Xhamia e Shahbaz Khanit

Xhami mogule në Dhaka të Bangladeshit

Xhamia e Shahbaz Khanit është një ndërtesë historike e vendosur afër Portikut të Mir Xhumlas (Portiku i Dhakës) në DhakaBangladeshit. Ajo shërbeu si shembull për Arkitekturën e vonë MoguleBengal, që njihet si stili Shaista Khani i saj.

Xhamia e Shahbaz Khanit
Pamje ballore e xhamisë
Emra alternativXhamia dhe Varri i Shahbaz Khanit; Dargah Sharif dhe Masxhidi i haxhi khvaxha Shahbaxhit; Xhamia e Khavxha Shahbazit; Xhamia dhe Dargah e Shahbaz Khanit, etj.
Informacion i përgjithshëm
StatusiAktive
TipiXhami, mauzole
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
VendndodhjaBangladesh Shahbag, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°43′46″N 90°24′01″E / 23.7294°N 90.4003°E / 23.7294; 90.4003
Përfundimi1658, 1679
Renovimi1950

Historia

Redakto
 
Pamje e mbrapme e xhamisë

Sipas mbishkrimit mbi hyrjen qëndrore, Xhamia dhe Dargah e Shahbaz Khanit u ndërtua në vitin 1679 nga khvaxha Shahbaz Khani, një tregtar i pasur i Dhakës, që, pas vdekjes, u varros në mauzole, gjatë guvernatoriatit të princit Muhamad Azam. Xhamia dhe mazari apo dargah (mauzoleu) janë të vendosura saktësisht afër Curzon Hall-it dhe Mazarit Tin Netar (varri i tre udhëheqësve kombëtarë). Xhamia me gjasa u ndërtua pas vdekjes dhe në vijim të ndërtimit të Dargahut të Khvaxha Shahbazit, që duhet të jetë ndërtuar në vitet 16581659. Megjithatë, xhamia mund të ketë ekzistuar përpara si një strukturë e parëndësishme.[1][2]

Në vitin 1950, Qarku Lindor i Direktoratit të Arkeologjisë së Pakistanit ndërmori restaurimin e xhamisë. Ndërsa tani kompleksit është një monument i Departamentit të Arkeologjisë së Bangladeshit.

 
Pamje këndore e xhamisë

Arkitektura

Redakto

Xhamia dhe mauzoleu i Khvaxha Shahbaz Khanit gjenden mbrapa Gjykatës Supreme të Dhakës dhe në lindje të kompleksit modern të varreve të tre udhëheqësve (Mazari Tin Netar) dhe afër Portikut të Mir Xhumlës (Portiku i Dhakës), një nga monumentet më të vjetra mogule në Dhaka. Kompleksi është i rrethuar nga një mur i ulët i jashtëm, me një portik në jug të kompleksit. Dargah (mauzoleu) është i vendosur në lindje të oborrit të xhamisë dhe është pjesë përbërëse e kompleksit, duke pasur të njëjtin stil arkitekturor. Xhamia e Shahbaz Khanit është një shembull tipik i stilit bengalas të Arkitekturës Mogule; i përbërë nga një strukturë drejtkëndore e kurorëzuar me tre kupola.[3][1]

 
Pamje e hyrjes dhe murit të ulët rrethues, me xhaminë në kënd

Xhamia është ndërtuar mbi një terren të ngritur, me një planimetri gjatësore me përmasa 21.12 m (69.3 ft) me 8.93 m (29.3 ft) së jashtmi dhe 17.31 m (56.8 ft) me 4.88 m (16.0 ft) së brendshmi. Katër kullat këndore, që kanë formë tetëkëndore deri në lartësinë e parapeteve horizontale, ndërsa më lartë janë cilindrike, kryesohen nga kupola të vogla me hulli dhe majëza "kalasa". Tre kupolat në formë qepe, me supore të ulët mbi një tambur cilindrik, kurorëzohen me zambakë dhe majëza "kalasa". Ato mbahen mbi dy harqe të gjerë dhe harqet e bllokuar mbi hyrjet dhe mihrabët, si dhe pjesa e ndërmjetme mundësohet nëpërmjet pendentivëve gjysmë-harkorë.[2] Këto kullëza ngrihen pak mbi muret e parapetit dhe janë me skelete të brinjëzuara në stilin tipik bengalez. Parapetet janë të drejtë në vend se të jenë me korniza lakore të modelit para-mogul. [1]

