Álvaro Daniel Pereira Barragán (lindur më 28 nëntor 1985) është një futbollist uruguajan i cili luan si mbrojtës për klubin paraguajian Cerro Porteño. Kryesisht një mbrojtës i majtë, ai mund të luaj gjithashtu edhe si mesfushor i majtë.

Álvaro Pereira
Të dhënat vetjake
Emri i plotëÁlvaro Daniel Pereira Barragán
Datëlindja (1985-11-28) 28 nëntor 1985 (39 vjeç)
VendlindjaMontevideo, Uruguaji
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Cerro Porteño
Numri3
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004Miramar Misiones32(1)
2005–2007Quilmes34(0)
2007–2008Argentinos Juniors35(11)
2008–2009CFR Cluj29(1)
2009–2012Porto72(2)
2012–Internazionale28(1)
2014São Paulo (huazim)21(0)
2015–2016Estudiantes24(2)
2016Getafe (huazim)6(0)
2016–Cerro Porteño21(1)
Karriera ndërkombëtare
2008–Uruguaji65(6)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 Maj 2013
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17:43, 30 qershor 2013 (UTC)

Karriera me klube

Redakto

Vitet e hershme

Redakto

Pereira lindi në Montevideo dhe filloi karrierën e tij me klubin e Miramar Misiones në vitin 2003, dhe më pas u transferua në Argjentinë te klubi e Quilmes Atlético Club dy vite me vonë. Pasi klubi ra nga divizioni i parë argjentinas në fundin e sezonit 2006-07, Pereira u transferua tek Argentinos Juniors.

Në verën e vitit 2008, Pereira u transferua te klubi rumun CFR Cluj për 2.5 milion . Ai luajti një sezon dhe ishte titullar në të gjitha ndeshjet e sezonit.

 
Pereira me Porton në vitin 2010.

Pereira u transferua te Porto më 4 qershor 2009 për 4.5 milion ,[1] klubi portugez mori 80% të kartonit të lojtarit. Në vitin e parë, Pereira luajti më shumë në të majtë të mbrojtjes, Porto përfundoi kampionatin në vendin e tretë dhe fitoi kupën Taça de Portugal. Ai shënoi golin e parë më 21 shkurt 2010 në fitoren 5-1 kundër SC Bragës.[2]

Në sezonin e dytë me Porton, Pereira luajti 21 ndeshje në kampionat (të gjitha si titullar ), 12 ndeshje në Ligën e Europës, ku Porto fitoi dhe kompletoi "Tripletën". Ai ishte gjithashtu titullar në finalen e kupës Taça de Portugal kundër Vitória de Guimarães më 22 Maj 2011, ku në minutën e 21 shënoi autogol, por Porto fitoi me rezultatin 2-6.[3]

Në verën e vitit 2011, Porto refuzoi një ofertë nga klubi i anglez Çelsi, dhe më pas firmosi një kontratë të re 3 tetor 2011 për të qëndruar në Estádio do Dragão deri në vitin 2016.[4] Pereira kishte një klauzolë lirimi 25.7 milion £. Në fund të dhjetorit, Pereira kritikoi rëndë lojtarin e Manchester United Patrice Evra për raportin e racizmit të dëguar kundër shokut të tij të kombëtares Luis Suárez.[5][6]

Gjithsej me Porton, Pereira luajti 120 ndeshje në të gjitha kompedicionet dhe shënoi tre gola. Pereira gjithashtu me Porton fitoi dy Primeira Liga, dy Taça de Portugal, dy Supertaça Cândido de Oliveira, dhe një Ligë Europe.

Internazionale

Redakto

Pereira nënshkroi për Interin në gusht të vitit 2012 për 10 milion €, duke u bashkuar më shokun e skuadrës Fredy Guarín.[7][8] Ai firmosi një kontratë deri në qershor 2016, më një pagë 1.7 milion . Ai mori fanellën me numrin 31 dhe bëri debutimin e tij me Interin në Serie A më 2 shtator 2012, në humbjen 1–3 të InteritSan Siro kundër Romës. Më 26 shtator 2012, Pereira shënoi golin e parë me Interin në fitoren 0–2 kundër Chievo Veronas.

