A.S. Roma
Associazione Sportiva Roma, njohur zakonisht si Roma, është një klub profesionist futbollistik me seli në Romë.
Emri i plotë | Associazione Sportiva Roma S.p.A. | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | I Giallorossi La Lupa La Magica | ||
Themeluar | 7 qershor 1927 | ||
Stadiumi | Stadio Olimpico | ||
Kapaciteti | 70,634[1] | ||
Pronari | NEEP Roma Holding S.p.A. (79.04%)[2] | ||
Menaxheri | José Mourinho | ||
Liga | Serie A | ||
2018-19 | Vend 6 | ||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | ||
|
Historia
Redakto1927–1934: Themelimi dhe vitet e para
RedaktoA.S. Roma u themelua në verën e vitit 1927 kur Italo Foschi[3] ishte iniciatori i bashkimit të tre klubeve të vjetra të Kampionatit Italian të Futbollit nga qyteti Romës: Roman FC, SS Alba-Audace and Fortitudo-Pro Roma SGS.[3] Qëllimi i bashkimit ishte që t'i jepte kryeqytetit një klub të fortë dhe konkurues për të rivalizuar klubet dominuese të Italisë Veriore.[3] I vetmi klub madhor i kryeqytetit që i rezistoi bashkimit ishte S.S. Lazio për shkak të ndëryrjes së gjeneralit të ushtrisë Vaccaro, i cili ishte anëtar i klubit dhe një funksionar i Federatës Italiane të Futbollit. Klubi i luajti sezonet e para në stadiumin Motovelodromo Appio,[4] para se të kalonin në rrugët Testaccio të klasës puntore ku ishte e ndërtuar një fushë me emrin Campo Testaccio; ajo u hap në nëntor 1929.[5] Roma la një gjurmë të madhe në kampionatin e sezonit 1930–31, ku ata përfunduan në vendin e dytë mbrapa Juventusit.[6] Kapiteni Attilio Ferraris, sëbashku me Guido Masetti, Fulvio Bernardini dhe Rodolfo Volk, ishin lojtarët më të rëndësishëm gjatë asaj periudhe.[7]
1935–1969: Titulli i parë dhe rënja
RedaktoPas një rënje në kampionat dhe largimit të disa lojtarëve kyç, Roma u rindërtua dhe solli në ekip disa golashënues si argjentinasin Enrique Guaita.[8] Nën drejtimin e trajnerit Luigi Barbesino, klubi kryeqytetas iu afrua titullit të parë në sezonin 1935–36, duke e humbur atë për vetëm një pikë ndaj Bolonjës.[9]
Roma më pas u rikthye në formë pas ulje-ngritjeve në vitet 1930'. Ata regjistuan një triumf surprizë në sezonin 1941–42 duke fituar Scudetton e parë në histori.[10] 18 golat e shënuar nga sulmuesi kryeqytetas Amedeo Amadei ishin vendimtar për ekipin e drejtuar nga Alfréd Schaffer për të fituar kampionatin. Në atë kohë, Italia mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe Roma luante në Stadio del Partito Nazionale Fascista.[11]
Disa vite pas përfundimit të luftës, Roma nuk mundi dot të përsëriste suksesin në kampionat. Ekipi përfundoi në pjesën e poshtme të renditjes për pesë sezone me rradhë. Ata arritën fundit duke u rrëzuar për herë të parë në Serie B në sezonin 1950–51,[6][12] gati një dekadë pas fitimit të kampionatit. Megjithatë, klubi u rikuperua shpejtë dhe siguroi ngjitjen pas vetëm një sezoni, kjo edhe fal trajnerit Giuseppe Viani, i cili në të ardhmen do të drejtonte edhe kombëtaren italiane.[13]
Pas rikthimit në Serie A, Roma sërisht u bë një klub i fuqishëm me lojtarë si Egisto Pandolfini, Dino Da Costa dhe Dane Helge Bronée.[6] Rezultati i tyre më i mirë u arrit në sezonin 1954–55 nën drejtimin e trajnerit anglez Jesse Carver, që udhëhoqi ekipin në një vend të dytë mbrapa Udinese, e cila në fillim ishte rrëzuar nga kategoria për shkak korrupsioni.[6] Pavarësisht se Roma nuk i kapi dot katër vendet e para të renditjes në dekadën e ardhshme, ata gjithsesi patën sukses në kupë. Trofeu i parë jashtë Italisë u arrit në sezonin 1960–61, ku ekipi fitoi Kupën e Panairit duke mposhtur në finale ekipin anglez Birmingham City 4–2 në finale.[14] Disa vite më pas, Roma fitoi Coppa Italia për herë të parë në histori, duke mposhtur Torinon 1–0 në finalen e sezonit 1963–64.[15]
Pika më e ulët për klubin erdhi gjatë sezonit 1964–65 ku trajneri Juan Carlos Lorenzo deklaroi se klubi nuk kishte para për të paguar lojtarët dhe për të udhëtuar në Vicenza për ndeshjen e rradhës. Megjithatë, tifozët kontribuan duke mbledhur fonde në teatrin Sinistre dhe falimentimi u shmang nga presidenti i ri Franco Evangelisti.
