Xhemail Koniçani
Xhemail Koniçanin ose Xhemo (Koniç, 1910 - 1944) ka qenë komandant të rrethit të Tutinit.
Xhemail Koniçani | |
---|---|
Lindi | |
Vdiq | Shkambi i Kovaçit, Tutin, Mbretëria Shqiptare (1943–44) |
Shtetësia | serbe |
Jeta
RedaktoU lind më 1910 në Koniçë në afërsi të Tutinit, në një familje të madhe me fëmijëri të vështirë. Të vjetërit në Konicë tregojnë se Xhemaili që në vegjëli është dalluar nga fëmijët tjerë për nga intelegjenca dhe trimëria. Përshkak të kushteve të vështira ekonomike në Tutin, ai kishte vendos të kërkonte punësim në Pazarin e Ri. Xhemaili ishte punësuar në moshën 28 vjeqare në burgun e qytetit. Pas një përleshje me të burgosurit, në mbrojtje kishte vrarë një të burgosur. Ishte koha e Mbretërisë Jugosllave, kohë e anarkisë dhe gjendjes së tëndosur, në prag të luftës.[1]
Në vjeshtë të viti 1941, gati i tërë Sanxhaku i takonte Italisë. Italia zonën okupuese ia kishte bashkuara Malit të Zi përveq rrethit të Tutinit, të cilin ia kishte bashkuara Dukagjinit, dhe Shqipërisë Etnike. Në kuadër të Shqipërisë Etnike hynin edhe rrethi i Pazarit të Ri dhe ai i Sjenicës. Në këtë luft sanxhaklinjët luftuan vetëm e vëtëm për ta mbrojtjen pragun e tyre nga formacionet çetnike. Në rrethinën e Tutinit Xhemaili formoi njëësitë vetëmbrojtëse, i cili u shëndrru në simbol të rezistencës së kësaj ane. Për aktivitetin e tij shpejt u dëgjua në të gjitha anët dhe Xhafer Deva , ministër i policisë së shtetit shqiptar, i ipet grada e togerit. Xhemaili kishte trup mesatar, energjik, mbante uniformen ushtarake të shtetit shqiptar. Në brez mbante revolen, ndërsa në anën e djathtë në fillim mbante pushken e shkurt italiane, e më vonë “smajsein gjerman” (automatikun). Në këtë kohë sanxhaklinjët sikurse edhe të tjerët vendosen mardhënje të ngushta mëe gjrmanët dhe italianët vetëm e vëtëm për ti mbrojt interesat e veta, thjeshtë ata përjetuan lirinë gjat kësaj kohe. Për sanxhaklinjët ka qenë karakteristike se përshkak të mardhënjeve tradicionale të shqiptarëve dhe të myslimanëve të këtyre viseve u krijuan mardhënje të ngushta me shtetin shqiptar. Ky bashkpunim gjat luftës së Dytë botrore ishte shpëtimtarë për shqiptarët dhe myslimanët e Sanxhakut. Kur kjo trevë ishte e rrezikuar nga çetnikët , në ndihmë ishin ardhë vëllezërit shqiptar nga Kosova dhe kishte shpëtuar Pazari e Ri nga shfarosja. Shpëtimtarët nga Kosova iu printe Shaban Polluzha. Në sulmin e parë nga çetnikët më 4 nëntor të vitit 1941 në ndim për mbrojtjen e Pazarit të Ri kishte arritë edhe Xhemaili me bashkëluftëtarët e tij.
Çetnikët kishin sulmuar në befasiqytetin heret në mëngjës, por Aqif Blyta me bashkëpunëtorët e vet- me vëllezërit Dreshaj dhe Xhemail Konica kishin pregaditë planin për mbrojtjen e qytetit dhe mirë të pregaditur kishin prit sulmine çetnikëvë. Megjithëatë kishin arritë të depërtojnë në qytet deri në momentin kur në ndihmë kishte arritë ndima e Shaban Polluzhës, mandej nga Peshteri dhe shum shpejt u organizuan dhe përgaditën kundërsulmin dhe kishin arritë ti thyejnë dhe ti detyrojnë të kthehen në bazën e tyre në Rashkë duke likuiduar mbi 100 çetnik. Në këtë betejë përveq vëllëzërvë Dreshaj u dallua për trimëri të madhe Xhemail Koniçanin.[2]
Xhemaili edhe pse kishte për detyrë të mbronte Tutinin me rrethinë ai gjithëherë u shkonte në ndihmë aty ku ishte nevoja. Me Aqif Blyten gjithnji ishte në kontakt. Policia e tij numronte 400 pjesëtarë të armatosur dhe të përgaditur mirë. Partizanët nga Xhemaili kishin kërkuar që tiu bashkohennnë luftë kundër gjermanëve dhe shqiptarëve por ai I kishte refuzuar. Kur ata vërejtën se ska bashkpunim me të atëher ata përgaditen trdhëtinë ndaj tij.
Në vitin 1944 vjen deri te sulmi masiv i partizanëve. Në afërsi të fshatit Hazanë, në afërsi të Petnicës, në luftë të pabarabartë vritet Xhemaili. Shokët e luftës arritën që trupin e tij ta largojnë dhe ta bartin në fshatin e tij të lindjes në Konicë për ta varrosur. Me nderime të larta në varrim morën pjesë bashkëluftëtarët e tij dhe bashlkëpunëtorët etij të ngusht si: Aqif Blyta, Hasan Zvizdiq dhe Hoxhë Paçarizi.[3]
Referime
Redakto- ^ Škrijelj, Redžep. "Od Koniča Džemo, šehid il gazija sandžački". Bošnjačka riječ. Tutin: Centar za Bošnjačke studije. 17–18: 26.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Azizi,(2022) I.Aćif ef. Hadžiahmetović-Bljuta: Velikan Sandžaka, "Memorijalni centar Handžet", Novi Pazar,str 240
- ^ Наша прошлост. Архив. 1971. fq. 94.
Том приликом су погинули Пазарци: Адем Тртовац и Џемаил Коничанин, албански поручник и вођа једне муслиманске банде
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)