São Paulo

Redakto

Më 17 janar 2014, São Paulo nga Brazili, firmosi me Perreirën në formën e huazimit për 1 vut e gjysëm. Klubi brazilian pagoi 1 milion për lojtari uruguajian, i cili mund të transferohet automatikishte te skuadra Trikolore nqs klubi i paguan 7 milion € Interit.[9]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Më 19 nëntor 2008, Pereira bëri debutimin e tij për kombëtaren e tij kundër Francës.[10] Më 11 Shkurt 2011, Pereira shënoi golin e parë me kombëtaren në ndeshjen e tij të dytë në fitoren 2–3 kundër Libisë në një ndeshje miqësore.[11]

Pereira ka qënë titullar i padiskutueshëm i kombëtares uruguajane në kualifikueset e Kupës së Botës 2010, gjithashtu ishte edhe titullar në 2 ndeshjet e Play–Off kundër Kosta Rikës, duke u kualifikuar në Kupën e Botës 2010. Në Kupën e Botës 2010, Pereira luajti pesë ndeshje nga shtatë, dhe arriti të shënoj një gol në ndeshjen e dytë të grupit A kundër mikpritësve të turnamentit, ku Uruguaji fitoi me rezultatin 3–0.[12]

Pereira gjithashtu ka qënë i zgjedhur për të luajtur me kombëtaren në Copa América në vitin 2011 që u zhvillua në Argjentinë.[13] Falë dy golave të tij, Uruguaji u kualifikua nga faza e grupeve dhe shkoi deri në finale, duke fituar me rezultatin 3-0 kundër Paraguajit.[14]

Golat me kombëtaren

Redakto
CFR Cluj
Porto

Kombëtarja

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Maicon and Pereira sign as Porto secure Ferreira; UEFA.com, 4 qershor 2009
  2. ^ FC Porto 5–1 Braga Arkivuar 2 nëntor 2012 tek Wayback Machine; ESPN Soccernet, 21 shkurt 2010
  3. ^ Porto cup triumph completes treble Arkivuar 12 nëntor 2012 tek Wayback Machine; FIFA.com, 22 Maj 2011
  4. ^ Blues target Pereira signs Porto deal Arkivuar 20 korrik 2012 tek Archive.today; ESPN Soccernet, 3 tetor 2011
  5. ^ Porto's Alvaro Pereira hits out at Manchester United's Patrice Evra over Luis Suarez racism ban: 'He is not proud to be black'; Goal.com, 30 dhjetor 2011
  6. ^ John Aldridge: Criticism of Liverpool FC and Kenny Dalglish in Luis Suarez row has been over the top; Liverpool Echo, 10 janar 2012
  7. ^ Pereira: "Inter, everyone's dream in S. America" Arkivuar 27 nëntor 2012 tek Wayback Machine; Uebfaqja zyrtare e Interit, 24 gusht 2012
  8. ^ Pereira's delight at Inter switch Arkivuar 26 maj 2013 tek Wayback Machine; FIFA.com, 24 gusht 2012
  9. ^ "São Paulo garante empréstimo de Alvaro Pereira" (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2014. Marrë më 23 janar 2014.
  10. ^ France vs. Uruguay Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine; IM Scouting, 19 nëntor 2008
  11. ^ Uruguay vence 3–2 a Libia en amistoso con poco brillo (Uruguay wins 3–2 against Libya in subpar performance) Arkivuar 2 tetor 2011 tek Wayback Machine; Reuters América Latina, 11 shkurt 2009
  12. ^ World Cup 2010: Diego Forlán strikes twice to sink South Africa; The Guardian, 16 qershor 2010
  13. ^ Uruguay 1 Mexico 0: Messi and Co await in last eight after Pereira winner; Daily Mail, 13 korrik 2011
  14. ^ Uruguay celebrates well into early Monday its record winning 15th Copa America; Merco Press, 25 korrik 2011
  15. ^ "Cupa României ramâne la Cluj-Napoca!" [Cluj-Napoca renews Cup title] (në rusisht). CFR Cluj. 13 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2009. Marrë më 14 qershor 2009.

Lidhje të jashtme

Redakto