Athanasi i Aleksandrisë
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Athanasi i Aleksandrisë (ose Athanasi i Madh, lindi në vitin 295, në Aleksandri - vdiq më 2 maj, 373, po aty) ishte peshkop i Aleksandrisë ne Egjipt, sekretar, pasues i peshkopit Aleksandër, përfaqësues i shkollës patristike të Aleksandrisë, Atë i Kishës dhe një prej kundërshtarëve më të shquar të Arianizmit, titulluar në kohën që jetonte "shtyllë e Kishës" dhe "Atë i Ortodoksisë".
Shën Athanasi | |
---|---|
Ipeshkv, Doktor i kishës | |
Lindi | 295 në Aleksandri, Egjipt |
Vdiq | 21 maj, 373 në Aleksandri, Egjipt |
Nderohet nga | Kisha Romano - Katolike |
Festa | 2 maj, (Kisha katolike romake 18 janar, (Kisha Ortodokse- Kalendari Gregorian) [1] |
Nderohet si shenjtor nga Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, dhe Kisha Ortodokse e Lindjes, dhe mbahet si një prijës i Kishës nga protestantët. Kisha Katolike e ka shpallur atë si një prej 33 doktorëve të kishës, dhe radhitet si një nga katër Mësuesit Ekumenikë (lat. Doktorët e Mëdhenj të Kishës së Lindjes). Festa e tij është 7 Pashoni, në Kishat Ortodokse të Lindjes, 18 janar në Kishën Ortodokse[2], dhe 2 maj në Kishën Katolike, dhe Kishat Ipeshkvnore. Në gjuhën greke, emri "Athanasios"
(Αθανάσιος) do të thotë "i pavdekshëm".
Vitet e hershme, fillimet e veprimtarisë së tij
RedaktoLindi më 295 nga prindër të devotshëm të krishterë, pak para shpërthimit të persekutimit të madh të Dioklecianit (297-313), në Aleksandri, ku banonin popuj të ndryshëm dhe përplaseshin lloj-lloj kultesh e besimesh. I riu parapëlqente gjërat e Perëndisë dhe të Kishës.[3]
Gjatë studimeve, Athanasi u kushtoi pak interes shkencave të tjera. Preferoi më tepër studimin e Dhiatës së Re dhe asaj të Vjetër, dhe për pak kohë u tërhoq në shkretëtirë pranë shën Andonit, ku gjatë gjithë jetës qëndroi si dishepull i tij i zellshëm. Me t’u kthyer në Aleksandri, u hirotonis dhjak dhe filloi veprën teologjike e baritore. Hartoi dy veprat e tij të para: “Ligjërata kundër paganëve” dhe “Ligjërata për Mishërimin e Fjalës”. Pasi dënoi absurditetin e filozofive dhe të besimeve pagane, tregoi se Fjala e Atit nuk ishte vetëm Krijues i botës, Urtësia dhe Providenca e Tij, po që u bë Shpëtimtar i njerëzve. “Perëndia u bë njeri, që njeriu të bëhet perëndi (i ngjashëm me Perëndinë)”.[4]
Shën Athanasi shoqëroi kryepiskopin e moshuar, Aleksandrin, në Sinodin e Nikeas (325) të mbajtur kundër mësimit heretik të Ariosit, ku luajti një rol vendimtar në mbrojtjen e së vërtetës.[5]
Pas vdekjes së Aleksandrit, në vitin 326, Athanasi u zgjodh unanimisht nga populli i Aleksandrisë për t’u bërë pasues i tij. [6] Detyra e tij e parë ishte të vendoste unitetin dhe rregullin në dioqezën e madhe, e cila qe ndarë jo vetëm nga herezia arianiste, por dhe nga skizmatikët meletianë, e dekadenca e disiplinës kishtare.
