Baza ushtarake e Bujanocit "Jugu"
Baza Ushtarake Cepotina (Serbisht: Vojna Baza Cepotina) ose Baza Ushtarake e Bujanocit "Jug" (serbisht: Vojna Baza Jug) është një bazë ushtarake e Ushtrisë Serbe që ndodhet 4km në jug të Bujanocit dhe 8.4 km në lindje të kufirit me Kosovën. Është baza më e madhe dhe më moderne në rajon për sa i përket kushteve të punës dhe të jetesës për ushtarët dhe oficerët.[1]
Detajet
RedaktoPunimet e ndërtimit të bazës zgjatën 7 vjet, dhe baza u hap më 23 nëntor 2009. Madhësia totale e investimit arriti në rreth 18 milion euro të cilat janë siguruar nga Ministria Serbe e Mbrojtjes dhe është objekti më i madh ushtarak i ndërtuar në Serbi gjatë 20 viteve të fundit. Baza ofron ambiente trajnimi, logjistike, rekreative dhe sportive. Kompleksi përfshin 1 spital dhe 1 klinikë dentare. Ajo gjithashtu ka një shërbim për mirëmbajtjen e automjeteve, poligone të qitjes dhe një heliport.
Baza mbulon 35 hektarë, me 44 ndërtesa të larta ndërtimi që mbulojnë një sipërfaqe prej 22.000 m2. Është në gjendje të strehojë rreth 1000 njerëz.[1]
Ekzistojnë plane për zgjerimin e bazës në të ardhmen e afërt për të mundësuar përgatitjet e profesionistëve të ushtrisë që do të marrin pjesë në operacione paqësore. Baza po zgjeron 96 ha tokë në afërsi të saj, e cila do të përdoret për stërvitje.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b "Otvorena baza na jugu Srbije". b92.net (në serbisht). Beta. 23 nëntor 2009. Marrë më 6 mars 2017.