Detaria në qytetin e Ulqinit ka qenë gjithmonë prezente duke filluar që nga kohrat e Ilirisë e deri në ditët e sotme. Ky qytet 2 mijëvjeçar e gjysëm i vjetër ka dhënë, është duke dhënë dhe do të jap detarë të shkathtë. Sot në Ulqin nuk mund të shihen anije të mëdha me vela-velanije për shkak se historia e ka vendosur këtë por ka shumë anije të madhësive të vogla dhe të mesme. Nën Kala (Qytetin e Vjetër) gjendet mini-marina e quajtur "Kacema" e ndërtuar në vitin 2011 që nuk është plotësisht funksionale dhe praktike. Ka propozime tek qeveria malaziase dhe qeveria lokale për hapjen e shkollës së mesme të detaris në Ulqin dhe ndërtimin e një marine plotësisht funksionale në Gjirin e Valdanosit.

Historiku

Redakto

Ulqini është vend me një traditë të gjatë dhe të pasur detare dhe tregtare. Detaria e këtij gyteti ngritjen e vet më të madhe e arriti në shekullin XVII, XVIII dhe gjatë shekullit XIX. Tregtia detare e ulqinakëve me anije të tyre zhvillohej me limanet më të mëdha dhe qendrat tregtare të Adriatikut, të Levantit dhe të Mesdheut. Ulqinakët transportonin drithë në Venedik, në Istrie, Trieste, pastaj lesh në Gjenovë, duhan në disa limane të Adriatikut, e të tjera. Në kohën e sundimit turk (1571-1880) Ulqini, me flotën e vet tregtare, ishte shtylla kryesore e Perandorisë Otomane në Adriatik. Anijet e Ulqinit, sipas nevojës, i shërbenin Portës edhe për qëllime lufte, sidomos kundër rivalit të madh, Venedikut. Detarët e guximshëm dhe të shkathët të Ulqinit e njihnin pak pushtetin shtetëror të turqive. Deri në shpalljen e Mehmet Bushatliut vezir i Shkodrës, Ulqini ishte një Iloj republike e vogël. Veziri i Shkodrës, për ta frenuar kusarinë, që atëherë kishte marrë hov, me mashtrim i fundosi anijet e ulqinakëve në limanin e Valdanosit dhe vetëm atëherë ulqinakët e njohën pushtetin e tij. Në shekullin XVII flota e Ulqinit, si shkruante Baldacci, kishte 500 anije me vela, që lundronin nëpër detin Mesdhe. Shumë luftëra e rrezikonin shpeshherë zhvillimin e flotës së Ulqinit. Zhvillimi i lundrimit të anijeve me vela e arriti kulmin para luftës ruso‑turke (1876-1878), kur flota e Ulqinit kishte rreth 400 anije me vela. Në kohën e sundimit të Malit të Zi (1880-1918), në Ulqin kanë qenë të regjistruara 107 anije me vela. Ulqinakët ishin marinarë të shkathët dhe ndërtues të mirë të anijeve. Kantieri i vjetër i anijeve gjendej nën Qytetin e Vjetër, afër tyrbes së Fanit. Konsulli i Francës Hecquard, në Shkodër, shkruante se në Ulqin gjendet kantieri në të cilin ndërtohen anije prej 100 deri 200 tonë. Më vonë aty janë ndërtuar anije edhe më të mëdha, anije shumë të shpejta (galeota), por Porta, më 1737, e ndaloi ndërtimin e tyre dhe i sekuestroi që ta pengonte kusarinë. Përpos vendësve, nga të cilët më të njohur ishin Husë Ymeri, usta Osman Beqiri, Sali Maloja dhe Adem I Tivari, anije ndërtonin në këtë kantier edhe mjeshtër nga Dubrovniku dhe Korçula. Nga ky kantier u lëshua në det në vitin 1878 edhe anija e fundit me vela, e cila, pas okupimit të Ulqinit nga Malin e Zi, në vitin 1880 (të shikohet Kongresi i Berlinit), mori emrin Nadezhda.

