Baba Shemimi (vdiq më 1831), i njohur si Baba Shemini i Fushë-Krujës ose Baba Shemini i Krujës ishte një shejh, bejtexhi, dhe martir shqiptar bektashi.

Baba Shemimi, emri i plotë i të cilit ishte Qemaledin Shemimi Ibrahim, fillimisht ishte një hoxhë mysliman sunit dhe myderiz (mësues feje). Ai ra në kontakt me doktrinën sufi bektashiane në teqenë Qyprilli (sot Veles, Maqedonia e Veriut), së bashku me mikun e tij Hatemi Haidar Baba. Ai e ndërtoi teqenë e Fushë-Krujës në kthimin e tij.

Baba Shemimi ishte një njohës i ngushtë i Ali Pashë Tepelenës, Vezir i Vilajetit të JaninësPerandorisë Osmane. Ishte ai që e inicoi Ali Pashën si bektashi.[1] Me mbështetjen e Aliut ndërtoi teqe shtesë në Melçan, teqe të Xhefaji Babës në Elbasan (Xhefaji Ibraim Babai ishte dervish nën Baba Shemin), teqenë e Sadik Babës në Koshtan (afër Memaliajt) etj. Përmendet si tejet mistik. Ai ishte gjithashtu një poet sufi dhe poezia e tij ishte shumë e drejtpërdrejtë me nota të larta kritike ndaj personazheve publike dhe padrejtësive shoqërore të kohës.

Gjatë epokës së tij, Baba Shemimi ishte udhëheqësi më i famshëm bektashi në Shqipëri. Teqeja e Dollmave të Krujës kishte 360 ​​varre të shenjta dhe njihej si "Horasani i vogël".

Baba Shemimi u vra në vitin 1831, nga njerëzit e Kapllan Pashë Toptanit nga familja më e fuqishme shqiptare osmane (Toptanajt) e zonës. Kjo përmendet në elegjinë që poeti i periudhës së bejtit Zejnel Bastari shkroi për të pas vdekjes së tij. Sipas studiuesit turk Sadettin Nüzhet Ergun, një letër e dërguar nga një prej ndjekësve të Shemimit, e gjetur në librarinë Basri Baba në Stamboll, përshkruan se Baba Shemimi u vra me dy plumba në gjoks, duke lexuar librat e shenjtë. Ai u varros në teqenë e tij.

Referime

Redakto
  1. ^ Miranda Vickers (1999), The Albanians: A Modern History (në anglisht), London: I.B. Tauris, fq. 22, ISBN 9781441645005, Around that time, Ali was converted to Bektashism by Baba Shemimi of Kruja...