Bibla

përmbledhje tekstesh fetare
(Përcjellë nga Biblik)

Bibla (hebraike: תנ״ך tanah, greqisht: η Βίβλος - i Vivlos, hebraike: ספר - séfer, libër, nganjëherë "Bibla e Shenjtë", "Fjala e Zotit", "Shkrimi i Shenjtë") rrjedh nga greqishtja "(τα) βίβλια", ta Vivlia, = "Librat" dhe është emri që përdoret nga hebrenjtë dhe të krishterët për shkrimet e tyre fetare, që janë krijuar në një hapësirë kohore prej 1.200 vjetësh në Izraelin e sotëm, dhe deri në qindvjeçarin e 2-të. U kanonizuan në fillim nga judenjtë e më pas nga të krishterët. Shumica dërmuese e të krishterëve e shohin Biblën si një ndërthurje të Shkrimeve Hebraike (të njohura nga të krishterët si "Besëlidhja e Vjetër" , "Dhiata e Vjetër" ose "Testamenti i Vjetër"), dhe "Besëlidhja e Re, Dhiata e Re ose Testamenti i Ri, që përshkruan jetën e Jezusit. Për disa , apokrifat/deuterokanon (zbulesat/ligjidytë (ligji i përtërirë), shkrime të ndryshme të rëndësishme të kohës së "Tempullit të Dytë Judaik") mendohet të jenë pjesë e Shkrimeve të krishtera. Nga hebrenjtë, Bibla njihet vetëm si Bibla Hebraike, ose Tanak. Bibla judaike , Tanak përbëhet nga 3 pjesë kryesore: Torah (mësimi, udhëzimi), Nebiim (profetët), dhe Ketubim (shkrimet). Këto libra në renditje tjetër përbëjnë edhe Besëlidhjen e Vjetër, e cila është pjesa e parë kryesore e Biblës së krishterë, që plotësohet nëpërmjet Besëlidhjes së Re. Si të krishterët po ashtu edhe hebrenjtë e shohin Biblën si fjalë e zbuluar nga Perëndia, në çfarëdo lloj kuptimi apo përdorimi.

Një bibël e lashtë e Gutenbergut.
Libri i Profetit Jona

Bibla është libri më i shpërndarë në botë. Të dy Shkrimet Hebraike dhe Bibla e Krishtere janë përkthyer shumë herë, dhe në më shumë gjuhë (më shumë se 2.100 gjuhë) se çdo libër tjetër. Thuhet se janë shitur më shumë se pesë miliard kopje të Biblës që prej vitit 1815, duke e bërë librin më të shitur të të gjitha kohërave.

Për shkak te mbizotërimit të krishterë në Evropë, nga Era Romake deri në Erën e Dritërimit, Biblat kanë ndikuar jo vetëm fenë, por edhe gjuhën, ligjin dhe filozofinë natyrore të rrymës kryesore të qytetërimit perëndimor. Era e Dritërimit dhe revolucioni shkencor në Evropë dhe Amerikë sollën skepticizëm në lidhje me prejardhjen hyjnore dhe saktësinë historike të Biblës. Disa shkollarë vazhdojnë t´a përdorin Biblën si një dokument historik, ngaqë aty gjenden vendndodhje arkeologjike që përkojnë me përshkrimet e ngjarjeve dhe vendeve, duke përfshirë edhe vendndodhje të mundshme të Sodomës dhe Gomorrahs, dhe gërmadhat e mbetura pas rënies së Jerikos.

Emërtimi "Bibël" përdoret nganjëherë si përshkrim i besimeve të tjera. Kështu Guru Granth Sahib shpesh e shikon shkrimin fetar indian si Bibla Sikhe. Pas botimit të Librit të Mormonëve, në vitin 1830, njihej nganjëherë si "Bibla e Artë" nga mormonët. Disa të krishterë kundërshtojnë një përdorim të këtillë si keqpërdorim, dhe disa jo të krishterë e shohin këtë si të pandjeshme. Fjala "bibël" përdoret nganjëherë si përshkrim i një libri të të vërtetave lëndore, që është gjithëpërmbledhës dhe autoritativ; disa libra duke u bazuar mbi këtë përfshijnë fjalën "Bibël" në emërtimet e tyre (p.sh "PC Bibel" etj).

Biblat hebraike dhe të krishtera janë në të vërtetë mbledhje e atyre librave që në prejardhjen e tyre ishin një numër librash të pavarur.

