Bukumirët (ndryshe, Bukmiri) ishte një fis shqiptar që jetonte në Malin e Zi qendror dhe juglindor të sotëm. Ata ishin baritorë gjysmë nomadë, organizimi shoqëror i të cilëve bazohej në lidhjet farefisnore rreth vëllazërive me prejardhje të përbashkët patrilineale. Me kalimin e kohës ata filluan të vendosen përgjithmonë dhe në shekujt 15 dhe 16 formuan vendbanimet e tyre kryesisht në Mal të Zi, por disa degë edhe në veri të Shqipërisë. Në vitet e mëvonshme, degë të Bukumirit hasen edhe në Sanxhak dhe në Kosovë.

Emri Redakto

Emri është përbërje e fjalëve shqipe bukë dhe mirë.[1][2][3] Emri i tyre është interpretuar në mënyrë figurative si një tregues i pasurisë së tyre.[4] Sot në Mal të Zi prania e tyre historike është ruajtur në toponimin Bukumirsko jezero (liqeni i Bukumirit) në malin Komovi, vendndodhja Bukmira (komuna e Ulqinit) dhe mbiemrat Bukumiriq, Bukumiroviq dhe Bukumira. Në Shqipëri ruhet në toponimet Bukëmirë në Rrëshen dhe Bukmirë në Bruçaj (Pult).

Historia Redakto

 
Bukumirsko jezero në Mal të Zi

Bukmirët ishin baritorë gjysmë nomade që jetonin në vendbanime jo të përhershme. Në muajt e verës lëviznin me kopetë e tyre në kullotat e Malit të Zi të sotëm dhe në muajt e dimrit fushonin në fushën e Shkodrës. Me kalimin e kohës ata u vendosën në fshatra dhe vendbanime. Në kadastrën vendase venedikase të viteve 1416-7, disa gjenden në vendbanimet përreth qytetit të Shkodrës.[5] Ata ishin katolikë. Njëri prej tyre, prifti Gjon Bukëmiri, që banonte në Drisht, hyri në manastirin e Trogirit në vitin 1340 dhe vdiq aty në vitin 1345.[6] Një tjetër Fra Nikaç gjendet në katun Bukmir në rajonin e Piperitdefterin e vitit 1497.[7]

Në fund të shekullit të 15-të, një pjesë e madhe e Bukmirit i dha fund lëvizjes së tyre baritore gjysmë nomade dhe u vendos në rajonin e Piperit - përfshirë edhe Bratonozhiqi - ku shfaqen si katun Bukmir me 43 familje. Një shekull më vonë, në vitin 1582 vendbanimi i tyre ishte bërë i përhershëm dhe ishte regjistruar si fshat.[5] Me kalimin e kohës, ajo u zhyt në Piperi dhe Bratonozhiqi që po formoheshin në atë kohë.[8] Po ashtu, në vitin 1485 në Mrkojevići gjendet një Nuliç, i biri i Bukmirit. Ai ishte një nga shqiptarët që shfaqet si pjesë e pravi Mrkojevići, komuniteti origjinal që përbënte bërthamën e atij fisi.[9] Bukmiri i Piperit dhe i Bratonozhiqit përfundimisht u bë gjithashtu ortodoksë. Në shekullin e 18-të, disa nga këto vëllazëri ortodokse të Bukmirit u vendosën edhe në rajonin historik të Bihorit, në Beranë dhe Petnjica. Në Bihor, shumë u konvertuan në Islam dhe sot ka familje në rajon që e kanë origjinën nga ky fis.

