Fudbalski klub Trepča (serbisht: Фудбалски клуб Трепча) i njohur zakonisht si Trepça (Трепча Trepča), është një klub futbolli serb me seli në Mitrovicën e Veriut, në Veri të Kosovës.[1][2] Pavarësisht se ndodhet në Kosovë, klubi luan në sistemin e ligës serbe të futbollit, aktualisht në Ligën e katërt Shumadijë-Rashkë. KF Trepça dhe FK Trepča e shohin veten si pasardhësit e klubit jugosllav Trepça, mirëpo KF Trepça është pjesë e FFK-së dhe për këtë arsye titujt e fituar në Jugosllavi i takojnë KF Trepçës.[3] FK Trepça konsiderohet po ashtu si një klub ilegal për shkak se emri Trepçë i takon vetëm KF Trepçes.[4]

Në vitin 1989, lojtarët shqiptarë u detyruan të largohen nga klubi me emrin Trepça nga regjimi serb kështu që garonin dy klube te reja, një Trepçë shqiptare dhe një Trepçë serbe.[5] Klubi shqiptar vazhdoi garat në Superligën e Kosovës me emrin KF Trepça kështu që në qytet kishte dy klube me pothuajse të njëjtin emër. Në vitin 2010, FK Trepça serbe u bashkua me klubin lokal serb FK Partizan Kosovska Mitrovica dhe u integrua me të.

Klubi u emërua sipas ish-minierave të Trepçës, të cilat ndodhen në veri-lindje të Mitrovicës së Kosovës.

Historia

Redakto

Në vitin 1989, Trepça u nda në dy klube të cilat e shohin veten si pasardhëse të Trepçes jugosllave.[5]

Në sezonin 2001–2002, ata përfunduan në fund të Ligës Serbe Morava dhe ranë nga liga.[6] Në sezonin 2003–2004, ata luajtën në 1/16 finalet e Kupës së Serbisë dhe Malit të Zi.[7] Në sezonin 2004–2005, FK Trepça luante në nivelin e katërt serb, zona Šumadijska dhe përfundoi në vendin e 15-të. Ndeshjet i kanë luajtur në Zubin Potok.[8] Në sezonin 2006–2007, ata luajtën përsëri në zonën e Šumadija duke përfunduar në vendin e 10-të. [9]

FK Trepça arriti në raundin paraeliminar të Kupës së Serbisë 2011–2012. Ata e luajtën pas fitores në grupin kualifikues të Kosovës dhe Metohisë.[10]

Në prill 2013, Trepça mori pjesë në një ndeshje miqësore kundër klubit të nivelit të lartë serb Partizan në Beograd, i cili simbolizonte solidaritetin me serbët nga Kosova, të cilin Trepça e humbi ngushtë me rezultatin 2–3. [1] Të dy golat për Trepçën i shënoi Perica Iliq. Një vit më vonë, ata luajtën gjithashtu një ndeshje miqësore me të njëjtin karakter kundër klubit tjetër të lartë serb Red Star Beograd, të cilin e humbën me rezultat 0–3.

Stadiumi

Redakto

Nga viti 1990 e deri më sot, klubi nuk ka stadium të vetin.

Pas luftës në vitin 1999, qyteti u nda në një pjesë jugore me pothuajse ekskluzivisht shqiptarë të Kosovës dhe një pjesë veriore me popullsi joshqiptare ose kryesisht serbe.

Stadiumi Trepça ndodhet në pjesën jugore të qytetit, kështu që FK Trepça nuk ka mundësi t'i luajë ndeshjet e saj në shtëpi në stadiumin e tyre vendas. [11] Aktualisht, vetëm skuadrat shqiptare luajnë në stadiumin e Trepçës. Stadiumi i Trepçës tani quhet Olympik Stadiumi Adem Jashari, sipas Adem Jasharit, ish-udhëheqës i organizatës ushtarake shqiptare UÇK. Për shkak të situatës aktuale të vështirë politike, FK Trepça i luan ndeshjet e saj në shtëpi afër Zveçanit, në stadiumin Zveçan 3.500 vendësh.

Ngjyrat e klubit

Redakto

Ngjyrat e klubit janë jeshilja dhe e zeza, të cilat janë përfshirë edhe në stemën e qytetit, si dhe kanë qenë ngjyrat para bashkimit dhe integrimit të Partizanit të Mitrovicës. Ngjyra e klubit të Partizanit të Beogradit i përkiste edhe kuqeblu. Kështu, fanellat si mysafirePartizanit të Mitrovicës, të veshura me këto ngjyra ishin ngjyrat kryesore të flamurit serb. Kështu ishte edhe te Partizani i Beogradit.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Kurir:PROVUKLI SE: Šćepović sprečio bruku protiv Trepče (serbian) Arkivuar 20 maj 2013 tek Wayback Machine
  2. ^ Serbian Broadcasting Corporation:Ko želi da postane sudija u Premijer ligi? – (serbian)
  3. ^ "A brief history of Kosovo football". FFK (në anglisht). Marrë më 18 prill 2024.
  4. ^ Arsim Maxhera (17 korrik 2020). "Trepça ilegale humb miqësoren me Partizanin e Beogradit". Koha Ditore. Marrë më 19 prill 2024.
  5. ^ a b "Platzverweis". Die Zeit (në gjermanisht). 16 prill 2017. Marrë më 18 prill 2024.
  6. ^ Yugoslavia 2001/02 at RSSSF]]
  7. ^ Serbia and Montenegro 2003/04 at RSSSF]]
  8. ^ 2004/05 season in Serbia and Montenegro at RSSSF]]
  9. ^ Serbia (fourth level) 2006/07 Arkivuar 29 maj 2015 tek Wayback Machine at RSSSF]]
  10. ^ Serbia 2011/12 at RSSSF]]
  11. ^ B92:Srbi s Kosova razočarani u FSS (serbian)