 
Pamje anësore e xhamisë

Torretat anësore kanë baza të bukura "kalasa", ndërsa kullat këndore paraqesin fasha të modeluara në intervale të rregullta dhe parapeti tregon dekorime bedenash të mbyllura. Përveç mihrabëve dhe hyrjeve harkore, e gjithë sipërfaqja e ndërtesës është e suvatuar në mënyrë elegante me relieve me panele harkore. Harqet e mihrabeve dalin nga shtyllëza të bukura që hollohen drejt majës. Tavanet e harqeve të mihrabeve janë zbukuruar me motive maja shigjetash, ndërsa cepat e tyre kanë dizajne floreale në stuko. Kupola qëndrore, në brendësi ka një frizë bazore tullash të dala të kryesuara nga një dizajn litarësh të përdredhur, ndërsa në kulmin e saj ndodhet një medalion i madh i zbukuruar me një rozetë me shtresa. Faqja e jashtme e zoklaturës prej guri dhe shkalla e sipërme e mimbarit kanë rreshta floreale dhe dizajne kreshtash të mbyllura në reliev të cekët.[2]

 
Pamje e brendshme e xhamisë

Muri perëndimor është i zgavërt së brendshmi. Salla e lutjeve bujt tre mihrabe gjysmë-tetëkëndore, në murin e kiblës, të rreshtuar në përputhje me hyrjet në lindje, ku mihrabi qëndror është i dalë në drejtim të murit perëndimor nga toka deri në tavan. Përkrahë mihrabit qëndror, tradicionalisht më i madhi, ndodhet një mimbar me tre shkallë. Mihrabi qëndror është tepër i zbukuruar me "kanxhura" bimësh kënaje (bedena dekorative), relieve arabeske zbukuruese mbi cepat e harqeve, një hark kuspor dhe kolonëza që qëndrojnë mbi baza në formë floreale dhe mbahen tej parapeteve. Ndërsa mihrabët anësorë janë më të ngushtë dhe të ulët, të ngjashëm me façadën ballore.Në katër këndet ndodhen katër torreta tetëkëndore me hulli, të kryesuar nga kupola të suvatuara.[4]

Façada lindore ka tre hyrje harkore, ndërsa façadat veriore dhe jugore kanë nga një hyrje të vetme harkore për në sallën e lutjeve. Façada lindore ose kryesore është e ndarë vizualisht në tre seksione. ku secili përmban një hyrje harkore që përputhet me tre kupolat sipër. Hyrja qëndrore në façadën lindore ka një me fronton të dalë i përshtatur me një kornizë harkore guri me nga një kolonë të hollë anash. Ajo ka anash nga një hyrje më të vogël harkore. Të tre hyrjet lindore përbëhen nga dy harqe të njëpasnjëshëm, ku i jashtmi ka formë kuspore dhe janë më të lartë se të brendshmit që kanë formë harkore me katër qëndra me një lakore në formë S-je në krye.[2]

Struktura është e ndarë në tre kthina të brendshme të barabarta, me tre kupola bulbore me hulli mbi tavan, të mbi një supore të ulët mbi një tambur cilindrik. Nga tre kupolat me përmasa të barabarta, qëndrorja qëndron mbi kthinën pak më të ngritur. Tre kthinat e barabarta 5.18 m2 (55.8 sq ft), ndahen nga dy arkada të gjera shumë-kuspore transversale, që dalin nga çifti i shtyllave prej tulle. Stilistikisht ky lloj është i njohur si Stili Shaista Khani i Arkitekturës Mogule, të gjendur kundo në dhe përreth Dhakës.[1]

Kompleksi i dargahut dhe Xhamisë së Shahbaz Khanit, pamje 360 gradë, 2015
 
Pamje e mazarit

Mauzoleu është i vendosur në lindje të oborrit të xhamisë duke qenë pjesë integrale e kompleksit, me të njëjtin stil arkitekturor. Ai konsiston në një dhomë katrore dhe një verandë të bashkangjitur në jug. I përforcuar me kulla tetëkëndore në të katër cepat e jashtëm, dhoma katrore e varrit hapet me katër dyer aksiale. Të gjiha hyrjet, përveç jugores, theksohen nga frontone të dala me minareta me hulli në çdo anë. Kullat këndore zgjaten përtej parapeteve horizontale dhe kurorëzohen nga kioska tipike mogule me majëza "kalasa".[2]

