Dezhavy

ndjesi psikologjike se një ngjarje është përjetuar në të kaluarën

Deja Vu[1] (shq. francez: Dezha Vy; shq. anglez: Dezha Vu) është fjalë në gjuhën Frënge dhe fjalë për fjalë do të thotë "Tashmë e parë". Ky është një fenomen i të pasurës së një ndjenje se një ngjarje apo një përvojë që po përjetohet aktualisht është përjetuar në të kaluarën, edhe pse ndoshta ajo nuk ka ndodhur asnjëherë. Kjo është një dukuri e zakonshme në përvojën e ndijimeve te njeriut, por ende kuptohet dobët.

Kërkimet Shkencore

Redakto

Ju mund ta gjeni veten në një vend krejtësisht të ri dhe të krijohet përshtypja se keni qenë më parë aty. Çfarë e gjeneron këtë fenomen të veçantë në përceptimin tonë?

Në të kaluarën, kjo ndjesi kurioze i atribuohej fenomeneve paranormale me çrregullime neurologjike. Në vitet e fundit, ka një interes në rritje nga shkencëtarët për këtë fenomen të thjeshtë, duke nënvizuar një numër teorish në lidhje me origjinën e Deja Vu-së dhe deklarojnë se ky nuk është thjesht një problem teknik në sistemin e kujtesës së trurit, por diçka me e thellë.

Supozimet Psikologjike

Redakto

Psikologët kanë sugjeruar se Deja Vu mund të ndodhë kur aspektet emocionale dhe njohëse të një situate të caktuar, janë të ngjashme me episode të përjetuar tashmë më parë. Të gjitha informatat e mbledhura në rrjedhën e ekzistencës sonë, mund të gjenerojë atë ndjenjë të veçantë të njohjes tipike, pra Deja Vu-në.

Sipas neuropsikologjisë, truri memorizon kujtimet në atë formë që çdo detaji, siç janë aroma, zëri, ngjyra, etj., të një situate të përjetuar, p.sh. në një eksperiencë të re truri identifikon një detal që shoqërohet nga një eksperiencë e kaluar. D.m.th. truri, mbivendos ndjenjat e përjetuara gjatë eksperiencës së parë me ato që jemi duke përjetuar…dhe na bën të besojmë që këtë situatë jemi duke e jetuar për të dytën herë.

Anne Cleary në një libër[2] të botuar në dhjetorë të vitit 2009, sugjeroi një faktorë që qon në përvojën e Deja Vu-së. Ajo caktoi disa njerëz që të analizojnë një numër të vizatimeve. Më vonë, ajo ua shfaqi atyre disa vizatime të reja dhe i pyeti nëse i kanë parë këto vizatime më herët. Disa nga to kishin formë pothuajse të ngjajshme me ato vizatimet që kanë analizuar më herët, por ishin të ndryshme nga to. P.sh. gjatë fazës së parë njerëzit mund të kishin parë një rrugicë në mes të një gardhi dhe një ndërtesë. Më vonë ata mund të kenë parë një rrugicë në mes të një stacioni të trenave dhe një tren. Në këtë rast, njerëzit shpesh mendonin se skena e re ishte e njohur, dhe pjesëmarrësit shpesh kanë raportuar një ndjenjë të fortë se ata e kishin parë atë skenë.

Ne kemi kujtesë të mirë për objektet. Nëse ju shikoni një objekt të njohur në një mjedis të panjohur, ju do të miratoni se e keni parë atë objekt më parë.

Nëse jemi në një vend që ka disa objekte të panjohura, por të vendosura në një mënyrë të ngjajshme me atë që kemi parë më herët, ne do të mendojmë se e njohim atë vend edhe pse nuk kemi asnjë kujtim të veçantë për atë vend. Ose nëse ecim në një restaurant të ri, që ka konstruksionin e ngjajshëm me disa restaurante që ne kemi vizituar më herët, atëherë është e mundur të kemi një ndjenjë sikur ne kemi qenë më herët në atë vend. Në fund, megjithatë, përvoja e Deja Vu-së është vetëm një reagim ekstrem i sistemit që përdor kujtesën tuaj për të ju thënë se ju jeni në një situatë të njohur.

Supozimet e fizikanëve

Redakto

Një fizikan teorik, Dr.Michio Kaku, i njohur nga shumica e njerëzve për punën e tij si shkrimtar - shkencorë dhe sigurisht për teoritë e tij që shkojnë përtej kufijve të fizikës tradicionale - i cili ka propozuar një lidhje interesante midis fenomenit të Deja Vu-së dhe ekzistencës së universeve paralele.

