Xhamia e Iljaz Mirahorit

monument kulturor në Shqipëri
(Përcjellë nga Xhamia e Iljaz Mihrahorit)

Xhamia e Iljaz bej Mirahorit (tr. Mirahor Camii) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e qarkun e Korçës, Shqipëri.[1] Si faltorja e dytë më e vjetër islame në viset shqiptare,[2] çmohet ndër monumentet më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri duke u bërë gurthemeli i qendrës të kasabasë së Korçës duke qenë edhe monumenti më antik i këtij vendbanimi.[3]

Xhamia e Mirahorit
Pamje nga largë e xhamisë pas rikonstruktimit më 2015.
LlojiArkitekture
VendndodhjaKorçë, Shqipëri
Koordinatat40°36′57″N 20°46′32″E / 40.615968°N 20.775512°E / 40.615968; 20.775512
Sipërfaqja11.75 x 11.75 m
NdërtuarPeriudha osmane, 1495/96
Stili arkitekturorOsmane
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar586 e 487417.03.1948, 23.09.1971
Nr. i referencësKO104
TipologjiaXhami
Xhamia e Iljaz Mirahorit is located in Earth
Xhamia e Iljaz Mirahorit (Earth)

Historia

Redakto

Xhamia u ndërtua më 901 H (1495/86;[4] sipas Vlorës që më 1465) nga Iljaz bej Mirahorivakëfin e tij, tregues ky i të parit vakëf në trojet shqiptare,[5] dhe xhamia e parë me kube e ndërtuar në viset shqiptare. Veprat e ndërtuara në Piskopiye qenë një xhami, një imaret dhe një muallimhane. Për mirëmbajtjen e këtyre themelimeve, Iljaz Beu lëvroi të ardhurat e katër fshatrave në krahinën e Görice-s, një fshat në Përmet, një hamam dhe shtatë dyqane në Stamboll, një hamam dhe një mulli në Janinë.[6]

 
Sherefeja në vitin 1917

Mbishkrimi mbi të cilin bazohet datëthemelimi është i vitit 1872/73, duke qenë se i vjetri nuk është ruajtur. Mbishkrimi i gdhendur në një pllakë të madhe guri me pesë rreshta është në vargje osmane, mendohet se ka disa gabime dhe mund të jetë shkruar prej dikujt - me shumë gjasë shqiptar - me njohuri të përgjithshme, por jo të plota të turqishtes osmane.[7]

Zotëria i Punëve të Mira dhe të Bukura, i ndjeri Mjeshtër i Kuajve, Iljaz Bej, e ngriti veprën më 901

Mehmed Beu me kënaqësi e mbuloi atë me plumb më 980
Më 1249 Dervish Islam Beu e riparoi për të parën herë
Më 1285 Salih Beu shkëlqyeshëm e riparoi për të dytën herë
Shpirtrat e tyre u kujtofshin me bekime në dua.
1289 (1872/73)

Përbëhet nga salla e lutjeve me përmasa të mëdha, e mbuluar me kupolë mbi tambur, e cila paraprihet nga hajati I hapur nga një arkadë me harqe të mprehta mbi mbështetje masive, i mbuluar me tri kupola të vogla. Në skajin veriperëndimor të sallës ngrihej minareja,[8] e cila u shemb prej tërmetit të 1961.[9] Mori statusin monument kulture në vitin 1948.[10] Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874""17.03.1948, 23.09.1971".

Galeria me imazhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Lista e monumenteve: Rrethi i Korçës. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
  2. ^ Koch, Guntram (1989). DuMont-Kunst-Reiseführer Albanien (në gjermanisht). Köln: DuMont. ISBN 3-7701-2079-5.
  3. ^ Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 232. ISBN 9789290632429.
  4. ^ Kiel 2012, pp. 239.
  5. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze). Vëll. 1. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 186–187. ISBN 978-99943-56-83-6.
  6. ^ Kiel 2012, p. 230.
  7. ^ Kiel 2012, p. 236, 239.
  8. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
  9. ^ Kiel 2012, p. 236.
  10. ^ "Religious buildings with the "Culture Monument" status" (në anglisht). Komiteti Kombëtar i Republikës së Shqipërisë mbi Kultin. Marrë më 28 tetor 2010.
  Ky artikull është pjesë e Code4Culture Albania 2018 .