Bibla në botëkuptimin Hebraik

Redakto

Tanakh (hebraisht: תנ"ך) përbëhet nga 39 libra. Tanakh është një akronim për të tri pjesët e Biblës hebraike: e Tevratit ( "Mësimdhënia / Ligji" e njohur gjithashtu si Pentateuku), Nevi'im ( "Profetëve") , dhe Ketuvim ( "Shkrimet" ose Hagiographa), dhe është përdorur zakonisht nga Judenjtë, por të panjohur edhe për oratorët shumë anglisht dhe të tjerë (Alexander 1999, f. 17).

Bibla në botëkuptimin e Krishterë

Redakto

Të krishterët besojnë se Bibla është Fjala e Perëndisë e shkruar. Kjo nuk do të thotë që ra nga qielli e bërë gati, as se Perëndia ua diktoi fjalë për fjalë njerëzve, të cilët ishin thjesht instrumente pasivë. Përkundrazi, Ai e ka zbuluar Vetveten si Perëndi i gjallë dhe i vërtetë te populli i Tij, dhe si një aspekt i vetëzbulesës së Tij hyjnore, Ai i frymëzoi ata të shkruanin shkrimin, që përbën shprehjen e vërtetë dhe të pastër të së Vërtetës, Vullnetit të Tij dhe qëllimit të Tij për njeriun dhe botën.

Duke qenë fjalë njerëzore (të Perëndifrymëzuara), ato përmbajnë të gjitha gjurmët e kulturës së autorëve të tyre, si dhe të kohës në të cilën u shkruan.[1]

"I gjithë shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë". (2 Timotheut 3:16-17)[1].

Kisha Ortodokse beson që Shkrimi i Shenjtë nuk përmban gabime dhe as kundërshtime të brendshme në lidhje me raportin ndërmjet Perëndisë dhe botës. Mund të ketë në Bibël ndonjë pasaktësi rastësore të një karakteri jo-thelbësor. Por spiritualiteti i përjetshëm dhe mesazhi doktrinor i Perëndisë, i paraqitur në Bibël, në mënyra të ndryshme, mbetet përsosmërisht i pandryshueshëm, autentik dhe i vërtetë.[2]

Autorësia

Redakto

Shkrimi i Shenjtë ka autorë të ndryshëm. Disa librave nuk u njihet autorësia, disave po. Në disa raste është krejtësisht e qartë që autori i treguar është, në fakt, personi që e ka shkruar librin me dorën e tij. Në raste të tjera, është gjithashtu e qartë, që autori i librit kishte një person tjetër si sekretar për ta shkruar librin. Në disa raste të tjera është Tradita e Kishës, dhe shpesh edhe opinioni i studiuesve biblikë, që autori i treguar i një libri të Biblës nuk është personi (ose personat) që e shkroi atë, por personi që fillimisht e frymëzoi shkrimin, dhe kështu i është dhënë emri i autorit.[3]

Besëlidhja e Vjetër

Redakto

Besëlidhja apo Dhiata e Vjetër është një përmbledhje librash kanonikë të shkruar origjinalisht në gjuhën hebraike, të cilat i referohen historikut dhe zhvillimit shpirtëror të Judaizmit që nga fillimi i krijimit e deri në ardhjen në botë të Krishtit.Ndahet në tri pjesë kryesore: Ligji, Profetët dhe Librat e Urtësisë. Ligji pasqyrohet në pesë librat e parë (Pesëlibërshi - gr. Pentateuku), ku përfshihen Gjeneza (Zanafilla), Eksodi (Dalja), Levitiku, Numrat dhe Ligji i Përtërirë. Më pas vijojnë gjashtëmbëdhjetë libra të titulluar me emrat e profetëve, ndonëse jo domosdo të shkruar nga duart e tyre. Një profet është ai që flet nga frymëzimi i drejtpërdrejtë i Perëndisë. Katër nga librat profetikë  janë ato të të ashtuquajturve profetët e mëdhenj: Isaia, Jeremia, Ezekieli dhe Danieli.Pasojnë librat e Urtësisë: Jobi, Psalmet, Fjalët e Urta (Proverbat),Kishtari (Predikuesin) dhe (Kënga e Këngëve, si edhe Urtësia e Sirakut, i quajtur gjithashtu Ekleziastiku, dhe Urtësia e Solomonit nga të ashtuquajturit apokrifë. Psalmet janë këngë të popullit të Izraelit të frymëzuara hyjnishmërisht. Tradicionalisht ato quhen ‘psalme të Davidit’, ndonëse, sigurisht, shumë prej tyre vijnë nga autorë të mëvonshëm. Librat e Dhiatës së Vjetër, si dhe të Dhiatës së Re, në Krishterim konsiderohen të Perëndifrymëzuar.[4]

Besëlidhja e Re

Redakto

Ungjijtë

Librat e parë të shkrimeve të Dhiatës së Re janë katër ungjijtë e Apostull Mateut, Markut, Lukës dhe Joanit (Gjonit). Fjala “ungjill” do të thotë lajm i mirë ose sihariq i gëzuar. Ato u shkruan nga nxënësit e Krishtit, të cilët u mbushën me Shpirtin e Shenjtë mbas ngjalljes së Zotit, për të dhënë dëshmi se Jisui i Nazaretit është me të vërtetë Krishti-Mesia i premtuar i Izraelit dhe Shpëtimtari i botës.

