Bujar Dida
Bujar Dida (lindur më 7 maj 1961) është kimist dhe diplomat shqiptar nga Kukësi, shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Japoni në vitet 2007–2015.[1]
Lindi | 7 maj, 1961 |
---|---|
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | Kimist (Ph.D, D.Sc), Ambasador |
Jeta dhe arsimimi
RedaktoBujar Dida lindi më 7 maj 1961 në Kukës të Shqipërisë.
Ka dy grada akademike: Doktor i Shkencave nga Universiteti i Tiranës (marrë në v. 1994) dhe Doktor i Filozofisë nga Universiteti i Tohokut në Sendai të Japonisë (marrë në v. 1999).[2] Studimet pas universitare në Japoni i kreu me bursën japoneze Monbukagakusho (1995–1999).
Karriera profesionale
RedaktoAi ka qënë drejtor i projektit "Reforma në Arsim" - Banka Botërore (2000-2004);[3] Drejtor i Përgjithshëm i Uzinës së Superfosfatit në Laç (1990-1993) dhe titullar lënde për reaktorët kimikë, kimi fizike dhe kimi e përgjithshme dhe inorganike pranë Fakultetit të Shkencave të Universitetit të Tiranës dhe më pas në Universitetin Politektnik të Tiranës, ku edhe vazhdon të ketë drejtimin kryesor të karrierës së tij.
Karriera diplomatike
RedaktoDida filloi karrierën diplomatike si Konsulli i Përgjithshëm i Nderit i Japonisë në Shqipëri për një periudhë 9 vjeçare (2000–2009).
Dida ka qënë Ambasadori i parë Shqiptar në Japoni pas lidhjes së marrdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Shqipërisë. Dida u emërua në dhjetor të v. 2007 dhe u lirua nga detyra në mars të v. 2015.[4] Posti i Ambasadorit Shqiptar në Japoni u vendos për herë të parë pas një periudhe 87 vjeçare nga koha e njohjes së Shqipërisë nga Japonia (prill 1922) dhe 28 vite pas riaktivizimit të marrëdhënieve diplomatike (mars 1981).
Gjatë qëndrimit të tij, Dida ka takuar zyrtarë të lartë japonezë si Kryeministrin Shinzo Abe,[5] Kryetarin e Dhomës së Përfaqsuesve të Japonisë Bunmei Ibuki,[6] Ministrin e Punëve të Jashtme Fumio Kishida[7] dhe të tjerë.
Më datë 29 Prill, Qeveria Japoneze i akordoi Dekoratën, "The Order of the Rising Sun, Gold and Silver Star Rays" për kontributin në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dhe miqësore midisJaponisë dhe Shqipërisë si dhe promovimin e mesimit të gjuhës japoneze në Shqipëri, duke u bërë kështu shqiptari i parë që dekorohet nga Perandori Japonez.[8][9]
Ceremonia e dekorimit u mbajt në datën 21 Qershor 2018 nga Ambasadori i Japonisë ne Shqipëri Makoto Ito në praninë e ish-presidentit Rexhep Mejdani, Zv/Ministrit të Evropës dhe Punëve të Jashtme Etjen Xhafaj, Rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës Prof. Andrea Maliqari, e shumë kolegeve të ish-ambasadorit Dida nga Ministria e punëve të jashtme te Japonisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës si edhe të 80 të ftuarve të tjerë.[10][11][12]
Aktivitetet në Japoni
RedaktoNë periudhën e shërbimit si Ambasador në Japoni, ai dhe bashkëshortja Reko Dida zhvilluan disa aktivitete në organizimin e vizitave të nivelit të lartë. Disa prej këtyre aktiviteteve që Dida mori pjesë/zhvilloi janë si mëposhtë:
- Promovoi më thellësisht bashkëpunimin me Japoninë përmes JICA (Japan International Cooperation Agency) për projekte dhe trajnim të burimeve njerëzore.
- Bashkëpunoi me Fondacionin Japonez për Kulturën (Japan Foundation), për shkëmbime kulturore dhe zhvillimin e kurikulës për mësimdhënien e gjuhës japoneze në Shqipëri.[13]
- Bashkëpunoi me JATA (Japan Association of Travel Agents) për zhvillimin dhe prezantimin e turizmit shqiptar.
- Shkroi shumë artikuj në Japan Times dhe media të tjera japoneze për Shqipërinë.[14][15][16]
- Ka marrë pjesë në recepsionin e gurëve të paqes nga Shoqata e Paqes në Hiroshima.[17]
- Ka qënë i ftuar në disa universitete, rrethe akademike dhe institucione të ndryshme për të prezantuar Shqipërinë dhe zhvillimet e saj dhe nxitur më tej dhënien e bursave studimore për studentët shqiptarë dhe bashkëpunimin ndëruniversitar.[18]
- Ka marrë pjesë tek Konferenca e tretë e Detit të Zi.[19]
- Ka marrë pjesë tek Konferenca Ministrore e Fukushimës për sigurinë bërthamore, në vijim të tërmetit të Tohokut në 2011.[20]
Referime
Redakto- ^ "Fletorja Zyrtare 2008" (PDF). www.qbz.gov.al. dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 maj 2015. Marrë më 18 gusht 2016.
- ^ "Lista e pjestarëve në Aoki Laboratory, Universiteti Tohoku". tohoku.ac.jp.
- ^ "World Bank Reforma në Arsim". documents.worldbank.org (në anglisht). 22 prill 2005.
- ^ "Limi nga detyra". president.al. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2016. Marrë më 18 gusht 2016.
- ^ "Hermes News, Jeta në Japoni". 22 maj 2013. Marrë më 10 gusht 2016.
- ^ "Takimi me Kryetarin e Dhomës së Përfaqsuesve të Japonisë Bunmei Ibuki". ambasadat.gov.al. 22 gusht 2014.
- ^ "Japan Times 11 prill, 2015" (në anglisht). Japan Times. 11 prill 2015.
- ^ "2018 Spring Conferment of Decoration on Foreign Nationals" (PDF) (në anglisht). 29 prill 2018.
- ^ "Koha Jone, shqiptari i pare qe merr nje dekorate perandorake nga Japonia". Koha Jonë. 22 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2018. Marrë më 7 gusht 2018.
- ^ "ata.gov.al". 22 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2021. Marrë më 7 gusht 2018.
- ^ "alva.al". 25 qershor 2018.
- ^ "Embassy of Japan in Albania" (në anglisht). 26 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 7 gusht 2018.
- ^ "Vizitorët e Fondacionit Japonez, 2012". jpf.go.jp. 1 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2016. Marrë më 18 gusht 2016.
- ^ "Japan Times Dita e Flamurit" (PDF). japantimes.com. 28 nëntor 2014.
- ^ "Japan Times Dita e Flamurit" (PDF). japantimes.com. 28 nëntor 2013.
- ^ "Japan Times Dita e Flamurit Day" (PDF). japantimes.com. 28 nëntor 2012.
- ^ "Qyteti Hiroshima, Lajmet nëntor 2011" (në anglisht). nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2016. Marrë më 18 gusht 2016.
- ^ "Bashkëpunimi me universitetin Oosaka".
- ^ "Konferenca e Detit të zi, 2010" (PDF). www.gfj.jp. 27 janar 2010. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 shtator 2016. Marrë më 18 gusht 2016.
- ^ "Konferenca Ministrore e Fukushima për sigurinë bërthamore" (PDF). 17 dhjetor 2012.
Lidhje të jashtme
RedaktoParardhësi Nuk ka |
Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Japoni 2009 – 2015 |