José Rodolfo Pires Ribeiro, njohur ndryshe si Dodô, është një futbollist profesionist brazilian i cili luan me klubin brazilian Santos si mbrojtës i majtë.

Dodô

Dodô duke luajtur me Corinthians në vitin 2010.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJosé Rodolfo Pires Ribeiro
Datëlindja6 shkurt 1992 (32 vjeç)
VendlindjaCampinas, Brazil
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)[1]
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Santos
Numri16
Karriera me të rinjtë
2007–2010Corinthians
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2012Corinthians4(0)
2011Bahia (Huazim)14(1)
2012–2014Roma30(0)
2014–2018Internazionale20(0)
2016–2018Sampdoria (huazim)24(0)
2018–2020Sampdoria0(0)
2018Santos (huazim)42(1)
2019Cruzeiro (huazim)22(0)
2021–2023Atlético Mineiro46(2)
2023–Santos18(0)
Karriera ndërkombëtare
2008–2009Brazili U–177(1)
2009–2012Brazili U–203(0)
2014–Brazili0(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 nëntor 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 7 nëntor 2014

Karriera me klube

Redakto

Vitet e hershme

Redakto

Në maj 2009, Dodô ishte i lidhur me një transferim te klubin anglez Manchester United i cili do të kryhej në shkurt 2010.[2]

Në dhjetor 2010, Dodô u bashkua me Bahian në formën e huazimit deri në fund të sezonit.[3]

Më 2 korrik 2012, Dodô u bashkua me klubin italian të Serie A, Roma.[4] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 28 tetor në humbjen 2–3 kundër Udineses.[5] Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe më pas u zëvëndësua me bashkkombasin e tij Marquinhos.[6] Ai e përfundoi sezonin e tij të parë me klubin kryeqytetas duke luajtur 11 ndeshje.

Dodô gjeti më shumë hapsira për të luajtur futboll gjatë sezonit 2013–14, për shkak se mbrojtësi i majtë italian Federico Balzaretti humbi shumicën e sezonit për shkak dëmtimesh. Ai e përfundoi sezonin 2013–14 me 20 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke ndihmuar Romën që t'a përfundonte kampionatin në vendin e dytë.

Internazionale

Redakto

Më 8 korrik 2014, Interi njoftoi transferimin e Dodôs në një huazim dy-vjeçar për 1.2 milion €.[7] Zikaltrit gjithashtu kishin të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit për 7.8 milion € pasi ai të luante ndeshjen e parë zyrtare me ekipin.[8]

Dodô debutoi zyrtarisht me klubin më 20 gusht në ndeshjen e parë raundit play-off të Ligës së Evropës kundër Stjarnan, duke shënuar një nga golat e suksesit 3–0 në transfertë.[9] Njëmbëdhjetë ditë më pas, ai debutoi në Serie A në pa barazimin pa gola kundër Torinos, duke luajtur 80 minuta si titullar.[10] Pas kësaj, Interi arriti një sukses 7–0 kundër SassuolosSan Siro, me Dodôn i cili ishte një nga më të mirë në fushë.[11][12]

Më 6 nëntor, ai shënoi në barazimin 1–1 kundër Saint-Étienne në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.[13]

Sampdoria

Redakto

Më 21 janar 2016, Dodô kreu vizitat mjeksore si lojtari i ri i Sampdorias,[14] duke u huazuar deri në përfundim të sezonit 2015–16.[15][16] Ai u aktivizua në 17 ndeshje në kampionat gjatë kësaj kohe, pa arritur të shënoj. Pas përfundimit të huazimit, Dodô u rikthye te Interi, megjithatë ai u aktivizua në vetëm dy ndeshje nga trajneri Mancini në fazën përgatitore,[17][18] si dhe u la jashtë turit në Shtetet e Bashkuara.[19] Më 17 gusht, ai u rikthye sërisht te Sampdoria në huazim me të drejtë blerje pas dy vitesh.[20]

Më 22 shkurt 2018, Dodô u rikthye në Brazil duke firmosur një kontratë një-vjeçare me Santos në formë huazimi.[21] Ai debutoi më 7 mars duke u aktivizuar si titullar në humbjen 2–1 në transfertë kundër GrêmiosCampeonato Paulista.

Në janar 2019, Dodô u huazua te Cruzeiro deri më 31 dhjetor 2019 në një transferim me detyrim blerje pas mbarimit të huazimit.[22] Megjithatë, në përfundim të huazimit klubi nuk e bleu përfundimisht kartonin e lojtarit për shkak të vështirësive financiare.[23]

Atlético Mineiro

Redakto

Kontrata e Dodôs me Sampdorian skadoi në dhjetor 2020, duke e bërë brazilianin një lojtar të lirë. Më 5 shkurt 2021, ai firmosi një kontratë tre-vjeçare me Atlético Mineiron.[24]

Santos

Redakto

Më 10 korrik 2023, Dodô u rikthye te Santosi duke nënshkruar një kontratë dy-vjeçare-e-gjysëm.[25]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Në tetor 2014, Dodô u thirr për herë të parë në kombëtaren braziliane për dy ndeshjet miqësore kundër Argjentinës dhe Japonisë.[26] Ai qëndroi si zëvëndësues në të dyja ndeshjet, pa mundur të debutoj.[27]