Legjenda e kusarëve

Redakto

Kusaria e Ulqinit përmendet që në shekullin XIV, por pas vendosjes së 400 piratëve arabë nga Malta, Tunizia dhe AlgjeriaUlqin, pas Luftës së Kandisë (1669), Ulqini, në shekullin XVII e XVIII, u shndërrua në çerdhe të rrezikshme të kusarëve. Në fillim me fusta e tartana (anije të vogla sulmuese), e më vonë edhe me anije më të mëdha të shpejta (galeota), që i ndërtonin në kantierin e anijeve nën Qytetin e Vjetër, i sulmonin anijet tregtare nën flamuj të ndryshëm, i plaçkitin dhe ktheheshin shpejt në strehimore. Nga sulmet e rrezikshme të prijësve të kusarëve, vëllezërve Karaminxho, Likë Cenit, Ali Hoxhës, Uluç Aliut e të tjerëve, dëme më të mëdha pësoi flota e Venedikut. Për t'i ruajtur marrëdhëniet e mira me rivalët e vet, Austrinë dhe Venedikun, Porta vendosi që pas Luftës së Moresë (1714-1718), ta zhdukte piratërinë. Në kohën e kusarisë, piratët e Ulqi­nit merreshin edhe me tregti me sklIevër të zez. Tripolisi (Tarabulusi) ishte liman kryesor eksportues, në të cilin bliheshin skllevërit nga viset e ndryshme të Afrikës Veriore, ndër të cilët kishte edhe mjaft fëmijë të moshës 2‑3 vjeçare. Kusarët dhe tregtarët i shitnin skllevërit ose i linin që të punonin në pasuritë ose në anijet e tyre. Deri në vitin 1878 në Ulqin jetonin 100 familje zezake, kurse sheshi i Qytetit të Vjetër, ku, sipas legjendës, ishte i zënë rob edhe shkrimtari i njohur, Servantesi, u bë Sheshi i SklIevërve. Por kishte edhe zezakë që vinin si të lirë në Ulqin. Zezakja Zahra, me prejardhje nga Sudani, u martua me ulqinakun Haxhi Halil Ficin, major i ushtrisë turke. Më vonë zezakët gëzonin më shumë liri në Ulqin, dy prej tyre, Për shembull, ishin edhe kapitenë të anijeve. Në bjeshkën e Pinjeshit është edhe fusha që e mban emrin Fusha e Arapëve. Aty tuboheshin zezakët dhe luanin lojëra të tyre rituale. Lidhur me këto lojëra është krijuar edhe loja temperamente "Sharaveli" (ndryshe: Dumsharaveli ose Gusharaveli), si kombinim i melosit dhe ritmit vendës të Ulqi­nit dhe melosit e ritmit afrikan, që luhet edhe sot në një formë të modifikuar. Në atë kohë ekzistonte edhe kafeneja "Trumo" që quhej edhe kafene e Arapëve (e zezakëve), sepse pronarë dhe sherbyes ishin vetëm zezakët. Çdo sulm të kryer me sukses në ndonjë anije, kusarët e kremtonin pas kthimit me festë të bujshme në gjirin e Plazhit të Vogël. Në kazanë të mëdhenj zihej hallva. Ulqini është sot i vetmi qytet në Adriatik në të cilin tash disa gjenerata jetojnë edhe banorë zezakë. Legjenda e Likë Cenit - Prijësi i njohur i kusarëve të Ulqinit, Likë Ceni, në një e rast fundosi anijen në të cilën gjendeshin haxhinjtë në udhëtim për në Mekë. Sulltani, për këtë akt, e ndiqte dhe ia premtoi një shumë të madhe të hollash atij që do ta zinte ose do ta vriste, në atë kohë u paraqit në det kusari tjetër i quajtur Lambro (Aralampia) i lindur në Greqi, Lambro u bë i tmerrshëm per shumë detarë e tregtarë, kështu që Sulltani i premtoi një shpërblim edhe më të mach atij që do ta vriste. Meqenëse nuk u gjet askush që do ta bënte këtë, Sulltani i çoi fjalë Likë Cenit se do ti a falte të gjitha në qoftë se do ta vriste ose do ta zinte Lambron. Likë Ceni e priti me kënaqësi ofertën dhe u obligua se ose do ta "vriste Lambron ose do të vritej vetë". Pas një kohe u bë dyluftimi në të cilin Lambroja u vra. Për këtë shërbim që i bëri, Sulltani ia dha Likë Cenit titullin e kapitenit dhe pastaj edhe familja e Likës e mori këtë mbiemër.

