Zonja e Fatimas
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Zoja e Fatimas (portugalisht: Nossa Senhora de Fátima) është një nga emrat me të cilët kisha katolike nderon Marien, nënën e Jezusit.
Ndër shfaqjet mariane, ajo e Zojës së Fatimas është më e njohura. Sipas tregimt të tre fëmijëve barinj, me moshë shtatë dhe dhjetë vjeçare, nga Fatima, qytet portugez, Zoja e Bekuar iu shfaq gjashtë herë atyre.Herën e parë më 13 maj, e më pas çdo muaj të datës 13 në vitin 1917. Fëmijët në përshkrimin e tyre të ngjarjes treguan se Zoja iu paraqit atyre si "Zoja e Rruzares". Ngjarja mori një jehonë të gjerë tek shumë besimtarë që besuan në këto shfaqje. Në vitin 1930 kisha katolike, shpalli natyrën mbinatyrore të shfaqjeve dhe lejoi nderimin e Zojës së Fatimas.
Historia
RedaktoTre barinj të vegjël, vëllezrit Françisko Marto dhe Gjaqinta Marto (9 e 7 vjeç) dhe kushërira e tyre Luçia dos Santos (10 vjeçe), me 13 maj 1917, ruanin bagëtinë që kulloste në vendin e quajtur Kova da Iria, pranë qytezës së Fatimas. Këtu ata kalonin së bashku gjithë ditën duke ruajtur dhentë dhe duke luajtur. Në mesditë hanin ushqimin që nënat e tyre ua kishin dhënë me vete në një torbë të vogël. Pastaj para se të rinisnin të luanin, këndonin së bashku rruzaren e shenjtë. Këtë ditë ata rrëfyen të kenë parë një rrufe drite dhe, prej saj është shfaqur një grua e bukur e veshur në të bardha. Ajo ishte më e shkëlqyeshme se dielli, dhe rrezatonte një dritë ndriçuese. Të shtangur nga habia, ata ndaluan para këtij vizioni. Ata ishin aq pranë saqë ishin krellur tashmë brenda dritës që rrezatonte nga personi i saj, një metër larg. Ajo kishte një rruzare në dorë; ishte Zoja e Bekuar. Ajo iu drejtua fëmijëve "Mos u trembni, nuk do t´ju bëj keq". Ajo iu kërkoi fëmijëve që ata të vinin aty për gjashtë muajt e ardhshëm, ditën e 13 në të njëjtën orë. Më pas ajo do t´ju tregonte se çfarë ajo donte, dhe se ajo do të rikthehej aty edhe gjashtë herë. Ajo u këshilloi fëmijëve që të thonin rruzaren çdo ditë për të sjellë paqen në botë dhe fundin e luftës (së parë botërore).
Dy sekretet e para
RedaktoSekreti i parë ishte një vizion i ferrit, të cilin Luçja e përshkruan në Kujtimin e Tretë të saj, shkruar në vitin 1942, si më poshtë:
- "Zoja na tregoi një det të madh zjarri i cili dukej se ishte nëntokë. Të zhytur në këtë zjarr ishin demonë dhe shpirtëra në formë njerëzish, si gaca (thëngjij) të tejdukshme që digjeshin, të gjitha të nxira apo si bronx i lëmuar, që pluskonin në zjarrin e madh, që një herë çoheshin në ajër nga flakët që dilnin prej vetes së tyre së bashku me retë e mëdha të tymit, e pastaj binin në çdo anë si shkëndija në zjarrin gjigant, pa peshë apo ekuilibër, e mes britmave e rënkimeve të dhimbjes dhe pikëllimit, që na tmerroi dhe na bëri të dridhemi nga frika. Demonët mund të dalloheshin prej pamjes së tyre të tmerrshme e të neveritshme si kafshë të frikshme e të panjohura, të gjithë të zinj e të tejdukshëm. Ky vizion zgjati vetëm një çast. Si mund t´i jemi ne ndonjëherë mjaft mirënjohës Nënës sonë të dashur qiellore, e cila na përgatiti tashmë duke na premtuar, në Shfaqjen e parë, se do na marrë në qiell. Përndryshe, unë mendoj se ne do të kishim vdekur nga frika dhe terrori."
Sekreti i dytë ka të bëjë me udhëzimet e Maries se si të shpëtojmë shpirtërat nga ferri dhe t´a kthejmë botën në fenë katolike:
- "Ju e patë ferrin ku përfundojnë shpirtërat e mëkatarëve të gjorë. Për t´i shpëtuar ata, Perëndia dëshiron të vendosë në botë përkushtim ndaj Zemrës sime Të Papërlyer. Nëse bëhet çfarë unë po ju them, shumë shpirtëra do të shpëtohen dhe do të ketë paqe. Lufta do të mbarojë: por nëse njerëzit nuk ndalojnë së fyeri Perëndinë, një më e keqe do të shpërthejë gjatë papënisë së Piusit të XI. Kur të shihni një natë të ndriçuar nga një dritë e panjohur, dijeni se kjo është shenja e madhe dhënë juve nga Perëndia se ai është pranë ndëshkimit të botës për krimet e saj, nëpërmjet luftës, urisë, dhe përndjekjes së kishës dhe Atit të Shenjtë. Për t´a parandaluar këtë, unë do të vij të kërkoj përkushtimin e Rusisë Zemrës sime Të Papërlyer, dhe Lidhjen Shpirtërore të ndreqjes së Shtunës së Parë. Nëse kërkesa ime do të ndiqet, Rusia do të kthehet në fe, dhe do të ketë paqe; nëse jo, ajo do të shpërndajë gabimet e saj në të gjithë botën, duke shkaktuar luftëra dhe përndjekjen e Kishës. E mira do të martirizohet; Ati i Shenjtë do të vuajë shumë; kombe të ndryshme do të asgjësohen. Në fund, Zemra ime e Papërlyer do të ngadhnjejë. Ati i Shenjtë do të m`a përkushtojë Rusinë mua, dhe ajo do të kthehet në fe, dhe një kohë paqeje do ti jepet botës."