Përndjekjet dhe sfidat e shumta
RedaktoMe gjithë urdhrin mbretëror, ai nuk e pranoi Ariosin, kryetarin e herezisë së Arianizmit. Dhe kështu filluan përndjekjet. Duke qenë dallgëpritësi i herezive dhe idhujve, ai u përndoq nga katër perandorë dhe u zhvesh nga sinodet ariane.[7]
Në 46 vitet e tij si episkop, u internua 5 herë dhe 20 vjet i kaloi në internim ose i fshehur herë pas here.[8]
Për Athanasin shpifnin pa ngurrim: p.sh. se vrau gjoja episkop Arsenin dhe me dorën e prerë të këtij bënte magjira; por episkopi vjen i gjallë dhe me tërë gjymtyrët. Athanasi u tha: “Mos kërkoni dorë të tretë. Perëndia na krijoi me dy duar”. Paraqesin një grua të ulët, se gjoja kishte abuzuar me të; por në gjyq ngrihet një prift, i cili ishte ulur së bashku me të dhe pyet prostitutën nëse ai e kishte poshtëruar vërtet. Gruaja me indinjatë filloi të bërtiste, duke pohuar se gjithçka ishte e vërtetë. Atëherë u ngrit shenjti duke i thënë se ky ishte Athanasi, ndërsa ai tjetri Timotheu. D.m.th. ajo nuk i njihte fare në fytyrë.[9]
Që të shpëtojë, ikën në Konstandinopojë por internohet në Galati (Francë) pa pasur mundësi për vetëmbrojtje. Kthehet më 337 dhe dëbohet në vitin 340. Shkon në Romë dhe sinodi e shpall të pafajshëm. Në vitin 346 kthehet në mënyrë triumfale. Në vitin 356 ortodoksët e largojnë me forcë që ta shpëtonin. Pas gjashtë vitesh kthehet ndërsa pas 8 muajsh internohet përsëri. Kthehet në vitin 363 dhe internohet për të pestën herë më 365. [10]
Pas shumë luftërash dhe vuajtjesh u thirr më 1 shkurt të vitit 366, me ndërhyrjen dinamike të popullit dhe drejtoi grigjën e vet i pashqetësuar deri në fjetjen e tij.
Ndarja nga jeta
RedaktoShën Athanasi dorëzoi shpirtin tek Zoti më 2 maj 373, në moshën 75-vjeçare.
Me gjithë përndjekjet e vazhdueshme, ky u konsideruar mësues ekumenik, (si në Lindje ashtu edhe në Perëndim) shkroi shumë vepra të çmuara apologjetike, antiheretike, shpjeguese, letra dhe vepra asketike, siç është jeta e Andonit të Madh (17 janar). [11]
Shkrimet e tij
RedaktoVeprat e Shën Athanasit janë të shumta. Ato janë shkruar të gjitha në greqisht. Këto janë përshirë në botimet klasike patristike të Kishës, origjinal ose të përkthyera: Greqisht, Patrologia Graeca[12], Frëngjisht, SC (Sources Chretiennes 15, 18, 56, 199, 400, 563, 598-599)[13], dhe në shumë gjuhë e në seri botimesh.
Ato përbëhen nga ligjërata dhe letra[14]:
Ligjërata:
Redaktoa) Apologjitike (Mbrojtëse) dhe Dogmatike. Ligjëratë kundër grekëve (paganëve), Ligjëratë rreth bërjes njeri të Fjalës, Kundër arianëve (3), Rreth shfaqjes mishore (njerëzore) të Fjalës së Perëndisë dhe kundër arianëve, Apologji drejtuar mbretit Konstandin, Apologji për largimin e tij, Drejtuar të gjithë murgjërve, Historia e arianëve etj.
b) Intrepretuese dhe Asketike. Interpretime dhe shpjegime të Psalmeve, Shënime shpjeguese për Librin e Kishtarit dhe të Këngës së Këngëve, Shënime shpjeguese për Gjenezën, Jeta e oshënar Andonit, Për virgjërinë, Për sëmundjen dhe shëndetin.
Letra:
RedaktoLetra urimi pas së kremtes së Theofanisë, Qarkore/Enciklika drejtuar episkopëve, sinodeve lokalë dhe personave të ndryshëm.
Nderimi i shenjtorit
RedaktoShën Athanasi nderohet nga të krishterët si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim. Në Kishën Ortodokse kremtohet në 18 janar (bashkë me shën Kirilin e Aleksandrisë) dhe në 2 maj (transferimin e lipsaneve)[15], ndërsa në Kishën Romano Katolike[16], Anglikane dhe Luterane në 2 maj[17].
Shën Athanasi nderohet edhe me fjalime, me shërbesa himnologjike, me kisha, me ikona dhe emrat e besimtarëve (Athanas, Thanas).
Himnologjia
RedaktoEtërit dhe himnografët e Kishës Ortodokse kanë hartuar shërbesë në nderim të shën Athanasit, dt. 18 janar[18] dhe 2 maj[19] (transferimin e lipsaneve) që janë përfshirë në librat me shërbesat e të kremteve dhe të shenjtorëve të të gjithë vitit (nga 1 shtatori deri në 31 gusht), që quhen “Minea” ose në shqip “Mujoret”. Në shqip, kjo shërbesë është përkthyer nga Kryepeshkopi (=Mitropolit) Theofan Noli në librin me titull "Kremtore e Kishës Orthodokse" e vitit 1956.