Statistikat e karrierës

Redakto

Redaktuar më 20 tetor 2014 [28][29]

Sezoni Klubi Liga Liga Kupa Tjetër Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Brazil Liga Copa do Brasil Liga e Shtetit Amerika e Jugut Total
2009 Corinthians Série A 4 0 0 0 0 0 4 0
2010 0 0 2 0 0 0 2 0
2011 Bahia 14 1 6 0 11 1 0 0 31 2
Itali Liga Coppa Italia Supercoppa Europa Total
2012–13 Roma Serie A 11 0 4 0 15 0
2013–14 19 0 1 0 20 0
2014–15 Inter 7 0 0 0 2 1 9 1
Total Brazil 18 1 6 0 13 1 0 0 37 2
Itali 37 0 5 0 0 0 2 1 44 1
Karriera në total 55 1 11 0 13 1 2 1 81 3
Brazil

Referime

Redakto
  1. ^ "Biografia, Notizie, Foto - AS Roma". asroma.it (në anglisht). A.S. Roma. 31 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2015. Marrë më 31 gusht 2014.
  2. ^ "Manchester United close in on Dodo signing". The Daily Telegraph (në anglisht). Marrë më 13 maj 2009.
  3. ^ "Bahia contrata mais dois jogadores do Corinthians". Atarde.com.br (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 17 dhjetor 2010.
  4. ^ "Corporate: José Rodolfo Pires Ribeiro (Dodô)". asroma.it (në italisht). A.S. Roma. 2 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  5. ^ "Serie A Round 9 Results: Udinese stage spectacular comeback against Roma, Fiorentina put nine-man Lazio to sword". Goal.com (në anglisht). 28 tetor 2012. Marrë më 7 nëntor 2014.
  6. ^ "Roma vs. Udinese 2–3". Soccerway (në anglisht). 28 tetor 2012. Marrë më 7 nëntor 2014.
  7. ^ "Merkato e Interit: Zyrtarizohet Dodo, pritet Medel" (në anglisht). Panorama Sport. 9 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2014. Marrë më 7 nëntor 2014.
  8. ^ "Corporate announcement of Dodo's transfer" (PDF). asroma.it (në anglisht). A.S. Roma. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 korrik 2014. Marrë më 8 korrik 2014.
  9. ^ "Interi bën "tris", e pret biletën që në Islandë". Panorama Sport. 20 gusht 2014. Marrë më 12 qershor 2024.
  10. ^ "Torino 0-0 Inter: Vidic sees red as Mazzarri's men are held" (në anglisht). Goal.com. 31 gusht 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  11. ^ "Inter sërish 7 gola Sasuolos". Sporti Shqiptar. 14 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
  12. ^ "Interi i frikshëm, pa mëshirë kundër Sasuolos". Panorama Sport. 16 shtator 2014. Marrë më 16 shtator 2014.
  13. ^ "Dodo nderon Interin, mbrojtja çalon ende" (në anglisht). Panorama Sport. 6 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 7 nëntor 2014.
  14. ^ "Dodo: 'Samp fans, see you soon'" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 21 janar 2016.
  15. ^ "UFFICIALE - Dodò va in prestito alla Sampdoria". fcinternews.it (në anglisht). Marrë më 22 janar 2016.
  16. ^ "Ufficiale: dall'Internazionale arriva il brasiliano Dodô" (në italisht). U.C. Sampdoria. 21 janar 2016. Marrë më 16 maj 2016.
  17. ^ "Inter 0–0 WSG Wattens". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 9 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2016. Marrë më 13 shtator 2016.
  18. ^ "Inter slip to CSKA Sofia loss". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 14 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2016. Marrë më 13 shtator 2016.
  19. ^ "Inter Summer Tour: 23 nerazzurri negli Stati Uniti". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 16 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2016. Marrë më 18 gusht 2016.
  20. ^ "Bentornato Dodô: dall'Inter arriva il difensore brasiliano" (në italisht). U.C. Sampdoria. 18 gusht 2016. Marrë më 18 gusht 2016.
  21. ^ "Dodô assina contrato com o Santos FC até o final de 2018" (në portugalisht). Santos FC. 22 shkurt 2018. Marrë më 22 shkurt 2018.
  22. ^ "Cruzeiro acerta com Dodô e cria concorrência de peso na lateral-esquerda" (në portugalisht). ESPN FC. 22 janar 2019.
  23. ^ "A volte ritornano". clubdoria46.it (në italisht). 10 janar 2020.
  24. ^ "Atlético-MG anuncia Dodô, e lateral esquerda é segundo setor reforçado para 2021" (në portugalisht). Globo Esporte. 5 shkurt 2021. Marrë më 5 shkurt 2021.
  25. ^ "Santos anuncia contratação do lateral-esquerdo Dodô" (në portugalishte braziliane). Grupo Globo. 10 korrik 2023. Marrë më 10 korrik 2023.
  26. ^ "Ecco tutti i Nerazzurri in Nazionale". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 6 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2014. Marrë më 7 tetor 2014.
  27. ^ "Argentina 0-2 Brazil" (në anglisht). BBC Sport. 10 tetor 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
  28. ^ "Dodô" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 tetor 2014.
  29. ^ "Dodô, José Rodolfo Pires Ribeiro" (në anglisht). BD Football. Marrë më 21 tetor 2014.

Lidhje të jashtme

Redakto