Shuarja e Kusarisë

Redakto

Me Paqën e Pozharevcit (v. 1718), shqyrtohet çështja e kështjellës së Ulqinit, kusarëve të Ulqinit dhe anijeve të tyre. Ndër të tjera, parashihet edhe t’u ndalohet ulqinakëve marrja me kusari dhe ndërtimi i anijeve për këto qëllime. Ulqinakëve u ndalohet rreptësisht çdo lundrim kusarie apo çfarëdo dëmi, pengese a sulmi ndaj anijeve tregtare dhe lundrimit të lirë. Parashihet gjithashtu që t’u merreshin galeotat dhe mos t’u lejohet ndërtimi i të tjerave, që t’i kthejnë apo kompensojnë dëmet, t’i lirojnë robërit.

Mirëpo, kusarët e Ulqinit nuk i respektuan këto marrëveshje dhe vazhduan aktivitetin e tyre. Kështu që Porta, në të cilën më parë mbështeteshin ulqinakët që, siç thuhet, në kohën e paqës merreshin me tregti padjallëzore, kurse gjatë luftës ishin shtyllë e fortë e Perandorisë Osmane dhe i bënin dëme Venedikut, u desh të ndërmerrte masa më të rrepta ndaj tyre. Megjithatë, në gjysmën e parë të shekullit XVIII, pra edhe pas vitit 1718 deri në vitin 1755, janë shënuar shumë sulme të kusarëve ulqinakë ndaj perastasve në det dhe në breg. Gjatë kësaj periudhe përmendet edhe kusari i njohur ulqinak Ali-Korza me tartanën e vet. Ai mbahej, siç thuhet, se lundronte me anije tregtare, në mënyrë që të mund t’i realizonte më lehtë sulmet në anije të ndryshme. As pas Paqës së Beogradit (1739), me të cilën arrihet marrëveshja për ndalimin e kusarisë së ulqinakëve, nuk arrihet shuarja e këtij aktiviteti.

Megjithatë, në këtë periudhë bëhet fjalë për përleshjet e detarëve ulqinakë me ata perastas, me pasoja negative tregtare ekonomike. Mes Ulqinit dhe Venedikut ekzistonte një marrëveshje me të cilën Ulqini detyrohej të mbronte anijet venedikase në limanet që ishin të varura prej tij. Mirëpo, në vitin 1748 pirati Haxhi Mustafa Ulqinaku e pat shkelur këtë marrëveshje duke rrëmbyer në Bunë një anije të Venedikut dhe marrë skllav kapitenin e saj me dy shokë të tjerë, që u çuan në Valdanos në tartanën korsare. Thuhet se në Valdanos shkoi kapidan Lika Ceni me nënën e tij, për të kërkuar mirësinë për lirimin e tyre, por më kot. Ndaj këtij veprimi reaguan agallarët e Ulqinit duke e akuzuar Haxhi Mustafën që nuk e ka respektuar Bunën si skele të sigurt(…).

Nga kjo periudhë përmenden edhe angazhimet e Turqisë në shpartallimin e kusarisë së Ulqinit. Në këtë drejtim përmendet edhe angazhimi i Sulejman-Pashës fuqiplotë, armikut të përbetuar të ulqinakëve, i cili urdhëroi që të digjen anijet ulqinake që gjendeshin të ankoruara në Gjirin e Valdanosit. Një sulm i tillë me tradhëti ndaj anijeve ulqinake në Valdanos i mveshet vezirit të Shkodrës Mehmed Bushatlisë (në vitin 1760). Ka mendime që mbështeten edhe në ndonjë gojëdhënë sipas të cilës kusarët ulqinakë të befasuar nga ky sulm i papritur vetë i dogjën disa anije me thesar që mos t’i bien në dorë armikut.

Megjithatë, kusaria e ulqinakëve vazhdon me befasi të kohë pas kohshme. Kështu F. Konica, duke bërë fjalë për kusarin shqiptar Arnaut Memi i cili pat zënë rob Servantesin, shton se “Në fillim të prillit të vitit 1770 anijet kusare shqiptare të Ulqinit e munden flotën ruse të Aleksis Orlovit në Navarinë”. Kah fundi i shekullit XVIII kusaria në Adriatik fillon të shuhet, por ende ka pasur aty-këtu lëvizje të kusarëve ulqinakë.

