Ezequiel Muñoz
Matías Ezequiel Muñoz (lindur më 8 tetor 1990) është një futbollist argjentinas i cili luan si qëndër–mbrojtës me klubin italian Sampdoria në Serie A në huazim nga Palermo. Pseudonimet e tij janë Il niño di Pergamino dhe El Chiquito.[1] Ai është cilësuar si një nga lojtarët më të mirë të ditëlindjes 1990 nga revista sportive Don Balon.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Ezequiel Matías Muñoz | ||
Datëlindja | 8 tetor 1990 (34 vjeç) | ||
Vendlindja | Pergamino, Argjentinë | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Qëndër–Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Leganés | ||
Numri | 19 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2004–2007 | Boca Juniors | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2008–2010 | Boca Juniors | 17 | (0) |
2010–2015 | Palermo | 131 | (5) |
2015 | → Sampdoria (huazim) | 4 | (0) |
2015–2017 | Genoa | 49 | (0) |
2017– | Leganés | 19 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2007 | Argjentina U17 | 0 | (0) |
2009 | Argjentina U20 | 0 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 8 mars 2014 (UTC) |
Ai ka në vëlla i cili pëlqen të luajë Ping Pong. Muñoz ka një pasaportë spanjolle.
Karriera me klube
RedaktoArgentinos Juniors
RedaktoNga mosha pesë vjeçare e deri në moshën dhjetë vjeçare, Muñoz ka luajtur me skuadrat e moshave të Argentinos Juniors, një skuadër e vogël në qytetin e tij.
Boca Juniors
RedaktoNë moshën 14 vjeçare, Muñoz u transferua te Boca Juniors, aty ai mori pseudonimin El Chiquito Muñoz. Ai luajti me skuadrën e parë që në moshën 17 vjeçare pasi në sezonin 2007–08, Muñoz luajti dy ndeshje në kampionatin argjentinas, ai gjithashtu luajti edhe një ndeshje në Copa Libertadores dhe tre në Copa Sudamericana.[2]
Ai bëri debutimin e tij të plotë me skuadrën e parë më 24 shtator 2008 në fitoren 4–0 kundër LDU Quito, kurse debutimin në ligë e bëri më 12 prill 2009 në humbjen 1–0 jashtë fushe kundër Estudiantes de la Plata.[3]
Me trajnerin e ri Alfio Basile, Muñoz u vendos në stolin e rezervave, kurse me ardhjen e Claudio Borghit, Muñoz e fitoi sërisht vendin e titullarit.[4]
Palermo
RedaktoMë 27 korrik 2010, argjencia argjentinase Dodici Corporation lajmëroi se Muñoz ishte transferuar te Palermo për 6 Milion $ (4.3 milion €).[5] Mbrojtësi i ri preferoi që të lërë skuadrën e tij ku u rrit sëbashku me Christian Cellay, Juan Insaurralde dhe Matías Caruzzo vetëm për tu transferua tek klubi italian. Blerja e tij u zyrtarizua më 4 gusht, ai firmosi një kontartë pesë vjeçare me pagë 700,000 € në sezon.
Ai bëri debutimin e tij me fanellën rosanero në ndeshjen play–off të Ligës së Europës kundër Mariborit, Palermo humbi ndeshjen me rezultatin 3–2.[6][7] Më 29 gusht, ai bëri debutimin e tij në Serie A në barazimin 0–0 kundër Kaljarit. Më 15 dhjetor, Muñoz bëri debutimin e tij me Palermon në ndeshjen e gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Europës kundër skuadrës zvicerane Lausanne-Sport: ai shënoi golin e fitores në transfertë në minutën e 86të. Më 29 maj 2011, në finalen e Kupës së Italisë, Muñoz shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 1–2 kundër Interit, në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1–3. Në fund të sezonit, Muñoz kishte luajtur 42 ndeshje në të gjitha kompedicionet dhe kishte shënuar dy gola.
Muñoz ishte titullarë në dy ndeshjet kualifikuese të raundit të tretë të Ligës së Europës kundër skuadrës zvicerane Thun. Pas blerjes së Matías Silvestres, pas rikthimit nga dëmtimi të Mauro Cettos, dhe pas mbërritjes së trajnerit të ri Devis Mangia i cili zëvëndësoi Stefano Piolin dhe vendosjes së Giulio Migliaccios në qëndër të mbrojtjes, Muñoz priti 10 dhjetorin për të luajtur ndeshjen e parë në ligë, ai luajti në humbjen 1–0 kundër Cesenës.
