Agon Mehmeti
Agon Xhevat Mehmeti (lindi më 20 nëntor 1989) është futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues për klubin anglez Oxford United. Ai luajti për Suedinë U19 dhe Suedinë U21 para se të luante për kombëtaren shqiptare.
Mehmeti duke luajtur për Malmö FF më 2010 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Agon Xhevat Mehmeti | ||
Datëlindja | 20 nëntor 1989 | ||
Vendlindja | Podujevë, RSF Jugosllavia | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Oxford United | ||
Numri | 28 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
–2002 | IFK Malmö | ||
2002–2007 | Malmö FF | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2008–2011 | Malmö FF | 88 | (23) |
2012–2014 | Palermo | 3 | (0) |
2012–2013 | → Novara (huazim) | 23 | (6) |
2013–2014 | → Olhanense (huazim) | 20 | (2) |
2014–2016 | Malmö FF | 25 | (4) |
2016 | Stabæk | 24 | (4) |
2017 | Gençlerbirliği S.K. | 2 | (0) |
2017– | Oxford United | 13 | (1) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2008 | Suedia U19 | 4 | (2) |
2009–2010 | Suedia U21 | 8 | (2) |
2013 | Shqipëria | 3 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Karriera me klube
RedaktoMalmö FF
RedaktoMehmeti bëri debutimin e tij në Allsvenskan më 31 mars 2008 kundër IFK Göteborg. Golët e tij të para ishin dramatike. Ai ishte golëshënuesi më i mirë i Malmö FF në ligë në sezonin 2010 ku shënoi 14 gola ku 11 gola ishin gola të ligës. Sezoni 2011 për Mehmetin ishte jo aq i mirë sesa sezoni i mëparshëm. Ai lëndoi këmbën e tij dhe kontrata e tij ishte skaduar në fund të sezonit. Ai shënoi vetëm katër gola nê 21 ndeshje gjatë sezonit 2011. Mehmeti nuk deshi ta vazhdonte kontratën e tij pas sezonit 2011.[1]
Palermo
RedaktoDrejtori i Palermos konfirmoi nënshkrimin e Mehmetit më 9 nëntor 2011. Mehmeti i'u bashkua klubit më 1 janar 2012. kur u hap transferimi i lojtarëve.[2] Më 11 nëntor 2011, Mehmeti konfirmoi nënshkrimin e tij pesë vjeçar me Palermon, duke luajtur për klubin deri më 30 qershor 2016.[3] Mehmeti bëri debutimin e tij kundër Napolit më 8 janar 2012.
Novara
RedaktoMë 30 gusht 2012, ai u zhvendos në klubin Novara si huazim në ndërrim me lojëtarin Luigi Giorgi.[4] Mehmeti qëndroi në Novara për pjesën e mbetur të sezonit 2012-13, ku luajti 23 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola për klubin.
SC Olhanense
RedaktoNë korrik 2013, ishte shpallur se Mehmeti do të luaj me klubin portugezë Olhanense si huazim për një sezon. Më 24 gusht ai shënoi golin e tij të parë për ekipin në ndeshjen e tij të dytë të ligës. Gjithsej Mehmeti luajti 20 ndeshje ndërsa në Olhanense dhe shënoi dy herë.
Kthimi në Malmö FF
RedaktoMë 15 korrik 2014, Malmö FF njoftoi se ata kishin rifituar Mehmetin për një kontratë tre vjet e gjysmë, duke bërë kthimin e tij pas dy sezonesh jashtë vendit në Itali dhe Portugali,[5] pasi u lirua falas nga klubi i tij i fundit, Palermo më herët në të njëjtën ditë.[6] Për pjesën e mbetur të sezonit, Mehmeti bëri 10 paraqitje në ligë, pesë prej të cilëve në formacionin fillestar. Ai gjithashtu shënoi dy herë, dy gola në ndeshjen kundër Falkenbergs FF më 2 gusht 2014.[7] Ai gjithashtu bëri katër paraqitje në kampionat e klubeve në Ligën e Kampionëve UEFA 2014-15.
Stabæk
RedaktoMehmeti pastaj u zhvendos në Norvegji dhe luajti 24 ndeshje të ligës për Stabæk, në sezonin 2016. Ai shënoi 4 gola pasi bëri debutimin e tij kundër Molde.
Oxford United
RedaktoPas kësaj, sulmuesi u transferua në kryeqytetin turk Ankara, për të luajtur për Gençlerbirliği. Megjithatë, ai luajti vetëm dy lojëra të Süper Lig për ta përpara se të bashkohej në Oxford United, më 7 shtator.[8] Ai bëri debutimin e tij si zëvendësues në një humbje 3-0 në Bury në një ndeshje të Ligës së Parë më 26 Shtator 2017,[9] dhe goli i tij i ligës së debutimit erdhi në ndeshjen e ardhshme, një fitore prej 4-1 në Peterborough United më 30 shtator.[10]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoMehmeti u zgjodh nga trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Sllovenisë dhe Islandës në shtator 2013.[11]
Jeta personale
RedaktoMehmeti lindi në Podujevë, KSA e Kosovës (pjesë e atëhershme e Jugosllavisë). Familja e tij u zhvendos në Valdemarsvik, Suedi kur ishte dy vjeç, dhe më vonë u vendosën në Malmö. Ai është me prejardhje shqiptare.
Referime
Redakto- ^ "Agon och Dejan lämnar". mff.se (në suedisht). 27 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2012. Marrë më 16 dhjetor 2011.
- ^ "Mehmeti till Palermo: "Inget fenomen"" (në suedisht). Eurosport.
- ^ "Mehmeti: "Palermo vill ha mig så fort som möjligt"" (në suedisht). Rosanero.se. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2012. Marrë më 5 qershor 2018.
- ^ "Preso Giorgi, ceduti tre giocatori" (në italisht). palermocalcio.it. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 30 gusht 2012.
- ^ "Agon Mehmeti återvänder till Malmö FF". mff.se (në suedisht). Malmö FF. 15 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2014. Marrë më 15 korrik 2014.
- ^ "RESCISSIONE PER MEHMETI E SIMON" (në italisht). US Città di Palermo. 15 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2014. Marrë më 16 korrik 2014.
- ^ "Falkenbergs FF 2–5 Malmö FF". svenskfotboll.se (në suedisht). The Swedish Football Association. 2 gusht 2014. Marrë më 19 janar 2015.[lidhje e vdekur]
- ^ "Agon Mehmeti Joins Oxford United" (në anglisht). Oxford United Official Site. 7 shtator 2017. Marrë më 8 shtator 2017.
- ^ Pritchard, David (26 shtator 2017). "Bury 3 (Maguire pen 64, Smith 70, Beckford 72), Oxford United 0". Oxford Mail (në anglisht). Marrë më 27 shtator 2017.
- ^ Williams, Chris (30 shtator 2017). "REPORT Peterborough United 1 Oxford United 4" (në anglisht). Oxford United F.C. Marrë më 30 shtator 2017.
- ^ "Agon Mehmeti, një tjetër debutues në kombëtaren kuqezi". Panorama Sport. 28 gusht 2013. Marrë më 2 tetor 2016.