Mauzoleu (mazari apo dargah) me një kupolë mundet të jetë ndërtuar në vitet 1658-1659 (vitet 1298-1299 të hixhrit). Megjithatë, në jug të dhomës kryesore të mauzoleut ndodhet një verandë e mbuluar me një çati të bukur bengaleze "do-çala" në formë kasolleje. Mazari i Shahbaz Khanit është një lloj mauzoleu i vonë mogul me një kupolë i Bengalit.[5]

 
Veranda jugore e mauzoleut me çati "do-çala"

Dargah ka një planimetri gjatësore prej 2.22 m (7.3 ft) me 9.20 m (30.2 ft) së jashtmi dhe 9.75 m (32.0 ft) me 5.91 m (19.4 ft) së brendshmi. Ndërtesa ka një dhomë sarkofagu me një verandë. Dhoma mbulohet nga një kupolë gjysmë-rruzullore mbi një tambur tetëkëndor, të mbështetur mbi pendentivë në të katër këndet. Ajo kurorëzohet me një zambak të bukur të hapur dhe majëza "kalasa". Faqet e jashtme duke përfshirë kullat tetëkëndore të ndërtesës janë dekoruar me shije me panele, ndërsa parapeti horizontal paraqet një rresht bedenash.[2]

 
Pamje e brendshme e mauzoleut

Façadat veriore, lindore dhe perëndimore kanë nga një hyrje harkore për në sallën qëndrore, të theksuara nga një kornizë me kolona të holla dhe një kornizë e lartë. Dhoma katrore e sarkofagut mbështetet nga katër torreta tetëkëndore në cepa, të kryesuara nga kupola të suvatuara. Këto torreta ngrihen lehtësisht mbi muret e parapetit dhe janë të brinjëzuara në korniza të stilit tipik bengalez. Parapetet janë të drjeta, ndryshe nga ata të periudhës para-mogule me korniza lakore. Façadat veriore, lindore dhe perëndimore të dhomës së sarkofagut kanë hyrje harkore. Të gjitha façadat kanë një seri kamaresh harkore.[5]

Arkadat e hyrjes së verandës janë kuspore dhe dalin nga shtylla të bukura më të holla afër majës. Veranda jugore ka një hyrje qendrore në jug me dy hyrje më të vogla në lindje dhe perëndim. Në muret jugore ajo ka tre hapje harkore, ndërsa në muret perëndimore dhe lindore vetëm nga një. Faqja e tanishme jugore e verandës shënohet nga një hyrje e vetme e gjerë. Harqet e hyrjes së verandës janë kuspore dhe të dala nga shtylla të bukura që hollohen drejt majës.[2]

Nga dy monumentet ekzistuese të kompleksit ndërtimor të Khvaxha Shahbazit, xhamia duhet vërejtur për futjen e dy veçorive të pazakonta, çifti i shyllave për mbajtjen e harqeve të gjera transversale dhe motivet e bukura në formë maja shtizash te harqet e mihrabëve. I pari duhet të ketë rrjedhur nga shembujt mogul indiano-veriorë, si te Divan-i-Ami i Shahxhahanit (1627) në Fortesën e KuqeDelhi. Motivi i majave të shtizave duket gjithashtu se rrjedh nga India veriore, ku vërhet shumë shpesh në monumentet e Sulltanatit.[2]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d "Hazrat Hazi Khaza Shahbaz Jame Mosque". Archnet (në anglisht).
  2. ^ a b c d e f g h M. A. Bari (2012). "Khwaja Shahbaz's Mosque and Tomb". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  3. ^ Catherine B. Asher (1984). "Inventory of Key Monuments". përmbledhur nga George Michell (red.). The Islamic Heritage of Bengal (në anglisht). UNESCO. ISBN 92-3-102174-5.
  4. ^ George Michell, red. (1984). The Islamic Heritage of Bengal (në anglisht). UNESCO. ISBN 92-3-102174-5. Marrë më 9 dhjetor 2019.
  5. ^ a b "Khwaja Shahbaz Tomb". Archnet (në anglisht).

Bilbiografia

Redakto