Megjithatë, gjatë tërë kësaj periudhe, madje edhe gjatë gjysmës së parë të shekullit XVIII, kur kusaria ishte më e fuqishme, anijet ulqinake lundronin rregullisht si anije tregtare duke transportuar mallra të ndryshme dhe duke u paraqitur në mënyrë legale organeve të limaneve të caktuara.

Në fillim të shekullit XlX përmendet edhe trabakula Mezzo Vento e ulqinakut Mustafë Reis Hotit I cili në lundrim prej Ulqini në Triestë, duke transportuar lesh, vaj, lëkurë, pëson avari, gjë që u pat regjistruar edhe në arkivat e Dubrovnikut. Ky dhe raste të ngjashme të regjistruara dëshmojnë se ulqinakët kryesisht kishin kaluar me anijet e tyre në aktivitetin e rregullt tregtar.

Kusaria e Ulqinit thuajse fillon të zhduket plotësisht pas vitit 1821, kur nis të qarkullojë në Adriatik flota luftarake e Austro-Hungarisë. Prej kësaj kohe bëhen edhe përpjekje për pengimin e tregtisë me skllevër, që kishte marrë hov krahas lulëzimit të detarisë dhe kusarisë së Ulqinit gjatë dy shekujve paraprakë. Ata kanë lënë gjurmë në kohë jo vetëm si skllevër në familjet e njohura detare ulqinake, por edhe si njerëz të lirë, detarë, peshkatarë, kapedanë e pronarë të anijeve.

Deri kah viti 1880, mendohet se në Ulqin ka pasur afro 100 familje zezake, numri i të cilave u pakësua në vazhdim, sidomos prej vitit 1880, me rastin e shpërnguljes së shumë familjeve detare ulqinake të cilat me vete morën edhe shumë zezakë, apo harapët e tyre, siç u thonë ulqinakët. Pak para Kongresit të Berlinit, përkatësisht në vitin 1877, në Ulqin u internua si “shqiptar” piktori i njohur shqiptar, shkodrani Kolë Idromeno, I cili qëndroi një vit dhe kohë pas kohe në këtë trevë, sidomos në Kishën e Salçit, punoi disa afreska për muret e saj, gjurmët e të cilave dallohen edhe sot.

Nga veprimtaria e tij artistike ka mbetur një pikturë, në teknikën pëlhurë në vaj, me motive nga Ulqini, me titull “Shkrepi i Ulqinit” nga viti 1897, i identifikueshëm me të quajturën “Punta e Nuredinit”, rrëzë një bedeni në veriperëndim të gadishullit. Pak pas tij, përkatësisht nga viti 1910 njihen disa piktura me motive nga kjo trevë të realizuara nga piktori Pero Poçek.

Sa i takon zhvillimit urban apo arkitektonik të Ulqinit gjatë kësaj periudhe të sundimit të Turqisë, vlen të përmendet Kisha e Shën Nikollës në Malin e Bardhë (e ndërtuar më 1869), si kishë ortodokse afër së cilës, në vitin 1875, përfundoi së ndërtuari edhe kisha katolike e Shën Zefit, që konsiderohet si godina e fundit, me karakter të shenjtë-katolik, që u ndërtua në këtë trevë gjatë sundimit otoman.

Pas Kongresit të Berlinit, kur Ulqini iu aneksua Malit të Zi, e më konkretisht në vitin 1890, u ndërtua Kisha e Shën Nikollës nën Meteriz, në themelet e xhamisë nga koha e Turqisë,

Lisa e kapedanave dhe drejtuesve të makinave që u kualifikuan pas Luftës së II Botërore:

Redakto
  • Jakup Nimanbegu, kapidan
  • Skënder Nimanbegu, kapidan
  • Rashid Nimanbegu, kapidan
  • Burhanudin Tivari, kapidan
  • Maksud Tivari,kapidan
  • Adem Tivari, kapidan
  • Mahmut Tivari, kapidan
  • Ismet Tivari, drejtues makine
  • Shaqir Peku, kapidan
  • Muzavid Bilali, kapidan
  • Nazif Shaban, drejtues makine
  • Iliaz Truma, kapidan
  • etj.

Shiko dhe...

Redakto