Të Epërmet e Francës (frëngjisht: Hauts-de-France ; Pikardisht: Heuts-d'Franche) është rajoni më verior i Francës i krijuar prej reformës territoriale të vitit 2014 me bashkimin e rajoneve Nord-Pas-de-Calais dhe Pikardi. Rajoni kufizohet me Belgjikën. Prefektura e saj ndodhet në Lille.

Epërmet e Francës
Location of Epërmet e Francës
Departamentet
Sipërfaqja
 • Gjithsej31.813 km2 (12,283 sq mi)
Popullsia
 (Janar 2020)
 • Gjithsej5.997.734
Faqja zyrtarehautsdefrance.fr

Hauts-de-France është rajoni i katërt me i populluar në Francë dhe i dyti për nga dendësia pas Ile-de-France.

Gjeografia

Redakto

Rajoni mbulon një sipërfaqe prej 31,813 km katrorë. Kufizohet me Belgjikën (Flandrën dhe Ualloninë) në veriperëndim, detin e Veriut në veri, Kanalin e La Manshit në perëndim si dhe me rajonin Grand Est në lindje-junglindje, Ile-de-France në jug dhe Normandinë në perëndim-jugperëndim. Me Mbretërinë e Bashkuar e ndan vetëm Kanali i La Manshit.

Departamentet

Redakto

Të Epërmet e Francës përbëhet prej pesë departamenteve: Aisne, Nord, Oise, Pas-de-Calais dhe Somme.

Qytetet më të rëndësishme

Redakto
  1. Lille/Lilë (227,2560; prefektura e rajonit; zona rrethuese ka popullsi rreth 1.5 milionë banorë)
  2. Amiens/ Amjens (133,448)
  3. Roubaix / Rubeks (94,713)
  4. Tourcoing / Turkang (91,923)
  5. Dunkirk (90,995)
  6. Calais / Kale (72,589)
  7. Villeneuve-d'Ascq / Vilask (62,308)
  8. Saint-Quentin / Shën Kentin (55,978)
  9. Beauvais / Bove (54,289)
  10. Valenciennes / Valencienë (42,691)

Ekonomia

Redakto

Produkti i Përgjithshëm Bruto (PBB) i rajonit ishte 161.7 bilionë euro në vitin 2018, duke përfaqësuar 6.9% të totalit francez. PBB për frymë i shkallëzuar për fuqinë blerëse ishte 24,200 euro ose 80% e mesatares së BE në të njëjtin vit. PBB për punëtor ishte 101% e mesatares së BE.

 
Harta e rajonit të ri me 5 departamentet të ngjyrosura sipas provincave historike deri në 1790.
  Picardie / Pikardia
  Ile de France / Ishulli i Francës
  Artois / Artua
  Flandre française / Flandra franceze
  Hainaut français / Hainati francez
  Cambraisis / Kambraizi
  Champagne / Shampanja
  Autres / Të tjera