Roma fitoi Coppa Italian për herë të dytë në sezonin 1968–69, ku konkuroi në një sistem të ngjashëm me kampionatin.[15] Giacomo Losi vendoi rekordin e ri të ndeshjeve me Romën në vitin 1969 me 450 paraqitje në të gjitha kompeticionet, një rekord që zgjati për 38 vite.[16]
1970–1998: Një periudhë me ulje-ngritje
RedaktoRoma fitoi një tjetër trofe në vitin 1972, Kupën Ango-Italiane, duke mposhtur në finale Blackpool me rezultatin 3–1.[17] Gjatë viteve 1970', rezultatet e Romës në pjesën e sipërme të renditjes në Serie A ishin të pakta. Rezultati më i mirë që ekipi arriti në këtë dekadë ishte vendi i tretë në sezonin 1974–75.[18] Lojtarët që spikatën gjatë kësaj periudhe ishin mesfushorët Giancarlo De Sisti dhe Francesco Rocca.
Lojtarët
RedaktoSkuadra aktuale
Redakto- Redaktuar më 1 shtator 2022[19]
|
|
Referime
Redakto- ^ "Stadi Serie A 2015–2016" [Stadiumet e Serie A 2015–2016] (PDF) (në italisht). Osservatorio Sport. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 shtator 2015.
- ^ "Neep Roma Holding S.P.A.: Private Company Information – Bloomberg" (në anglisht). Bloomberg L.P. Marrë më 3 nëntor 2019.
- ^ a b c "La Storia" [Historia]. asroma.it (në italisht). AS Roma. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2007.
- ^ "A.S. Roma" (në italisht). AlbionRoad.com. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2008. Marrë më 22 mars 2019.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaTestaccio
- ^ a b c d Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaliga
- ^ "Attilio Ferraris" (në italisht). Viva la Roma. 24 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2019.
- ^ "Tutti i calciatori dell'A.S. Roma" [Të gjithë lojtarët e Romës] (në italisht). Viva la Roma. 24 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2019.
- ^ "1935–'36: Io Faccio I Gol Non La Guerra!" [1935–'36: Unë bëj gola jo luftë!] (në italisht). ASRomaUltras.it. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2007. Marrë më 22 mars 2019.
- ^ "Campionato 1941–42 – Roma campione d'Italia" [Kampionati 1941–42 – Roma kampione e Italisë] (në italisht). ASRTalenti. 24 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2019.
- ^ "I Campi da Gioco" [Fusha e lojës] (në italisht). ASRomaUltras.it. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2007. Marrë më 22 mars 2019.
- ^ "Italy 1951–52 – Serie B" [Italia 1951–52 – Serie B] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2007.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturatrajnerët
- ^ "Inter-Cities Fairs Cup 1960–61" [Kupa e Panairit 1960–61] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. 24 qershor 2007. Marrë më 15 prill 2019.
- ^ a b "TIM Cup – Coppa Italia" (në italisht). Vilacom Sports. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011. Marrë më 15 prill 2019.
- ^ "Rekordok, statisztikák" [Rekordet, statistikat] (në polonisht). ASRoma Hunsports. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2007. Marrë më 15 prill 2019.
- ^ "Anglo-Italian Cup 1972" [Kupa Ango-Italiane 1972] (në anglisht). RSSSF. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2014. Marrë më 21 shkurt 2020.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaleague
- ^ "Players" [Lojtarët] (në anglisht). A.S. Roma. 14 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2015. Marrë më 14 gusht 2015. Arkivuar 7 tetor 2015 tek Wayback Machine
Lidhje të jashtme
Redakto- Uebfaqja zyrtare Arkivuar 15 mars 2011 tek Wayback Machine Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Stampa:It
- A.S. Roma Arkivuar 29 tetor 2013 tek Wayback Machine te uebfaqja zyrtare e FIFA-s Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Franca (Spanjisht) Stampa:De icon (arabisht)