Dr. Kaku ka qenë i angazhuar për vite në studimin e teorisë së fijës, sipas të cilit 'pëlhura-baza' e universit është e përbërë nga objekte një-dimensionale, si vargjet ose membranat vibruese, dhe ne përputhje me tensionin dhe frekuencën e vibrimit do të prodhohen grimcat elementare. Një nga pasojat e teorisë së fijes matematikore është se ne e dimë qe bota nuk është e plotë.

Përveç katër dimensioneve me të cilat ne jemi të njohur - hapësira dhe koha tre-dimensionale ka dhe gjashtë dimensione të tjera shtesë hapësinore, të cilat janë të pranishme në forma gjeometrike të padukshme në çdo pikë të vetme në univers. Këto dimensione ekstra mund të kenë mijëra forma të ndryshme të mundshme, ku secila teorikisht është korresponduese me një univers me ligjet e veta të fizikës, pra ajo që ne e quajmë universe paralele.

Sipas Dr. Kaku, fizika kuantike thotë se ekziston mundësia që Deja Vu është shkaktuar nga aftësitë tona për të kapercyer nga një univers në një tjetër! Për të thelluar teorinë e tij, Kaku përmend punën e prof.Steve Weinberg, fizikanti teorik i famshëm, fituesi i Çmimit Nobel, i cili mbështet idenë e multiverseve. Sipas Weinberg, një numër i pafund i realiteteve paralele koekzistojne me ne "në të njëjtën dhomë."

Universet Paralele[3]

Redakto

Keto jane si qindra mijera valë të radiove të ndryshme, të transmetuara të gjitha rreth nesh çdo ditë, nga stacionet e largëta. Në çdo kohë, zyra jonë, shtëpia jonë, ose makinat tona janë mbështjellë nga kjo rrjedhë e vazhdueshme e valëve të radios. Në qoftë se ne kemi mjetin e duhur, një radio te thjeshtë, ne kemi mundësi për të dëgjuar një frekuencë në një kohë, kjo është për shkak se të gjitha frekuencat nuk janë në fazë me njëra-tjetren.

Çdo stacion transmeton sinjalin e vet në një frekuencë të ndryshme, me një energji të ndryshme. Rezultati është se frekuencat e radiove mund të kapen vetëm në një kohë. Në mënyrë të ngjashme, edhe në universin tonë ne jemi të 'mbytur' me frekuenca që korrespondojne me realitetin fizik. Por ka një numër të pafund të realiteteve paralele që ekzistojnë rreth nesh, e "transferuar" në një frekuencë të ndryshme nga e jona dhe që ne nuk mund të jemi akorduar.

Ndërsa radio është sintonizuar për të kapur një frekuencë të caktuar te një radio stacioni në një kohë, universi ynë përbëhet nga "vibratorë" që lëkunden në një frekuencë të veçantë që shqisat tona mund ta përceptojnë. Gjithësitë paralele nuk janë "në fazë", dmth nuk lëkunden në të njëjtën frekuencë. Por kur ata janë "në fazë", është teorikisht e mundur që të "kërcejnë nga një univers në një tjetër univers".

Pra, edhe në qoftë se të pasigurt, ajo mund të jetë e mundur që kur ka një Deja Vu, ose një univers paralel vjen në ekzistencën tone,për një pjesë të kohës, duke na lejuar që ta zhbirojme, ose "marrësi jonë" për disa arsye te pamundur për tu përcaktuar, është në sintoni me frekuencën e duhur të universit tjetër paralel dhe na lejon neve një paraqitje te shkurtër të një realiteti paralel. Ndoshta përvoja jonë e Deja Vu-së është një dritare e hapur në një univers paralel.

Kërkimet Parapsikologjike

Redakto

Disa shkojnë aq larg sa japin shpjegime alternative shumë më ekzotike, ku ata e lidhin Deja Vu-në me atë të pushteteve të caktuara profetike, ose me kujtesën e një jete të kaluar.

Ian Stevenson dhe studiues të tjerë kanë shkruar disa libra[4] ku thuhet se disa raste të Deja Vu-së mund të shpjegohet në bazë të rimishërimit.

Vegza dhe referencat

Redakto
  1. ^ Taylor & Francis - The Déjà Vu Experience
  2. ^ Cleary, A. M., Ryals, A. J., & Nomi, J. N.- Psychonomic Bulletin & Review, 16, 1082-1088
  3. ^ Fred Alan Wolf - Parallel universes, the search for other worlds
  4. ^ Cases of the Reincarnation Type, Vol. I,II,III,IV: Ten Cases in India. University of Virginia Press