Degët e tjera u zhvendosën drejt jugut dhe u vendosën brenda Shqipërisë moderne. Në vitin 1485 një fshat i formuar prej tyre shfaqet në Malësinë e Dukagjinit si bashkësi derbenxhiane.[7] Grupe të tjera krijuan Bukëmirën në Rrëshen dhe Bukmirën në Bruçaj (Pult). Bukmira e Pultit grupohet me një fshat tjetër, Dajçin më 1671 nga peshkopi Shtjefën Gaspari. Në llogarinë e tij kishin 10 shtëpi dhe 73 banorë.[10]

Tregime dhe legjenda popullore për Bukmirët janë ruajtur në traditat e fiseve malazeze, veçanërisht ato të Vasoviqit.[1] Njëra prej tyre ka të bëjë me emërtimin e Bukumirsko jezero, i cili sipas mitit mori emrin e fshatarëve Bukumiri që u mbytën në liqen nga demonët (anatemnjaći). Një histori tjetër popullore në Bratonozhiqi tregon se për shkak se Bukmirët e zonës ishin të një statusi më të ulët se ata, ata nuk donin të martoheshin me gra të atij fisi.[8] Ekziston edhe një legjendë për origjinën e tyre që i lidh ata së bashku me Matarugen dhe Kriçin me fisin Shpani.[11]

Tradita të tjera rreth tyre janë të bazuara në histori. Një prej tyre është një tregim për Bukumirët e Sanxhakut, një vëllazëri ortodokse shqiptare që u mundën dhe humbën tokat e tyre nga gjyshi i Ali pashë Gucia, pronari më i shquar osman i Plav-Gusinje-Bihort në shekullin e 18-të.[12]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b Šufflay, Milan (2000). Izabrani politički spisi (në kroatisht). Matica hrvatska. fq. 131–2. ISBN 9531502579. Marrë më 19 shkurt 2020.
  2. ^ Gjinari, Jorgji. "A propos de l'article postposé de l'albanais sous l'aspect des rapports linguistiques illyro-albanais". Iliria (në frëngjisht). 5: 100. Marrë më 19 shkurt 2020.
  3. ^ Morozova, Maria; Rusakov, Alexander (2018). "SLAVIC-ALBANIAN INTERACTION IN VELJA GORANA: PAST AND PRESENT OF A BALANCED LANGUAGE CONTACT SITUATION". international scientific conference "Multiculturalism and Language Contact" (në anglisht): 8, 16–18. Marrë më 17 shkurt 2020.
  4. ^ Bukumirić, Mileta (2007). Život Srba u Goraždevcu (në serbisht). Srpska akademija nauka i umetnosti, Etnografski institut. fq. 37.
  5. ^ a b Pulaha, Selami (1975). "Kontribut për studimin e ngulitjes së katuneve dhe krijimin e fiseve në Shqipe ̈rine ̈ e veriut shekujt XV-XVI'". Studime Historike. 12: 87-89. Marrë më 30 janar 2020.
  6. ^ Lala, Etleva. "Klerikët shqiptarë të mesjetës në arkivat e Dubrovnikut" (PDF). Regione Basilicata. Rilindasi. Marrë më 19 shkurt 2020.[lidhje e vdekur]
  7. ^ a b Pulaha, Selami (1974). Defter i Sanxhakut të Shkodrës 1485. Academy of Sciences of Albania. fq. 404, 430. Marrë më 28 janar 2020.
  8. ^ a b Vukanović, Jovan (1960). Паштровићи: антропогеографско-етнолошка испитивања (në serbisht). Obod.
  9. ^ Morozova, Maria (2019). "Language Contact in Social Context: Kinship Terms and Kinship Relations of the Mrkovići in Southern Montenegro". Journal of Language Contact (në anglisht). 12: 313. doi:10.1163/19552629-01202003. Marrë më 15 shkurt 2020.
  10. ^ Gaspari, Stefano. "1671 Stefano Gaspari: Travels in the Dioceses of Northern Albania" (në anglisht). Robert Elsie. Marrë më 19 shkurt 2020.
  11. ^ GZM (1977). Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine u Sarajevu..: Bulletin du Musée de la République Socialiste de Bosnie- Herzégovine à Sarajevo. Etnologija (në serbisht).
  12. ^ Metjahić, Avdo (2008). "Starački muhabeti" (PDF). Almanah (në serbisht): 256. Marrë më 19 shkurt 2020.