Me ardhjen në stol të trajnerit Bortolo Mutti, Muñoz i erdhi mundësi për të luajtur sërisht dhe e mbylli sezonin me 21 ndeshje të luajtura në të gjitha kompedicionet (19 kampionat dhe 2 në Ligën e Europës). Në këto 21 ndeshje, ai arriti të shënoj një gl në javën e 28të në barazimin kundër Lecces; ai e shënoi golin pas një gjuajtje me kokë e cila përfundoi në cepin e portës. Për shkak të dëmtimit të Eros Pisanos, Muñoz u detyrua të zhvendosej në të dhjathtë të mbrojtjes.
Sezoni 2012–13 nuk do të ishte i mirë për klubin siçilian, ata në javën e 37të ranë zyrtarisht nga kategoria pas humbjes 1–0 kundër Fiorentinës.
Për sezonin 2013–14, ai u emërua zëvëndës–kapiten mbrapa Edgar Barretos nga trajneri i ri Gennaro Gattuso. Një dëmtimi e mbajti atë jashtë fushave të lojës për ndeshjet e para të sezonit. Më 13 tetor 2013, Muñoz shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 1–0 kundër Pescarës; ai e shënoi golin në minutën e parë me kokë pas krosimit të Paulo Dybalas.[8] Më 14 dhjetor 2013, Muñoz shënoi dy gola për t'i dhënë fitoren skuadrës së tij me rezultatin 3–1 kundër Cittadellas, kjo ishte hera e parë që ai shënonte dy gola në një ndeshje. Ai i shënoi golat në minutën e 23të dhe 26të.[9]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoNë vitin 2009, ai u thirr nga trajneri i Argjentinës Diego Maradona për një ndeshje miqësore kundër Panamasë. në këtë ndeshje, Maradona kishte vendosur që të luanin vetëm lojtarët e ligës kombëtare argjentinase. Ai nuk arriti dot të bëjë debutimin e tij për shkak të një dëmtimi në këmbë.[10]
Statistikat e karrierës
RedaktoRedaktuar më 17 nëntor 2013
Performanca | Liga | Kupa | Kontinenti | Total | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Argjentinë | Ligë | Kupa | Kontinenti | Total | ||||||
2008–09 | Boca Juniors | Primera División | 2 | 0 | 0 | 0 | 5 | 0 | 7 | 0 |
2009–10 | 15 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 15 | 0 | ||
Total | Argjentina | 17 | 0 | 0 | 0 | 5 | 0 | 22 | 0 | |
Itali | Liga | Kupa | Kontinenti | Total | ||||||
2010–11 | Palermo | Serie A | 34 | 0 | 4 | 1 | 4 | 1 | 42 | 2 |
2011–12 | 19 | 1 | 0 | 0 | 2 | 0 | 21 | 1 | ||
2012–13 | 32 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 32 | 0 | ||
2013–14 | 17 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 17 | 3 | ||
Total | Itali | 107 | 4 | 4 | 1 | 6 | 1 | 112 | 6 | |
Karriera në total | 119 | 4 | 4 | 1 | 11 | 1 | 134 | 6 |
Referime
Redakto- ^ "Ezequiel Munoz à Palerme". L'Equipe. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2015. Marrë më 26 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Clausura '09 statistics". Fútbol Pasión. Marrë më 20 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ezequiel Muñoz se rompió los ligamentos cruzados". Infobae. 27 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2012. Marrë më 20 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Clausura '10 statistics". Fútbol Pasión. Marrë më 20 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "PRESO EZEQUIEL MUÑOZ". US Città di Palermo. 4 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2013. Marrë më 4 gusht 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Europa League round-up M-U". SKY Sports. 26 gusht 2010. Marrë më 26 gusht 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hernandez trascina il Palermo in Europa". La Repubblica. 26 gusht 2010. Marrë më 26 gusht 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Palermo 1–0 Pescara". transfermarket.co.uk. Marrë më 13 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Palermo 3–1 Cittadella". Soccerway.com. Marrë më 8 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ezequiel Muñoz sufrió una grave lesión". La Capital MdP. 28 prill 2009. Marrë më 20 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtëme
Redakto- Statistikat në Primera Argjentinase tek Fútbol XXI (Spanjisht)
- Profile tek Uebsajti zyrtar i Boca Juniors
- Profili Arkivuar 31 mars 2014 tek Wayback Machine tek Goal.com
- Ezequiel Muñoz tek ESPN.com
- Ezequiel Muñoz transfermarkt.co.uk