Lipsanet/Relikët
RedaktoNë Kishë shenjtori nderohet edhe nëpërmjet nderimit të lipsaneve/relikeve, në të cilat besohet se vazhdon të jetë i pranishëm hiri i Shpirtit të Shenjtë. Lipsanet/reliket e shenjtorit janë të shpërndara në vende të ndryshme[20], por pjesa më e madhe e tyre ndodhet në katedralen kopte të Aleksandrisë në Egjipt dhe në kishën e Shën Zaharias në Venecia[21].
Ikonografia
RedaktoNë Kishë shenjtori nderohet edhe nëpërmjet nderimit të ikonave, imazhit të pikturuar, në sipërfaqe të ndryshme dhe në forma të ndryshme.
Në Kishën Ortodokse ikona e shenjtit paraqitet vetëm apo edhe me të tjerë, në vende të ndryshme, në mur apo edhe në ikonostas. Në mur kryesisht në absidën e altarit, pranë Etërve të Mëdhenj të Kishës: Vasilit të Madh, Grigor Teologut, Joan Gojartit etj.
Burime:
Redakto- Hieromonak Makarios ,Sinaksari, Jeta e shenjtorëve të Kishës Orthodhokse, Vëllimi III, Janar- Shkurt, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Tiranë 2016. 978 * 9928 - 4377 - 3 - 0.
- Protopresviter Thomas Hopko, Besimi Orthodhoks Vëllimi III: Shkrimi i Shenjtë dhe Historia e Kishës, bot, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2000, Përkthim i Imz. Joan Pelushit
- Athanasi i Madh; Andoni i Madh; bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë; Tiranë 2006, përktheu Teodor Bendo
- Nicon Patrinacos, A Dictionary of Greek Orthodhoxy, Hellenic Heritage Publications, Pleasantcille, NY. 10570, 1987
- Nga Thesari i Shenjtorëve, bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2004.
- Δημήτριος Τσάμης, Εκκλησιαστική Γραμματολογία, εκδ. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη, 1996.
Shiko edhe:
RedaktoReferenca:
Redakto- ^ "Kalendari kremtues Ortodoks".
- ^ "Athanasius der Große" (në gjermanisht).
- ^ Sinaksari - Jeta e shenjtorëve të Kishës Orthodhokse, Vëllimi III Janar - Shkurt, Bot, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2016, fq. 231.
- ^ Hieromonak, Makarios (2016). Sinaksari, Jeta e shenjtorëve të Kishës Orthodhokse, Vëllimi III, Janar- Shkurt. Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. fq. 232. ISBN 978 - 9928 - 4377 - 3 - 0.
- ^ Protopresviter Thomas Hopko, Besimi Orthodhoks Vëllimi III: Shkrimi i Shenjtë dhe Historia e Kishës, bot, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2000, Përkthim i Imz. Joan Pelushit, fq, 192.
- ^ Nicon Patrinacos, A Dictionary of Greek Orthodhoxy, Hellenic Heritage Publications, Pleasantcille, NY. 10570, 1987, pg. 43.
- ^ "OCA, Saint Athanasius the Great, Bishop of Alexandria" (në anglisht).
- ^ "OCA - Saint Athanasius the Great, Bishop of Alexandria" (në anglisht).
- ^ Atë Justini, Nga Thesari i Shenjtorëve, bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2004, fq. 38
- ^ Nga Thesari i Shenjtorëve, bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2004, Përkthyen: Autori (anonim), Kostandin Xhuba, Vasil Tushi, fq.37.
- ^ Athanasi i Madh; Andoni i Madh; bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë; Tiranë 2006, përktheu Teodor Bendo
- ^ "Patristica Graeca" (në anglisht).
- ^ "Sources Chrétiennes, Athanase d'Alexandrie" (në frëngjisht).
- ^ Τσάμης, Δημήτριος (1996). Εκκλησιαστική Γραμματολογία (në greqisht). Θεσσαλονίκη: Πουρναρά. fq. 124–126. ISBN 960-242-136-3.
- ^ Hieromonak, Makarios (2015). Sinaksari, Jeta e Shenjtorëve të kishës Orthodhokse, v.III Janar - Shkurt. Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. fq. 231. ISBN 978-9928-4377-3-0.
- ^ "Athanasius of Alexandria" (në anglisht).
- ^ "Saints of the Week (Shenjtorët e javës), sipas "Lutheran Book of Worship"" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2019. Marrë më 16 maj 2020.
- ^ "Kremtore - muaji Janar".
- ^ "Kremtore - muaji Maj".
- ^ "Ορθόδοξος Συναξαριστής, Άγιοι Αθανάσιος ο Μέγας και Κύριλλος Πατριάρχες Αλεξανδρείας (Sinaksari Orthodhoks, Shenjtorët Athanasi i Madh dhe Kirili, Patriarku i Aleksandrisë)" (në greqisht).
- ^ "Atanasio di Alessandria" (në italisht).