Ato u shkruan rreth gjysmës së dytë të shek. I në gjuhën greke, me përjashtim të Mateut, i cili u shkrua në aramaisht, pra në gjuhën e Krishtit.  Secili përqendrohet në pohimin e apostujve të Jisuit si Mesia i premtuar i Perëndisë, mësimet, veprat dhe mrekullitë e Tij si dhe Pësimet, Vdekjen, Ngjalljen dhe Ngjitjen e Tij në Qiej.

Më pas, Dhiata e Re vijon me librin e Veprave të Apostujve të shkruar nga Shën Lluka në fund të shekullit të parë, si pjesë e dytë e historisë për Teofilin, rreth Krishtit dhe Kishës së Tij.

Letrat e Apostull Pavlit

Pasojnë katërmbëdhjetë letra, të cilat i përcaktohen apostullit Pavël drejtuar komuniteteve të ndryshme të krishtera, si dhe personave të veçantë, që renditen si vijon: Romanëve, Letra e parë dhe e dytë drejtuar Korinthianëve, Galatianëve, Efesianëve Filipianëve, Kolosianëve, Thesalonikasve (I dhe II), Timotheut (I dhe II), Titit, Filimonit dhe Hebrenjve.[2][3]

Letra e Shën Jakovit

Jakovi nuk ishte apostull, por “vëllai i Zotit” (nga martesa e parë e Jozefit). Letra i drejtohet “dymbëdhjetë fiseve të shpërndarë” që nëkupton të krishterët jashtë Kishës së Jerusalemit, për t’i nxitur të jenë të qëndrueshëm në besim dhe të bëjnë ato vepra për të cilat janë thirrur nga “ligji i përsosur” i Krishtit që është “ligji i lirisë” (1:25, 2:12).

Letra në fjalë u shkrua nga apostull Pjetri në Romë, pak para martirizimit të tij në gjysmën e dytë të shekullit të parë (Shih 1 Pjetri 5:13; 2 Pjetri 1:14). Letra e parë është një thirrje për të gjithë “Popullin e Perëndisë” që të bëhen të fortë në vuajtjet e tyre.  Letra e dytë e tij konsiderohet ndonjëherë si një predikim drejtuar atyre që sapo ishin pagëzuar.

Tre letrat e Joanit u shkruan nga nxënësi i dashur i Zotit i cili shkroi edhe ungjillin e katërt. Ato u shkruan në mbarim të shekullit të parë dhe kanë si temë të përgjithshme një polemikë të zjarrtë kundër “antikrishtëve” heretikë, të cilët po ndryshonin mësimet e Krishtit dhe po mohonin ardhjen e tij të vërtetë “në mish” për shpëtimin e botës, duke i mohuar kështu të dy “Atin dhe Birin” (1 Joani 2:22, 4:3;  2 Joani 7).

Juda ishte njëri prej dymbëdhjetë apostujve, “jo Iskarioti” (Joani 14:22). Ai u shkruan “të thirrurve” duke iu kërkuar “të luftojnë për besimin, që u qe përcjellë shenjtorëve njëherë e përgjithmonë” (1-3).

Ky libër, i quajtur gjithashtu Apokalipsi, që do të thotë ajo që është zbuluar, i atribuohet Joanit, nxënësit të dashur të Zotit. Datohet në mes të gjysmës së dytë të shekullit të parë. Joani e pati vizionin që përshkruan “në ishullin Patmos”.

Shiko edhe

Redakto

Lidhjet e Jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Patrinacos, Rev. Nikon (1987). A Dictionary of Greek Orthodoxy. Pleasantville, N.Y.: Hellenic Heritage Publications. fq. 267. ISBN 978-1880971529. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Protopresviter Thomas Hopko, "Besimi Orthodhoks, Shkrimi i Shenjtë dhe Historia e Kishës" (Vëllimi III),Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 2000, Përkthim i Imzot Joan Pelushit, fq 9.
  3. ^ "Shkrimi i Shenjte". Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2020. Marrë më 14 janar 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Protopresviter Thomas Hopko, "Besimi Orthodhoks, Shkrimi i Shenjtë dhe Historia e Kishës" (Vëllimi III),Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 2000, Përkthim i Imzot Joan Pelushit, fq . 25-41.