Alfabetet e hershme shqipe
Karl Fauëlman (Carl Faulmann 26 qershor 1835 Halle - 28 qershor 1894 Vjenë), në pranverën e vitit 1878 boton në Vjenë librin me titull "Das Buch der Schrift" (Libri i shkrimeve), në të cilin, ndër alfabetet e shumtë të njohur deri atëherë, prezanton 4 alfabete nga shqipja. Në librin e tij ai shkruan :
- Albanesen, të cilët e quajnë veten Škiptar (malsorë) dhe thirret nga turqit, sunduesit e tyre, Arnaut (një deformim i fjalës greke "Αλβανίτης, deformuar nga 'Αρβανίτης), banojnë pjesën më të madhe të Ilirisë së lashtë dhe Epirit, dmth tokat prej detit Adriatik deri në Pind, në lindje dhe nga Shkodra deri në Gjirin e Korintit. Duke filluar nga fundi i shekullit të 14-të i gjejmë edhe në Greqi, ku përbëjnë një të pestën e popullsisë së përgjithshme. Gjuha shqipe përbën një fenomen enigmatik, pasi nuk është e lidhur me gjuhët fqinje në asnjë mënyrë; ndahet në dy dialekte, një verior, Gegërishtja, dhe një jugor, Toskërishtja, i pari shkruar me shkronja latine, i dyti me shkronja greke. Por ka edhe shkrime vendase, të cilat trashëgohen në në çdo lagje e në çdo familje, dhe për sa u përket të marrëdhënieve të tyre, janë të izoluar, si vetë gjuha shqipe.
- I pari nga shkrimet e cituara këtu është vendas në qytetin e Elbasanit, edhe duhet të kuptohet dhe përdoret edhe në qytetin fqinj, Berat, në jug. I dyti thuhet të jetë shpikur nga një shqiptar me emrin Vithkuq, dhe i treti i është mësuar Veso Beu, një fisnik i respektuar, nga kujdestari i tij, i cili ishte gjithashtu një shqiptar.|}[1]
- Alfabeti i Elbasanit kishte 53 shkronja. Nuk ka ngjashmëri me asnjë nga alfabetet e gjendura deri me tani. Alfabeti i Vithkuqit ka 31 shkronja dhe po ashtu për nga ngjashmëria është i izoluar. Alfabeti i Veso Beut ka 22 germa dhe është i izoluar për nga ngjashmëria. Alfabeti shqiptaro-grek ka 34 shkronja të cilat gati të gjitha janë greqisht, por me disa ndryshime. Mund ta quanim Alfabet grek të përvetesuar nga shqiptaret apo të "shqiptarizuar". Më shumë se 12 shkronja janë të përbëra dhe nuk gjenden në alfabetin grek. Pra te përshtatura nga shqiptaret për të folmen e tyre.[2]
Burimet
Redakto- ^ Das Buch der Schrift, fq. 181-182
- ^ Në faqen 181 të botimit të tij të dytë të vitit 1880 qëndron kështu