Besnik Jakaj (lindur më 10 tetor 1972) është mjek nefrolog, kandidat për deputet[1] i Lëvizjes Socialiste për Integrim[2] në zgjedhjet për kuvendin 2021, në zonën zgjedhore të qarkut Tiranë.

Besnik Jakaj
Foto profili

Biografia

Redakto
 
Puka

Besnik Jakaj është lindur në Iballë të Pukës më 10 tetor 1972. Prej 26 janarit të vitit 2006 është  i martuar me Mirela Neli Jakaj, me profesion farmaciste dhe nga kjo martesë kanë ardhur në jetë 2 fëmijë.

Edukimi

Redakto

Ai është diplomuar për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e MjekësisëUniversitetin e Tiranës (1992-1998). Prej vitit 2000-2003 Jakaj është specializuar për Nefrologji dhe ka marrë titullin mjek Nefrolog.

Ndërsa për  6 muaj midis vitit 2005 dhe 2006 ai ka ndjekur një kurs me kohë të plotë për Menaxhim dhe Drejtim të Sistemit Shëndetësor nga Universiteti i Monreal i Kanadasë dhe kooperacioni i Zvicrës.

Prej viti 2008-2010 Jakaj bëri Shkollën Post Universitare të Mjekësisë. Më tej duke filluar që nga viti 2017 Besnik Jakaj është në proces Doktorature. Jakaj ka të mbrojtur gjuhën angleze.

Karriera profesionale

Redakto

Pas diplomimit në Fakultetin e Mjeksisë, ai punoi për një periudhë 1-vjeçare 1999-2000 si mjek familje. Prej vitit 2000-2003 vazhdoi specializimin në degën e Nefrologjisë dhe pas mbarimit u kthye në punë si mjek nefrolog pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza, profesion që e vazhdoi deri në vitin 2005.

Që prej vitit 2005 Jakaj ka mbajtur poste të larta drejtuese në fushën e shëndetësisë si:

Drejtor i Burimeve Njerëzore dhe Edukimit në vazhdim në Ministrinë e Shëndetësisë[3] (2005-2006)

Drejtor i Përgjithshëm pranë ISHP[4] (2006-2007)

Drejtor i Përgjithshëm pranë Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave[5] (2007-2012).

Drejtor Ekzekutiv pranë Med Impex (2012-2013)

Drejtor i Vlerësimit dhe Komunikimit të Riskut pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit[6] (2013-2017)

Drejtor Marketingu pranë Med Impex Sh.P.K në Prishtinë (2018-2019)

Karriera politike

Redakto

Besnik Jakaj ka qenë anëtar i Forumit RinorPartisë Demokratike[7]Shqipërisë nga viti 1998-2012. Po në vitin 1998-2012 ai u bë Drejtues Politik i rrethit të Pukës dhe i njësisë numër 4 në Tiranë për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ndërsa nga viti 1999-2012 ka qenë anëtar i Këshilllit Kombëtar në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Prej viti 2012 është mbështetës aktiv i Lëvizjes Socialiste për Integrim[8], ndërsa prej muajit dhjetor 2020 Jakaj është bërë Anëtar i Kryesisë në Lëvizjen Socialiste për Integrim dega Tiranë si dhe koordinator e Drejtues Politik i  njësisë 11 dhe i njësisë 5 në Tiranë.

Referime

Redakto
  1. ^ "KQZ - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve". KQZ. Marrë më 2021-03-09.
  2. ^ "LSI |" (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2021. Marrë më 2021-03-09.
  3. ^ "Ministria e Shëndetësisë". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "Instituti i Shëndetit Publik- ISHP" (në anglishte amerikane). Marrë më 2021-03-09.
  5. ^ "Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave". Marrë më 2021-03-09.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ "Autoriteti Kombëtar i Ushqimit". Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2021. Marrë më 9 mars 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Partia Demokratike". Partia Demokratike (në anglishte amerikane). 2017-05-18. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2022. Marrë më 2021-03-09.
  8. ^ "LSI |" (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2021. Marrë më 2021-03-09.