Bedri Emra
Bedri Emra lindi në vitin 1942 në Gjakovë, Kosovë, është piktor shqiptar.
Biografia
RedaktoBedri Emra herët u inkuadrua në krijimtarinë tonë figurative,duke evoluar me rriten dhe zhvillimin e saj. Ai lindi më 1942 në Gjakovë. Akademinë e Arteve (sesioni i pikturës) e mbaroi ne Prishtinë, në klasën e artistit dhe pedagogut të mirënjohur Muslim Mulliqi. Në saje të talentit, por edhe punës së palodhshme, Bedriu arriti rezultate të konsiderueshme në fushën e arteve figurative, gjë qe provojnë paraqitjet e tij individuale e kolektive. Në fillim të vitit 1963 u anëtarësua në Shoqatën e Artistëve Figurativ të Kosovës, dhe si anëtarë i saj mori pjesë në shumë ekspozita të hapura në Kosovë, dhe në suaza ndërkombëtare, konkretisht, në Katovicë të Polonisë, në Kozencë, Aman, Damask, Ankara, Aleksandri, Montreal, Solin, Budapest, Athinë, etj. Krijimtarija katërdekadëshe e Bedri Emrës, manifestohet përmes dy disiplinave figurative, e këto janë : vizatimi dhe piktura.
Edukimi
RedaktoBedri Emra ka studiuar jashtë vendit në shtetet si : Austria, Italia, Gjermania, Franca, Hungaria e Greqia, kurse specializimet i ka bërë në Bashkimin Sovjetik dhe Francë.
Karriera
RedaktoQë nga viti 1963 si anëtarë i SHAFK-së është i pranishëm në shumë ekspozita si brenda dhe jashtë vendit. Përfaqëson denjësisht artin piktural bashkëkohor kosovar dhe njëherit tërheq vëmendjen e artdashësve dhe kritikës me veprat e tij, të cilat imponohen si krijime të një individualiteti të formuar artistik.
Shpërblime
RedaktoNga shpërblimet më të njohura që iu janë ndarë Bedri Emrës janë :
- Më 1979 Shpërblimi i parë për pikturë të Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë.
- Më 1973 Shpërblimi blerës në Sallonin e tetorit Beograd.
- Më 1976 Shpërblimi blerës i Sallonit Pranveror në Prishtinë.
- Më 1977 Shpërblimi i parë i Bienalit të Dytë të Vizatimit në Prishtinë.
- Më 1975 Shpërblimi blerës në Ekspozitën Portreti Jugosllav në Tuzëll dhe shumë mirënjohje dhe shpërblime të tjera.
Ekspozitat personale
Redakto- Caffe-Galeri The Doors - 1999 Gjakovë
- Caffe-Galeri Premiera - 1998 Gjakovë
- Galeria Rada - 1996 Prizren
- Katerina - 1991 Katerinë, Greqi
- Galeria e Grozhnjanit - 1989 Grozhnjan
- Gjuro Salaj Galeri - 1968 Beograd
- Galeria e Arteve - 1967 Prishtinë
- Galeria e Qytetit - 1966 Gjakovë
- Galeria e Qytetit - 1965 Gjakovë
Ekspozitat kolektive
Redakto- Salloni i Xlll Pranveror - 1996 Prishtinë
- Arti Bashkëkohor Kosovar - 1985 Kajro
- Arti Bashkëkohor Kosovar - 1979 Paris
- Ekspozite e SHAFK - 1978 Köln, Shtudgard, Hoden
- Galeria e Artit - 1974 Doboj
- Bota në të cilën jetojmë - 1972 Beograd
- Artistet Bashkëkohor kosovar - 1971 Podgoricë
- Salloni i tetorit - 1968 Beograd
- Ekspozite e SHAFK - 1963 Prishtinë
Tekste të zgjedhura
Redakto- Piktor maestro Ibrahim Kodra "Bedri Emra është piktor me një nerv të rrallë suptil, sensibil me një sens të rrallë për vijë dhe ngjyrë". Gjakovë 1970.
- Prof Akademik Muslim Mulliqi "Bedri Emra është piktor me një nerv të veçantë ekspresiv, impresiv, sensibil dhe lirik për vijë, ngjyrë dhe kompozicion" Ekspozita Prishtinë, 1967.
- Piktor Abdurrahim Buza "Bedri Emra është piktor i natyrës lirike, me një shije të përsosur për viztim dhe ngjyrë" Gjakove.
- Prof Nikolla Gvozdenoviq "Bedri Emra është piktor me shije të stërholluar për vizatim ngjyrë dhe kompozicion" Prishtinë 1964.
- Piktor Engjëll Berisha "Bedri Emra është piktor bartë me vete një botë autentike e cila mishnohet me problemet estetike". Rilindja 1967.
- Prof Mustafa Ferizi "Bedri Emra është piktor i natyrës sensibile, lirike me sens tëposaçëm për vije dhe ngjyrë". Prishtinë 1997.
- Poet Din Mehmeti "Bedri Emra piktor i një bote të veçantë lirike sensibile që ka të bëjë me klimën dhe trajtat e nënqiellit të Kosovës". Prizren 1996.
- Shkrimtar Ymer Shkreli "Bedri Emra është piktor i natyrës lineare psikologjike. Kemi të bëjmë me një apoteozë të kohës". Rilindja 1968.
- Poet Ali Musa "Bedri Emra është piktor sensibil, lirik me sens të stërkolluar për vijë dhe ngjyrë". Rilindja 1966.
- Dr.Skender Boshnjaku "Bedri Emra është piktor i vijës dhe formës mjeshtërore kundrejt hapësirës që e ve në pah dinamikën e vijave me intuitë ekspresive". Rilindja 1977.