Xhamia e Aurangzebit

Xhami mogule në Bangladesh

Xhamia e Aurangzebit (bengalisht: আওরঙ্গজেব মসজিদ, arabisht: مسجد أورنكزيب) është një faltore e vjetër islamike dhe monument arkeologjik i vendosur në fshatin Shalangka të komunës Narandi, upazila Pakundia, distrikti i Kishoregnaxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh.

Xhamia e Aurangzebit
আওরঙ্গজেব মসজিদ
Informacion i përgjithshëm
TipiXhami
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
VendndodhjaBangladesh Shalangka, upazila Pakundia, distrikti i Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës
Koordinatat24°20′36″N 90°44′24″E / 24.343339°N 90.740086°E / 24.343339; 90.740086
Përfundimi1669
PronarFamilja Mian e Shalangkas,
Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit

Historia

Redakto
 
Xhamia e Aurangzebit

Xhamia historike gjendet në fshatin Shalangka të komunës Narandi. Ajo është ndërtuar gjatë mbretërimit të Aurangzebit, perandori mogul nga i cili ka marrë emrin. Shajkh Muhamad Hanifit, një muhadith në oborrin e Aurangzebit, iu dhurua një xhagir (zotërme tokash) me 62 mouza (njësi administrative rurale) nga perandori për shërbimet e tij. Nën udhëzimet e Aurangzebit, në vitin 1665 Hanifi u zhvendos nga Delhi për në Bengalin Lindor dhe krijoi një zamindari (zotërim feudal tokash) në këtë rajon. Themelet e kësaj xhamie u vendosën nga Hanifi në vitin 1669.

Në këtë zamindari ai ndërtoi pallate, ujëmbledhës, salla darbar, portikë me mure të mëdhenj etj., që kanë humbur me kalimin e kohës. Ai kryente detyrën e vënies së drejtësisë, arbitrimit dhe mbledhjes së taksave. Pasardhësit e Hanifit jetojnë akoma në fshatin e Shalangkas. Në vitin 1909, Departamenti i Arkeologjisë së Qeverisë Indo-Britanike (tani nën Qeverinë e Bangladeshit) e listoi atë si një monument arkeologjik të mbrojtur.[1]

 
Pamje e brendshme e xhamisë

Përshkrimi

Redakto

Xhamia katrore është ndërtuar mbi një terren të lartë me katër shtylla tetëkëndore në katër këndet e saj. Në murin lindor të xhamisë ndodhen tre hyrje, nga të cilat qëndrorja është relativisht më e madhe. Sipër hyrjes ndodhet një lutje e skalitur në mënyrë të mrekullueshme në mermer. Ajo ka edhe dy hyrje të tjera, një në faqen veriore dhe një në atë jugore. Ajo përbëhet vetëm nga një kupolë, përreth të cilës ndodhen punime artizanale të mrekullueshme, si motivet e petaleve të zambakut. Këto janë në stilin karakteristik mogul. Një nga faqet e mureve paraqet punime mjeshtërore artizanale që paraqesin bimë kacavjerrëse dhe lule.

Përkrahë xhamisë ndodhet varri i zamindar Sheikh Muhamad Hanifit, por që i është zbehur karakteri. Rezidencën e tij u shkatërruan nga dy tërmete të njëpasnjëshme përgjatë kohës. Gjithashtu, xhamia me një kupolë është bërë e papërshtatshme për falje për shkak të rrënimeve, megjithëse mbahet akoma në këmbë.

Shiko gjishtashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "ইতিহাসের এক স্বাক্ষী কিশোরগঞ্জের আওরঙ্গজেব মসজিদ". Dhaka Times (në bengalisht). 27 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2014.