Dafina Gexha-Bunjaku

politikane kosovare
This is the stable version, checked on 29 gusht 2023. 4 pending changes await review.

Dafina Gexha-Bunjaku është një epidemiologe shqiptare nga Kosova dhe tanimë zëvendësministre e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës . Pas një karriere të suksesshme në ISHP e Kosovës, ajo iu bashkua qeverisë së dytë Kurti si zëvendësministre në mars të vitit 2021. Ajo veproi si ministre nga 1 tetori deri më 16 nëntor 2021. [1] [2]

Dafina Gexha-Bunjaku
Gjatë një takimi qeveritar, 2021
Zëvendësministre e Shëndetësisë
Titullar
Në detyrë
Mars 2021
PresidentiGlauk Konjufca (acting)
Vjosa Osmani
KryeministriAlbin Kurti
MinistriArben Vitia
Herself (acting)
Rifat Latifi
Ministre e Shëndetësisë
Në detyrë
1 Tetor 2021 – 16 Nëntor 2021
PresidentiVjosa Osmani
KryeministriAlbin Kurti
Paraprirë ngaArben Vitia
Pasuar ngaRifat Latifi
Titullar
Në detyrë
7 Tetor 2021
Paraprirë ngaRifat Latifi
Të dhëna vetjake
U lind mëGjakova, KSA e Kosovës, Jugosllavi
(tani Kosova)
NënshtetësiaKosovare
Partia politikeLëvizja Vetëvendosje
ArsimimiUniversiteti i Prishtinës

Arsimi

Redakto

Gexha-Bunjaku mori diplomën e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës në vitin 2004, pas një pauze gjatë Luftës së Kosovës. Në vitin 2011, ajo përfundoi studimet e saj në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe mori titullin MBA në menaxhim shëndetësor nga një program i përbashkët mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Vjenës

Karriera

Redakto

Nga viti 2000 deri në vitin 2013, Gexha-Bunjaku ka punuar me zyrën e OBSHPrishtinë, Institutin HLSP, si dhe me programe dhe këshillime të tjera të lidhura me shëndetin, duke ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë . Në janar 2008, ajo iu bashkua Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik si epidemiologe – një pozicion që e mbajti për më shumë se 13 vjet, deri në pozicionin e saj aktual në qeveri. [3]

Gjatë fazave të hershme të pandemisë COVID-19 në Kosovë, si pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Gexha-Bunjaku ndihmoi në hartimin e masave parandaluese dhe kontrolluese ndaj pandemisë . Ajo gjithashtu shërbeu si koordinatore e Kosovës për Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe bashkë-hartoi programin e mjekësisë familjare të mbështetur nga OBSH dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar. [4]

Hulumtimi i Gexha-Bunjakut për HIV-in dhe sëmundjet e transmetueshme është publikuar ndërkombëtarisht. [5]

Referime

Redakto
  1. ^ "Dafina Gexha-Bunjaku, ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë". Telegrafi. 1 tetor 2021. Marrë më 15 shtator 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Dafina Gexha-Bunjaku". Ministry of Health of the Republic of Kosovo. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2022. Marrë më 15 shtator 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Dafina Gexha-Bunjaku". LinkedIn. Marrë më 15 shtator 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Profili i u.d.ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku". Albinfo.ch. 1 tetor 2021. Marrë më 15 shtator 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Dafina Gexha Bunjaku". Research Gate. Marrë më 15 shtator 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)