësaj zamindarie dhe u largua për në Indi. Vetëm rezidencën e tij zamindare nuk e shiti, sepse vajza e tij ishte martuar në Narajanganxh.[3]
Përshkrimi
RedaktoZamindar Bari i Baliaparës është një rezidencë në formë L-je ndërtuar duke kombinuar tullat e kuqe me gëlqeren surki. Ajo ndodhet në fshatin Baliapara të komunës Brahmandi të upazilës Araihazar në distriktin e Narajanganxhit. Në pjesën e majtë të ndërtesës shihet një pjesë e rrënuar. Çatia e krahut të majtë u rrëzua gjatë një tërmeti. Që atëherë, ky krahë është braktisur. Në kompleks janë rritur pemë të ndryshme të mëdha dhe ai është bërë gati një pyll. Muret e vjetëruara të pallatit po prishen pak nga pak dhe rezidenca po shuhet. Sipas shumë dëshmive kjo rezidencë është më shumë se një qind vjeçare. Aty nuk jeton asnjë pasardhës i zamindarit Mukund Murali, që e ndërtoi atë. Pothuajse çdo strukturë e rezidencës tani është në prag të rrënimit për shkak të lënies pas dore.
Shiko gjithashtu
Redakto- Zamindar Bari i Baishrashit
- Zamindar Bari i Lakshman Sahas
- Zamindar Bari i Kokilpairit
- Zamindar Bari i Delduarit
- Zamindar Bari i Hemnagarit
- Zamindar Bari i Pakutias
- Zamindar Bari Çoudhuri i Nagarpurit
- Zamindar Bari i Dhanbarit
- Zamindar Bari i Maherës
- Mojez Manzili
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Zamindar Bari i Baliadit
- Zamindar Bari i Baliatit
- Zamindar Bari i Srifaltalit
- Raxhbari i Muraparës
- Ura e Mirkadimit
- Bikramapuri
- Historia e Bengalit
- Arkitektura e Bangladeshit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ Masum Billah (6 prill 2019). "কালের সাক্ষী আড়াইহাজারের বালিয়াপাড়ার জমিদার বাড়ি". Ittefaq (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2019. Marrë më 10 korrik 2019.
- ^ "Favorite Destination: Araihazar (Part-1)". Priyo.com (në anglisht). Marrë më 10 korrik 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "ইস্ট ইন্ডিয়া কোম্পানির পুরস্কার পাওয়া হিন্দু নেতার নামে 'নারায়ণগঞ্জ'". Bangla Tribune (në bengalisht). 2 mars 2019. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2019. Marrë më 11 korrik 2019.