Debate rreth mesazhit të tretë
RedaktoVatikani e mbajti të fshehtë mesazhin e tretë të Fatimias deri më 26 qeshor, 2000 - megjithë qartësimin e Luçes se do të përbotohej pas vitit 1960. Disa burime, përfshi këtu Kanon Bartas dhe Kardinal Otavianin, thonë se Mo. Luçja këmbënguli tek ata që të botohej në vitin 1960, duke thënë, "nga ajo kohë, do të kuptohet më qartë." Pasi viti 1960 kaloi pa ndonjë lajmërim të tillë, lindën hamendësime të mëdha mbi përmbajtjen e sekretit të tretë.
Disa burime besojnë se pjesa e tretë e sekretit zbuluar në vitin 2000 nuk ishte sekreti i vërtetë, apo të paktën jo i plotë. Kjo dyshohej gjatë, sepse dihej pjesa e tretë e sekretit fillonte me fjalët, "Në Portugali, dogma e besimit do të ruhet gjithmonë etj." Motër Luçja e zbuloi atë në Kujtimin e Katërt të saj. Këto fjalë dhe madje kjo temë nuk u pasqyruan nga versioni i lëshuar nga Vatikani më 26 qershor, 2000.
Sekreti i tretë shkruar nga vetë dora e Luçias:
- J.M.J.
- Pjesa e tretë e sekretit zbuluar në Kova da Iria-Fatima, më 13 korrik 1917.
- "Po shkruaj me bindje tek ti, Perëndia ime, që më urdhëron të bëj kështu nëpërmjet Shkëlqesisë së tij, Ipeshkvit të Leirias, dhe nëpërmjet Nënës tënde Më të Shenjtë dhe simes.
- Pas dy pjesëve të cilat unë i kam shpjeguar tashmë, në të majtën e Zojës Sonë dhe pak më sipër, ne pamë një engjëll me një shpatë të flaktë në dorën e tij të majtë. Shkrepëtimi, lëshonte flakë që dukeshin sikur prej tyre do të merrte zjarr bota, por ata shuheshin në prekje me shkëlqimin e Zojës Sonë që rrezatonte drejt tij nga dora e saj e djathtë.
- Duke treguar tokën me dorën e tij të djathtë, Engjëlli briti me një zë të lartë: "Pendesë, Pendesë, PENDESË!!"
- Dhe ne pamë në një dritë të madhe që është Perëndia. Në një mënyrë të ngjashme me atë si duken njerëzit në një pasqyrë kur ata kalojnë përballë saj, ishte një ipeshkv i veshur në të bardha. Ne patëm përshtypjen se ishte Ati i Shenjtë. Ipeshkvinj të tjerë, priftër, burra dhe gra fetare, po shkonin në një mal të rrëpirtë, në majen e të cilit ishte një Kryq i madh prej trungjesh të latuara vrazhdas si nga një dru-tapë me lëvore. Para se të arrinte atje, Ati i Shenjtë kaloi nëpër një qytet të madh gjysmë të rrënuar, gjysmë duke u dridhur me një hap ndalues, të shkaktuar nga dhimbja e keqardhja ndërsa ai lutej për shpirtërat e kufomave që ai ndeshte gjatë rrugës së tij. Pasi arriti në majën e malit, dhe ra në gjunjë në këmbët e kryqit të madh, ai u vra prej një grupi ushtarësh që e qëlluan me plumba dhe shigjeta. Dhe në të njëjtën mënyrë vdiqën ata, njëri pas tjetrit, ipeshkvit e tjerë, priftërit, burrat dhe gratë fetare, dhe shumë njerëz laikë nga rangje e pozita të ndryshme.
- Poshtë dy krahëve të Kryqit aty ishin dy engjëj, secili me një kupë kristali në doren e tyre, në të cilat ata mblidhnin gjakun e dëshmorëve dhe me të spërkatnin shpirtërat që po merrnin rrugën drejt Perëndisë".
- Tuy-3-1-1944.
Artikuj ndërlidhës
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Anglisht. Zbulimi i Sekretit të Tretë të Fatimas - nga Xhek Dagen. Arkivuar 7 korrik 2007 tek Wayback Machine Kjo nxjerrje qarkulloi më parë në qarqet diplomatike.